Lirohet gazetari që goditi me këpucë ish-presidentin Bush
Gazetari irakian, i cili gjuajti me këpucë ish presidentin amerikan Xhorxh W. Bush, u lirua nga burgu.
“Une sot jam i lirë, por Iraku është ende i pushtuar, – tha ai para njerëzve të shumtë që e duartrokisnin. Në botën arabe ai shihet si hero.

Ai tha gjithashtu se gjatë 9 muajve që qëndroi në burg e kishin torturuar.

Autoritetet irakiane e liruan sot Muntazer al-Zaidin nga një burg i Bagdatit pasi e kreu dënimin prej 9 muajsh. Gazetari Al Zaidi mbajti një konferencë shtypi në stacionin televiziv al-Baghdadia, ku ai punonte.

Ai tregoi se gjatë kohës që qëndroi në burg e kishin torturuar me rrahje dhe me goditje elektrike. Al Zaidi dukej në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm se i mungonte një dhëmb. Ai tha se ka frikë se mos e vrasin dhe se mos e ndjekin agjencitë amerikane të zbulimit.

Al-Zaidi goditi me këpucë ish presidentin Bush dhe e quajti atë “racë qeni” dhjetorin e kaluar në Bagdat gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki. Zoti Bush u përkul duke shmangur goditjen dhe duke e kaluar situaten me shaka.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22327. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22327