Lufta kundra korrupsionit

TheWanderer

Primus registratum
Lufta kundra korrupsionit

Ja se cfare duhet te luftoje qeveria dhe institucionet e drejtesise ne Shqiperi. Deklarat jashte realitetit, vetem na bejne qesharake ne syte e botes.


"Transparency International": Shëndetësia, sektori më i korruptuar

Raporti për Korrupsionin/ Shqipëria në vend të tretë, pas Kamboxhias dhe Kamerunit

Shqipëria mban vendin e tretë si vendi më i korruptuar në botë. Sipas raportit vjetor të "Transparency International", sektorët që nxijnë faqen e Shqipërisë në të gjithë botën për dhënien e ryshfeteve dhe nivelin e lartë të korrupsionit janë shëndetësia, drejtësia dhe policia. Bluzat e bardha kryesojnë klasifikimin, të pasuara nga sektori i drejtësisë, që renditet në vendin e dytë dhe në vendin e tretë nga policia. Shqiptarët kanë dhënë më shumë ryshfet këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar, duke u renditur në vendin e 3-të pas Kamboxhias dhe Kamerunit. Në vitin 2007, 71% e shqiptarëve pohojnë se kanë dhënë ryshfet të paktën një herë gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa në 2006-ën vetëm 66% e shqiptarëve ishin shprehur në këtë mënyrë. Duhet theksuar se mbas Shqipërisë, për nivel të lartë të ryshfetit renditet edhe Kosova në vendin e 4-ët me 67% dhe më pas përsëri një vend fqinj si ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë me 44%. Përballë këtyre rezultateve duket qartë se shteti shqiptar ndodhet i dobët për të luftuar këtë fenomen, i cili rendit frikshëm Shqipërinë në vendin e tretë mes 60 shteteve të së gjithë botës.

Institucionet më të korruptuara

Shëndetësia renditet e para si sektori më i korruptuar në Shqipëri, e vlerësuar me notën 4.2. Drejtësia mban vendin e dytë për nivelin e lartë të korrupsionit me notën 3.8, ndërsa policia renditet e treta, e vlerësuar me notën 3.7. Edhe këtë vit, ashtu si një vit më parë, raporti vjetor i TIA-s rendit ndër tre sektorët më të korruptuar shëndetësinë, drejtësinë dhe policinë.

Korrupsioni në shëndetësi dhe shërbimet për qytetarët janë cilësuar në raport si një mohim i shërbimeve jetike, cenim i mirëqenies dhe standardeve minimale të jetesës. Ndërsa korrupsioni në drejtësi dhe polici ka të bëjë me të drejta të mohuara, cenim i sigurisë dhe mbrojtjes që garanton ligji. Niveli i lartë i korrupsionit në këta sektorë minon legjitimitetin e qeverisë. Shërbimet e gjendjes civile, shërbimet e telefonisë, energjisë elektrike dhe Tatim Taksat janë cilësuar në raport, me nivel të lartë korrupsioni. Edhe partitë politike janë përfshirë në "listën e zezë" të "Transparency International" për korrupsionin në Shqipëri. Niveli i korrupsionit për partitë politike është vlerësuar me notën 3.3. Çudia e vënë re në raportin e këtij viti për dhënien e ryshfeteve është përfshirja e organizatave fetare. "Transparency International" vlerëson organizatat fetare me notën 2.2 në tabelën e korrupsionit të ndarë sipas sektorëve.

Niveli i ryshfetit

Drejtoresha Ekzekutive e "Transparency International" në Shqipëri, Mirjana Papa, është shprehur se qeveria ka dështuar në ndalimin e korrupsionit masiv, veçanërisht në shërbimet publike. "Kjo tregohet me rritjen e mitëdhënies nga ana e qytetarëve. Pamundësia për të ushqyer zyrtarët apo personat me pushtet u kthehet qytetarëve në të drejta dhe shërbime publike të mohuara", tha Papa. Ndër vendet me nivelin më të lartë të dhënies së ryshfetit përmendet Shqipëria së bashku me 2 vendet fqinje, Kosova dhe Maqedonia, së bashku me disa vende të Afrikës si Kamboxhia dhe Kameruni.

