Lugina e Presheves

qero

Primus registratum
Lugina e Presheves

UDHËKRYQI I LUGINËS SË PRESHEVËS: ROBËRI APO VETËVENDOSJE?, shkruar nga Mona Agrigoroaiei

Lugina e Preshevës (Kosova Lindore) është territor i shkëputur nga trungu i Kosovës historike, kur Tito, pas uzurpimit të Konferencës së Bujanit (1944) e ndau dhe ia aneksoi Serbisë.
Më 1992, populli shqiptar i këtyre anëve shpalli Kosovën Lindore si autonome, me të drejtë bashkimi me Kosovën.
Zhvillimet në Kosovë dhe lufta çlirimtare e së lavdishmes Ushtri Çlirimtare të Kosovës, frymëzoi vullnetin dhe dëshirën për liri edhe te shqiptarët të robëruar nga Kosova Lindore, aty ku liria nuk arriti pas vendosjes së UNMIK-ut dhe KFOR-it.
Lufta e UÇPMB-së filloi me qëllim që njëherë e përgjithmonë të çlirohen këto troje nga okupatori fashist serb, nga masakrat, dhunimet, persekutimet njëshekullore të kësaj treve. Mirëpo fatkeqësisht lufta u tradhtua, dhe si rezultat i i shkeljes së gjakut të dëshmorëve që nxori kjo luftë e lavdishme, shqiptarët e pësuan të njëjtin fat të zi, edhe pas luftës, me inkuadrimin e disave në aparatin shtetëror serb, në administratën shtetërore serbe, në polici në gjykatat etj etj. Një taktikë e tillë në metodologjinë politike quhet tokenizëm (token “angl. = shenjë): të vendoset një numër simbolik individësh në institucione, në poste kyçe për të krijuar përshtypjen se "po respektohen të drejtat e një komuniteti të tërë dhe duke dhënë një pasqyrë bashkësisë ndërkombëtare për këtë përshtypje "moderne" e de fakto po veprohet e kundërta. d.m.th. pjesa dërrmuese të komunitetit është e shfrytëzuar dhe nën represion.
Sa "e urtë" ishte zgjedhja e dorëzimit të armëve të luftëtarëve të UÇPMB-së për hir të premtimeve (shumë prej tyre boshe) të udhëheqjes serbe të Beogradit, shihet tani pas pesë vitesh!
Situata e shqiptarëve nga Kosova Lindore jo vetëm që nuk u përmirësua, por u keqësua dukshëm. Liria ende është një shpresë, në kushtet e rikthimit të sundimit serb. Ushtria serbe ka ndërtuar një bazë të madhe në Luginë dhe ka mbi 30 baza përreth kufirit me Kosovën. Kjo sjell pasiguri, shqetësim në mes të popullsisë shqiptare, në kohën kur pushteti beogradas dëshiron të tregojë se aty është zot. Policët serbë kanë vrarë fëmijë, luftëtarë të ushtrive çlirimtare janë arrestuar. Ende ka shqiptarë që si pasoje e kësaj situate nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, nga ku u larguan në kohën e luftës. Flamuri shqiptar nuk mund të valojë lirshëm në Kosovën Lindore, ku mund të jenë ndërtuar dy rrugë e katër shkolla, për të krijuar përshtypje nga ana e pushtetit serb se "ka preokupim" zhvillimin ekonomiko-shoqëror të kësaj treve shqiptare.
Këtë kaos të përgjithshëm e plotëson përçarja në mes të partive politike shqiptare. Taktika e "divide et impera", shumë mirë e nxitur nga Beogradi, bën që në këto tre komuna të jenë mbi pesë parti politike që hahen mes tyre. Problemi nuk është se "hahen" e do të kenë rëndim stomaku, por se shkapërderdhjen e fuqive dhe potencialeve shqiptare e shfrytëzon me shumë qejf Serbia. Nuk ka interes të ekzistojë një zë unik shqiptar, por të humbet koha me projekte, plane e ligjërata të "ëmbla" për "multietnicitet" e "për respektimin e të drejtave të minoriteteve, në kuadrin e një fare Trupi Koordinues, por edhe pa të.
Mungesa e përgjegjësisë e shumë politikanëve që duan t’i kthejnë borxhet Beogradit ka krijuar premisat e humbjes së trenit për zgjidhjen e statusit konkret të Luginës së Preshevës në përputhshmëri me aspiratat dhe vullneti i popullit.
Modeli i tanishëm i parapëlqyer nga Serbia e qarqet sllavofile kudo, është që, nëpërmjet procesit të "decentralizimit" të krijohet një entitet serb brenda Kosovës. Ky entitet, një "Repubikë Srpska" brenda Kosovës, e realizuar me anë të lidhshmërisë "horizontale" e "vertikale" të "komunave me shumicë serbe" (mes njëra tjetrës e me Beogradin), është hapi i fundit i strategjisë politike ofensive të Serbisë për sundim të Kosovës.
