Luaj lojera ne zyre pa pasur frike nga shefi!

Albforumi

Primus registratum
Luaj lojera ne zyre pa pasur frike nga shefi!

Sa herë ju ka zënë shefi duke luajtur Solitaire apo lojëra tjera gjatë orarit të punës? Me siguri ju ka akuzuar se pikërisht “joproduktiviteti” juaj dhe jo kriza globale ka bërë që kompania është në pozitë të vështirë financiare.</p>


Janë me miliona truke të cilat punonjësit i mendojnë vetëm e vetëm që të nxirren nga situata të vështira, por gjithmonë ekziston rreziku që nëse keni shefin e mençur mundeni edhe të turperoheni para tjerve. Por çka nëse i mësoni edhe disa truke të cilat vështirë se të tjerët do të kuptojnë se nuk punoni. Krejt çfarë ju nevojitet është të prishni fytyrën gjoja jeni nën stres të punës dhe vizitoni faqen cantyouseeimbusy.com. Koncentrimi në ekran akoma më tepër do të jipte përshtypjen se po punoni me seriozitet. Kjo për arsyen se lojërat në këtë faqe janë të paketuara në mjedis pune në zyre. Kështu mund të luani Pong në Word, ose të drejtoni raketën e cila udhëton nëpër tabelat e Excel. Me këtë, nga larg asgjë nuk duket e dyshimtë, prandaj vetëm përpara! Liri klasës punëtore! Por, mos harroni t’i shikoni edhe statistikat se sa dëm i keni shkaktuar ekonomisë botërore gjatë kohës sa keni luajtur!</p>
Kliko mbi imazhin e mëposhtem për të luajtur!



gjum_ne_zyre.jpg
</p>



Shperndaje kete artikull:


k.png

ngjarjet.png

lajme.png

lexoje.png

votoje.png

email_link.png

printer.png

digg.png

facebook.png

live.png

myspace.png

stumbleupon.png

technorati.png

twitter.gif

delicious.png

googlebookmark.png

sphinn.gif




Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbreti3gut.com/?p=1835
 
Top