Lojra më reale me DirectX 11

Pas prezantimit të eyefinity nga AMD, që lejon deri në gjashtë monitorë për kartë grafike, vëmendja kalon në eksperiencën e re të Direct X11 në nje vjeshtë të rrallë që premton përmirësime thelbësore pas shumë vitesh qetësie.

Microsoft është kujdesur që me çdo version të ri të sistemit të tyre operativ apo përditësim të tijë të punojë paralelisht me Applicaions Programming Interface (API-në) e lojrave më të famshme në botë; Direct X. Ndër hapat e fundit dhe më të famshëm ishte versioni 8.1 tek Windows XP, i cili solli tipare të reja me përmirësime substanciale në efektet grafike dhe fizike të lojrave dhe të gjitha aplikacionet që mund të përfitonin. Më pas erdhi Direct X 9.0c tek SP2. Windows Vista, shumë e dijnë u shqua dhe u kërkua mbi të gjitha për DirectX 10.1, por ashtu si vetë sistemi, versioni i fundit ishte ishte jo pak zhgënjyes. Seti i tipareve të reja krahasuar me DX 9.0c ishte i kufizuar dhe integrimi i ngushtë vetëm me Vistan, e bëri të pamundur përdorimin zyrtar në sistemin paraardhës, Windows XP.

Pas gjysëm-dështimit të fundit, duket se Microsoft ka kthyer 180 gradë dhe si fillim, Direct X 11, i disponueshëm që prej 22 Tetorit 2009 bashkë me Windows 7, do të jetë i mbështetur dhe në Windows Vista. Një pjesë e mirë e lojrave më të bukura që kemi parë dy vitet e fundit ishin ende të bazuara në DX9 për arsyen e thjeshtë se një lojë kishte mundësinë e një tregu më të gjerë sesa një tjetër e bazuar në DX 10, ekskluziv për Vistan. Një tjeter pozitivitet i API-së së re është se ajo është një shtojcë e Direct X 10.1, pra një lojë e shkruar në Direct X 11 mund të luajë në një sistem me Direct X 10 të instaluar pa problem, vetëm pa tiparet e shtuara.

Objektivi kryesor i Direct X 11 është afrimi ndaj fotorealizmit dhe nga ana grafike, e reja më e madhe është një tipar i quajtur Tesselim, i cili rrit numrin e poligoneve në një skenë duke bërë një lloj nënndarje virtuale dhe rrumbullakosje të poligoneve. Megjithëse Crysis është vlerësuar si loja me grafikën më mbresëlënëse vitin e kaluar, nuk ishte shumë e vështirë të dalloje përbërjen poligonale të modeleve, dhe në opsionet më të larta,… shpresojmë që këtë ta harrojmë. ShaderModel 5 gjithashtu sjell një metodë të re të kompresimit të imazheve që do të garantojë cilësi më të mirë të teksturave.

Nga ana e performancës, përdorimi paralel i bërthamave të procesorit është automatik, ndaj të gjitha lojrat do përfitojnë njëtrajtësisht nga procesorët më të fuqishëm triple dhe quad core ndërsa teknologjia DirectCompute do të lejojë përdorimin e hapur për qëllime përpunuese duke shfrytëzuar aksesin direkt në linjat përpunuese të GPU-së.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=472. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=472