Kostoja e Korrupsionit

Ndonëse shëndetësia është cilësuar në raport si sektori më i

korruptuar, ai që rëndon më shumë xhepat e qytetarëve është pikërisht gjyqësori. Raporti evidenton se bluzat e bardha marrin ryshfete në masë, por ata që marrin ryshfete të majme janë punonjësit e gjyqësorit. Kostoja e korrupsionit në sistemin e drejtësisë është disa fish më e lartë se në shëndetësi, polici, taksa tatime apo sektorë të tjerë. Sistemi gjyqësor është gjithashtu në krye të renditjes për nxitjen e korrupsionit. Nga drejtësia vjen kërkesa më e lartë për të dhënë ryshfet. Sipas raportit, 4 nga 10 qytetarëve u kërkohet të japin ryshfet në gjykatë për të zgjidhur një çështje apo fituar një të drejtë. Ndërkohë që në sektorë si shëndetësia, ndonëse kërkesa për ryshfet është e ulët, niveli i dhënies së ryshfetit është disa fish më e lartë. Rreth 2/3 e qytetarëve japin ryshfet në institucionet e shërbimit shëndetësor. Ndonëse nuk është specifikuar shumë në raport, në tabelën ku përllogaritet kostoja e korrupsionit sektori i arsimit dhe edukimit spikat në nivele të larta. Ndërsa në vendin e parë për koston e korrupsionit qëndronte gjyqësori dhe sistemi ligjor, sektori i edukimit mban vendin e tretë për marrjen e ryshfeteve të majmë që rëndon xhepat e qytetarëve.

Nga sondazhi i TIA-s rezulton se vetëm 55% e shqiptarëve mendojnë prerë se gjatë viteve të ardhshme, dhënia e ryshfeteve në Shqipëri, do të jetë në të njëjtat nivele. 10 për qind mendojnë se korrupsioni do të pësojë rritje, vetëm 20% mendojnë të kundërtën dhe 15% japin një përgjigje neutrale për nivelin e ndryshimit të dhënieve të ryshfeteve në Shqipëri.
 

MLK

Primus registratum
Re: Lufta kundra korrupsionit

Mendoj se ne 2 vjet e gjysem qeverisje, Berisha jo vetem qe ka deshtuar plotesisht ne te gjitha premtimet e tij, por ne te njeten kohe ka degraduar rende kompanine me te madhe e rendesishme ne vend, KESH-in.
Ajo eshte zhytur ne borxhe te papara dhe po zhyt me veten pjesen me te madhe te ekonomise shqiptare.
Berisha duhet te demisionoje sa me pare, ose PD-ja te gjeje kurajon ta largoje nga kryetar i qeverise, perndryshe i bije qe gjithe PD-ja te mbaje te njeten pergjegjesi.
Nuk duhet pritur 50 vjet per te shkarkuar nga puna pergjegjesin kryesor, pasi sot ne Shqiperi kemi me pak drita e me shume borxhe se dje, sot kemi nje projekt prej 650-950 milion eurosh me tender pa studim, sot kemi nje Shqiperi qe nuk ka karta identiteti, sot kemi nje Shqiperi me pak atraktive per investitoret, kemi nje Shqiperi qe renditet e treta per korrupsion ne bote ne nje kohe qe shefi i qeverise deklaron hapur se vendi i tij eshte ber teper atraktiv perinvestitoret e huaj!
Per mendimin dim, nese ka akoma militante te vertete demokrate ne Shqiperi, u ka ardhur dita te ngrihen kundra Berishes, pasi jo vetem çoi PD por dhe Shqiperine drejt katastrofes.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Lufta kundra korrupsionit

MLK,

Berisha punon per serbin dhe ndoshta vdes para kohe sic beri Rugova.
 

bob

Primus registratum
Re: Lufta kundra korrupsionit

CA KOMUNISTASH!

