Luana Vjollca, nuk kujdeset edhe aq për linjat trupore! (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
9b868796d28763245e134c7c676f7446.jpg



Çdo femër ka ëndërr që trupi i saj të jetë gjithmonë në formë. Por kjo gjë duket se nuk qëndron për bukuroshen Luana Vjollca, pasi ajo po konsumon ushqime të yndyrshme, madje atë po e bën para së të shkojë në gjumë.
20c20c57417644aaa66e19e38849b677.jpg


Nëse vazhdon me këtë ritëm të ushqimit, prezantuesja rrobat e reja do t’i blejë në numra me të mëdhenj.

Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, gjithmonë është veçuar si një ndër femrat më seksi, por duket se dita-ditës ajo po e humb këtë epitet. Kjo pasi ajo kohëve të fundit nuk po kujdeset sa duhet për linjat trupore. Pas çdo mesnate që kalon, ajo ushqehet me ushqim kalorik dhe pastaj fle deri në mëngjes. ‘Krimin’ që ajo po ja bën trupit të saj, bukuroshja e ka konfirmuar përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Instagram’ ku shihet se brenda fotos është një pjatë e mbushur me pasta italiane.

a25b40ebdc45b1745a52b653cb90454d.jpg


Ajo gjithashtu ka lënë edhe një shkrim ku edhe i fton të tjerët ta shoqërojnë në ushqim. “Yes! 2am.But I do this Crime Every Night...and I Love It! Bujrum (Po, është ora 2 pas mesnate. Por unë këtë krim e bëj çdo natë. Dhe unë e dua këtë! Urdhëroni)” ishte shkrimi i këngëtares. Përveç që po konsumon ushqim të yndyrshëm, ajo nuk ndalon së ngrëni edhe biskota.

92cb1fa29c3c4ff1e3e33def603f4d22.jpg


Po ashtu, ndonëse kanë kaluar shumë ditë nga ditëlindja e saj, Luana vazhdon që ende të marrë dhurata. Ajo para disa ditësh ka marrë si dhuratë një buqetë më trëndafila të kuq dhe ky veprim i një fansi të saj e ka gëzuar pa masë bukuroshen. Ajo nuk ka vonuar dhe menjëherë e ka hedhur foton me lule në ‘Instagram’.“Kur ju ma zbukuroni ditën. 90K dhe lule. Much loveee#emarte”, ishte mbi shkrimi i prezantueses.

0f85c598f8e05d6ff240536bd5633220.jpg
 
Top