Logo Design Konkurs

Albforumi

Primus registratum
Logo Design Konkurs

di

di

logo-design2.jpg

Besoj nga titulli do e keni kuptuar për çfarë bëhet fjalë. Megjithatë un do ju jap disa shpjegime më shumë.

RomeoLab.Com ka rreth 9 muaj online edhe po afron edhe 1 vjetori. Për këtë rast un dua të ndryshoj Template të faqes duke bërë ca përmirësime të shumta edhe duke sjell ca gjëra të reja që do të thjeshtësojnë lundrimin në faqe. Gjithashtu do të ketë dhe disa gjëra të tjera që do ti vijnë në ndihmë të gjithë lexuesve. Meqë dua të bëj diçka të vecantë, kështu që ndryshimet do të më marrin njëçik kohë edhe nuk do të jenë momentale.

Me këtë rast thash të kërkoj edhe njëher ndihmën e lexueve te mi. Ndoshta ka ndonjeri që është i aftë për Design edhe mund të më ndihmoj. Bëhet pikerish fjalë për një logo për faqen e re. Kur theme logo, bëhet fjalë për diçka që është unike edhe personifikon faqen time. Nuk bëhet fjalë për Banner apo për një shkrim te thjeshte që fundja di ta bëj edhe vet shumë mirë. Dua diçka që të leni fantazine tuaj, dicka që të më personifikoj mua edhe ti mbetet në mëndje personave që vizitojnë faqen.

Un po ju jap disa të dhëna mbi logon por që mund të keni dorë të lirë veprimi nëse mendoni se keni ide të mira. Cdo person është i mirëpritur edhe shpresoj që të dali dikush që të më përmbushi kërkesat e mia.

Ja dhe disa të dhëna për logon:

Logoja duhet të ketë një gjatësi (lartësi) prej 80 px, kurse gjërësia mund të leviz tek 400 -500 px, pra keni dore të lirë në këtë anë.
Logoja duhet të përmbaj shkrimin RomeoLab (me ose pa .Com)
Slogani është “Informatika Shqiptare“, por nuk është e thënë të përdoret se s’bën një slogan.
Sfondi duhet të jetë i bardhë ose transparent.
Nëse punohet me Vektor atehër ka një përparësi.
Ngjyrat e logos duhet të jenë: E bardha, e zeza, e kuqe, blu. Por këtu nuk përjashtohet e mundësia e përdorimit të ndonjë ngjyre tjetër nga ju. Fundja ngjyrat i rregullojmë në fund.
Të jetë diçka jo e kopjuar diku apo e marr nga një vënd tjetër.

Nëse doni të merrni pjesë atehër dergoni punimin tuaj në webmaster@romeolab.com ose të lini një koment me linkun ku e keni ngarkuar logon.

Gjithashtu dua të përmend që për atë person që arrin të bëj atë që dua do të ketë e një shpërblim të vogël.

Nëse ai ka faqe atëher do ti vendoset një banner 125 x 125 në një vend shumë të mirë në faqe për një periudhë (minimumi) 1 vjeçare. Gjithashtu do të hap një temë në blog ku të shkruaj për atë person apo për faqen e tij. Përfitimet këtu janë të medha sepse do të merrni një on-way-link nga një faqe e rënditur shumë mirë në Google edhe me një PR 3.

Nëse logoja është me të vërtet diçka e veçantë e më pëlqen shumë, atëher do mund edhe ta paguaj atë person që arrin ta bëj.

Ju ftoj pra të bëni punimet tuaja e ju uroj fat të mbarë.

Logo Design – Konkurs është një postim nga: RomeoLab.Com

RomeoLab

RomeoLab

UYXqvpHi6W8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.romeolab.com/?p=1582. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.romeolab.com/?p=1582

Top