MERRRENI PAK ME SHTRUAR KET BISEDE.
MOS PUNONI PER TOP KANALIN JU???????????????
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Lufta kundra korrupsionit

lol jojo punojne per edvinin edhe per mafian e kafes, ahahaah top-kanali ahahaahaaha

ti bene bam qe je nga selia blu

Korrupsioni ekziston dhe gjithmone do ekzistoj ne ballkan dhe sidomos ne shqiperi ku tashme eshte bere tradite, sa te kete kerkes do kete dhe oferte, dmth njerez qe pranojne ti marrin, cdo shqiptar sot jep qellimisht duke menduar se keshtu mbaron pune, korrupsion nuk kane vetem vendet qe nuk e kane hasur asnjehere ate si norvegja, suedi, island etj

Ka ndonje vend qe kishte shume korrupsion ne bote dhe tashme e ka ulur??? une smbaj mende ndonje, mbase ne dele sala e fusim dhe ne rekordin gines

Sa per korrupsion jo ne pergjithesi por ne qeveri eshte ekzistent si gjithmone ne cdo qeveri te botes mbase ne nivele te ndryshme nuk ka pse te marrim dy kulmet e prera me thike i mire ose i keq, gjithmone jane disa njerez qe korruptohen dhe qe punojne per qeverine me forma te ndryshme ndaj eshte shume naive te thuash se jane te implikuar direkt ministrat por indirekt me ane te personave qe e bejne si profesion kete pune, prandaj ju blu boys mos beni sikur keni lindur sot dhe jeni te pafajshem dhe fajtoree jane mafiozet e kafes, ahahaha sa e lart kjo mafia e kafes, ahahahaha
 

Q-day

Primus registratum
Re: Lufta kundra korrupsionit

Pashe me habi qe mesazhi im ishte heur, per fjalor te papershtatshem. arsyeja eshte absurde e tregon mungese pjekurie. nje levize e ngjashme me kohe ne itali po gjen perkrahje te madhe e eshte bere tejet popullore, e pikerisht ketu qe eshte forum bllokohet....asgje qe mund te ndale bindjen time qe duhet bere nje q-day, edhe per JU....
 

dimir

Forumium praecox
Re: Lufta kundra korrupsionit

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">"Transparency International": Shëndetësia, sektori më i korruptuar
</div></div>
Kjo eshte e natyrshme pasi PDK e zotit Nodka nuk i ka shanset te jete me ne qeveri. Pra ata e kane kuptuar se Zogu te vjen nje here ne dore dhe eshte shume normale qe do ta rrjepin deri ne puplen e fundit.
Pra po te vini re se si PDK doli ne mbrojtje te atyre qe u arrestuan per korrupsion qe ishin anetare te kesaj partie eshte mjaft e qarte per te kuptuar se cfare roli ka kjo parti ne kete qeveri.
I kane arrestu se jane te PDK, ata te shkretet vetem pak milion kishin vjedhur.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Lufta kundra korrupsionit

Pra ata e kane kuptuar se Zogu te vjen nje here ne dore dhe eshte shume normale qe do ta rrjepin deri ne puplen e fundit.

korrupsioni nuk lindi me ardhjen e ndokes be qeveri apo ne ministri te ishte kaq e thjesht

kjo dimir duhet te ishte postu te TIFOZET!
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Lufta kundra korrupsionit

Berisha dhe Basha pa imunitet amerikan

Mentor Kikia

Qeveria, dhe personalisht Kryeministri Sali Berisha, po bën të gjitha përpjekjet për të unifikuar akuzat e opozitës dhe, madje edhe hetimin mbi procedurat e tenderit për një segment të rrugës Durrës-Kukës, me sulmet mbi vetë rrugën. Ai nuk lë vend pa përmendur se ajo është një vepër shumë e rëndësishme, që është arteria e kombit, një vepër jetike për zhvillimin e kombit etj. Në fakt, ato që Kryeministri thotë mbi rëndësinë e këtij korridori rrugor janë plotësisht të vërteta. Ajo rrugë është jo vetëm arteria, por edhe shtylla kurrizore (megjithëse me disa vertebra të thyera në segmentin e "vdekjes" Fushë-Krujë - Milot) e që do të lidhë Shqipërinë me shtetin e ri kosovar, që do t‘i japë frymëmarrje lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, e do të afrojë tregjet e 7 milionë shqiptarëve në Ballkan.