Për Luginën e Preshevës ka gjithashtu pasoja negative të mëdha, sepse "decentralizimi" do të shkëpuste plotësisht territorin e Kosovës Lindore nga lidhshmëria territoriale me Kosovën. Popullata shqiptare do të asimilohej plotësisht gjatë viteve, fillimisht duke mbajtur etiketën e re të të ashtuquajturit "multietnicitet" (hibridizim serb-shqiptar).
Në këtë kontekst duhet tërhequr një sinjal alarmi. Nga Kosova nuk ka apo ka shumë pak ndihmë për Luginën e Preshevës. Politikanët e atjeshëm shqiptarë mezi ishin në gjendje të mos bëjnë lëshime kapitale në takimin e parë me përfaqësuesit e Beogradit, jo të përfaqësojnë interesat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës!! I vetmi politikan "kosovar" që u mundua, ishte Veton Surroi, por qëndrimi i tij nuk qe për të lavdëruar, nga momenti që, si ambasador i vetëshpallur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës deklaroi se popullata shqiptare duhet të ketë të njëjtat të drejta sa serbët e Kosovës.
Ky barazim nuk është një zgjidhje. Popullata shqiptare në Kosovën Lindore është autoktone dhe e pushtuar nga Serbia. Të pranosh përkufizimin e statusit të shqiptarëve në nivelin e minoritetit duke bërë këtë barazim është një pranim i sundimit të Beogradit në këto troje.
Pra, shqiptarët nga Kosova Lindore duhet të përfaqësojnë vetveten dhe të ngrenë fort zërin duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje: A pranojnë të jetojnë më tutje në pushtim dhe kolonizim apo do të kërkojnë të drejtat e tyre të vetëvendosjes dhe dekolonizimit?
Frika më e madhe e Beogradit është që subjektet politike kudo në trojet shqiptare të mos shikojnë në mënyrë te ndarë problemet në oborrin e vet, por të vazhdojnë të trajtohen vetveten si minoritete. Ashtu që, aq me shumë kur dihet shumë mirë se marrëveshja e Konçulit s'po respektohet hiç dhe Beogradi ka dhënë shumë shenja se as nuk dëshiron ta respektojë në mënyrë që të lëviz theksi nga kjo pozite kufizuese, deri në një mbrojtje më koherente të interesit kombëtar shqiptar: hedhja poshtë e pretendimeve se në negociatat Prishtine-Beograd, po mbrohet dikush nga "Grupi Negociator" interesat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës (sepse as interesat e Kosovës nuk po i mbrojnë!), stimulimi i kërkesave të qarta mbarëpopullore për vetëvendosje, por edhe hulumtimi e problematizimi i problemit të Toplicës.
Shqiptarët e atjeshëm duhet të kuptojnë se PRIMARE, MBI TË GJITHA, DUHET TË JETË BASHKIMI KOMBËTAR. Duhet të ringritjen zërin e arsyes: se zgjidhje tjetër përpos që popullit t’i njihet e drejta e VETËVENDOSJES Kjo dëshmohet me fakte, se çdo zgjidhje tjetër është si rezultat i robërisë së re se shqiptarëve te atjeshëm dhe trojeve të tjera shqiptare.
E drejta e vetëvendosjes është një e drejtë e patjetërsueshme e të gjithë kombeve dhe popujve të robëruar. Shqiptarët nga Lugina e Preshevës (si edhe të trevave tjera) janë pjesë e kombit që kanë mbetur pre pushtimit dhe kolonizimit serb e sllavomaqedonas, me rastin e agresionit ushtarak të Beogradit kundër popullit shqiptar, më 1913. Prandaj, për këtë arsye, duhet të çlirohen nga zgjedha serbe e të ribashkohen me Kosovën, që të mos pësojnë fatin e vëllezërve të tyre të vrarë, të masakruar, të dëbuar nga zona e Toplicës, Nishit, Vranjës, Leshkovcit, Kushumlisë etj. Zgjidhje tjetër nuk ka për Luginën e Preshevës, përveç referendumit mbarëpopullor në frymën e respektimit të së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar për çlirimin e ribashkimin e Shqipërisë.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Lugina e Presheves