Nuk mund të ketë shqiptar që të mendojë se ndërtimi i kësaj rruge është një gabim, ndaj nuk ia vlen të zgjatemi më me përkufizime mbi rëndësinë e saj. Por hetimi i tenderit për një pjesë të kësaj rruge është një gjë krejt tjetër nga vetë rruga. Madje, tashmë ai është një çështje që nuk mund të mbyllet, ndërsa deklaratat e Kryeministrit mbi sulmet ndaj rrugës janë bërë më shumë se bajate. Ajo që duhet të bëjë qeveria tani është të bashkëpunojë për hetimin dhe të sigurojë firmën ndërtuese që procesi nuk drejtohet kundër asaj. Dhe se firma duhet të vazhdojë punën, edhe me tri turne, për ta bashkuar Shqipërinë me Kosovën sa më parë.

Deri pak ditë para votimit në Parlament për heqjen e imunitetit të deputetit Lulzim Basha, Berisha i kishte dhënë një tjetër drejtim avokatisë përballë hetimit, që kishte hapur prokuroria dhe akuzave të opozitës. Do të na mbetet gjatë në kujtesë deklarata, ose më saktë ngërdheshja e tij përballë deputetëve që kërkonin hapjen e rrugës për hetimet e tenderit të segmentit Rrëshen-Kalimash. "Nuk keni brirë ju t‘i dilni përballë kësaj çështjeje. Mos u merrni me këtë punë se... nuk mund të mateni ju me ‘Bectel‘-in. Jeni të vegjël ju përballë saj, sepse ajo është ‘Bectel‘, ajo është Amerika...".

Në mënyrë të pashembullt dhe të paskrupullt, Kryeministri i një vendi po përdorte emrin e një vendi tjetër për të mos lejuar prokurorinë e vendit të tij të ushtronte funksionet e ligjshme. Në mënyrë të habitshme, Kryeministri ynë nuk tha se tenderi nuk kishte shkelje, por nxori para deputetëve emrin e Shteteve të Bashkuara. Duke ditur që "Bectel" është një shoqëri në bashkëpronësi të zëvendëspresidentit amerikan, Kryeministri ynë deklaroi triumfues se "ju s‘keni ç‘i bëni ‘Bectel‘-it". Në fakt, askush nuk e kishte me "Bectel"-in, por me mënyrën e zhvillimit të tenderit që fitoi "Bectel". Berisha po përdorte kështu emrin "Bectel" apo emrin e Shteteve të Bashkuara për të mos lejuar hetimin e procedurave të tenderit. Berisha mendonte se në këtë mënyrë, ai u mbyllte gojën opozitës dhe hetimeve, e bashkë me to, rriste aksionet e tij politike në Uashington.

Por Berisha duket se i kishte bërë vetëm llogaritë, pasi në Uashington, shoqëritë, qofshin edhe të zëvendëspresidentit, nuk kanë imunitet para drejtësisë, ndaj dhe për pasojë nuk mund të importojnë imunitet për Berishën dhe ministrin e tij në Shqipëri. Na duket naivitet të mendosh se Berisha apo Basha kanë marrë para, pra janë korruptuar, për ta favorizuar shoqërinë "Bectel". Ata pranuan t‘i shkelin ligjet me koshiencë, sepse menduan se kështu po forcojnë pozitat politike si proamerikanë. Por, përmes (sh)përdorimit të emrit të Shteteve të Bashkuara, si barrierë për të bllokuar një hetim, qeveria po jepte një mesazh të keq: Në emër të interesave të shoqërive amerikane, apo të vetë Shteteve të Bashkuara, ajo ishte e gatshme t‘i shkelte ligjet e vendit të saj dhe t‘i dëmtonte interesat e popullit të saj. Dhe Shtetet e Bashkuara, vendi simbol i drejtësisë, e toleronte këtë gjë.

Por, një sjellje tillë nuk duhet të ketë lënë shije të mirë në Uashington, pasi dhe sinjalet nuk vonuan të vijnë. Në mënyrë të papritur, redaksia qendrore e "Zërit të Amerikës" në Uashington, intervistoi njëri pas tjetrit dy zyrtarë të lartë të Bankës Botërore dhe FMN-së, me seli po në Uashington. Ata iu përgjigjën të njëjtave pyetje dhe dhanë të njëjtat përgjigje. "1. Nuk i kemi sugjeruar qeverisë shqiptare ndonjë firmë për të qenë fituese e tenderit për segmentin Rrëshen-Kalimash; 2. Në tender nuk kishte konkurrencë". Të dy zyrtarët u intervistuan tre dhe një ditë para se Kuvendi i Shqipërisë të votonte heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha. E bindur se do të bënte një shou politik me gatishmërinë që tregoi për heqjen e imunitetit të Bashës, pa u trembur për ndëshkime, "pasi prapa është Amerika", qeverisë iu desh të përballet papritur me një mesazh të qartë: Shqipëria është e lirë ta bëjë drejtësinë në vendin e saj, pa qenë nevoja të përdorë emrin e Amerikës, Bankës Botërore apo FMN-së.

Pas kësaj, Berisha hoqi dorë nga avokatia amerikane dhe iu kthye asaj kombëtare. Ata që kërkojnë hetime mbi tenderin, tashmë nuk janë antiamerikanë, por antikombëtare, antikosovarë etj. Padyshim që opozita do të shfrytëzojë çdo gurë të shkuar dëm në këtë rrugë për të bërë politikë, pasi kjo është detyra e saj. Por, ajo që na shqetëson dhe duhet të na shqetësojë ne të tjerëve jashtë politikës është domosdoshmëria për të bërë drejtësi, pavarësisht subjektit. Përveçse një çështje, të cilës doemos i duhet dhënë një përgjigje ligjore, ky hetim është një gur i madh prove për prokurorinë post-Sollaku. Jo një gur prove për Ina Ramën, por për prokurorinë, e cila nuk luftonte korrupsionin, pasi deri tani kishte në krye një njeri, që sipas Kryeministrit, ishte i lidhur me krimin, me korrupsionin, me politikën etj. Për këtë arsye, tashmë Berisha duhet ta stimulojë prokurorinë të hetojë, qoftë edhe duke sakrifikuar ndonjë nga njerëzit e tij.

Në të kundërt, ky organ nuk do të ketë të drejtë morale të ngrejë qoftë edhe një akuzë kundër ndonjë prej ish-zyrtarëve të majtë, që e lanë pushtetin në kulmin e dhjamosjes prej korrupsionit. Po ashtu, kjo prokurori nuk do të mund të ngrejë akuza të tjera ndaj pushtetarëve aktualë të korruptuar, pasi ashiqare do t‘i duhet të pranojë se punon me dy Kode Penale. Me pak fjalë, organi i akuzës do të dështojë në luftën e vërtetë kundër korrupsionit dhe Berisha do të jetë ai që do të mbajë përgjegjësinë, jo vetëm politike, për këtë dështim. Ai tani nuk ka asnjë barrierë për t‘i dënuar hajdutët e shtetit dhe për të keqen e tij nuk ka më armiq përballë për t‘u faturuar humbjen.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Lufta kundra korrupsionit

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: CeljanFr_all</div><div class="ubbcode-body">Pra ata e kane kuptuar se Zogu te vjen nje here ne dore dhe eshte shume normale qe do ta rrjepin deri ne puplen e fundit.

korrupsioni nuk lindi me ardhjen e ndokes be qeveri apo ne ministri te ishte kaq e thjesht

kjo dimir duhet te ishte postu te TIFOZET! </div></div>
Nuk ka asgje per tifozllek ketu, eshte e vertete qe PDK doli ne mborjtje te te arrestuarve per korrupsion duke thene se ato u sulmuan nga Jozefina Topalli sepse ishin te PDK. Problemi nuk ishte se kishin bere korrupsion, por se ishin anetare dhe militante te PDK.
 
Top