Granina, te lutem perpiqu t'í ngresh problemet me qarte e me shkurt(pasi nuk mendoj se antaret kane durimin te lexojne artikujt te shkeputur nga media e perditshme). Je i/e ftuar te thuash dhe opinionin tend duke i dhene keshtu nje drejtim temes!

Per artikuj te tille ekziston nje rubrike: Duke shfletuar shtypin e lire, dhe nuk dua ta zhvendosim ate rubrike ketu!
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Lugina e Presheves

i gjat shkrimi ...

mesa di une presheva eshte territor i serbis,
pjesa me e madhe e popullesise eshte shqiptare...

problemi qendron tek: ça do behet me kete popullsi kur serbia te kerkoj teritorin e saja ??? ku do vene ???
nga ana tjeter per serbet ata jane shqiptar, ndersa kur pyt kosovaret thone se preshevaret sjan kosovar ....
si i behet ???
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Lugina e Presheves

ne kte Lugin u bon luftime mes Shqiptareve dhe forcave Serbe mbas luftes me Kosoven ne 1999 e ashtequajtura UCP

kjo esht ne pjesen lindore te kufirit Kosovar ne teritorin Serb e jan te gjith Shqiptar anej

kto klyshat e kur*ave qe po bojn bisedime per statusin e Kosoves kte te kerkojn te bashkohet me Kosoven po jo te shkojn e degjenerohen me rrethin e Mitrovices ku jetojn mbi 45.000 Serb... qe kurr ska per te ndodh

ska me ka lind per te vujt ky Komb... e mir ti bohet po he
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Lugina e Presheves

mitrovica o pune tjeter, se qyteti eshte i ndare ne dysh, pjesa kosovareve dhe pjesa serbeve...eshte me pak e komplikuar se sa presheva per mendimin tim.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Lugina e Presheves

spo flas per Mitrovicen qytet... por rrethi i Mitrovices

ku mesa di un popullata esht pothuajse totale Serbe deri ne Kufirin me Serbin

esht e gjitha e komplikuar aty...
 

qero

Primus registratum
Re: Lugina e Presheves

Eshte e vertet Regele se ky shkrim eshte per rubriken qe ju e permendni por eshte aktualiteti qe me ka cyt qe kete shkrim ta paraqes ketu ngase me eshte dukur interesant per diskutime eventuale kurse sa i perket ate se qfar mendon notorious eshte e vertet e hidhur se ne veri te Kosoves eshte situat e komplikuar por jo edhe e pazgjidhshme ngase ajo nuk ka qen e populluar me serb sikur qe eshte tash ngase kriminel nga e gjithe kosova serb dhe nacionalitette tjera jan zhvendosur atje dhe tash deshiroj te ndajn ate pjese te kosoves ne dobi te serbis gje qe nuk do ta lejojme te ndodhe ngase ende ka djem dhe goca SHQIPERIA.

ju falem nderit per mirkuptim REGELE
 

ados

Primus registratum
Re: Lugina e Presheves

Besoj se roli i shqiptareve qe jetojne atje do marri nje rendesie te vecante mbas zgjidhjes se statusit te Kosoves..Mund te kete nje fare ndryshimi ne harte. Si per shembull, serbet mund te marrin veriun ( kupto Mitrovicen ) dhe jugu i serbise ti kaloje kosoves..
 
Top