Lirita:Big dallavere

Albforumi

Primus registratum
Lirita:Big dallavere

lirita-halili-2-300x194.jpg
Pjesëmarrësja në show televiziv Big Brother Albania II nuk i ka shërbyer për asgjë pjesëmarrëses Lirita Halili, e cila mori pjesë në këtë show televiziv.

E shquar për batutat e saj interesante, Halili ka thënë për Express Rozë se edhe pse i është premtuar nga organizatorët se do të shpërblehen për show që do të bëjë, ajo nuk ka përfituar asgjë nga reality show më i madh shqiptar.

Neve na janë premtuar para, por ato nuk i ka marrë askush.

Këtë e dinë edhe pjesëmarrësit e tjerë të festivalit, të cilët nuk i kuptoj pse nuk flasin për media, ka thënë Lirita për Rozë.

Lirita ka thënë se atyre nuk iu kanë paguar as shpenzimet e tyre për të marrë pjesë në spektakël, pasi kanë dalë në shtëpia.

Ndërkaq, Lirita nuk ka mundur të tregojë se a do ta paditë televizionin Top Channel për moszbatim të kontratës.

Faktikisht unë kam pasur kontratë, por e kam harruar në një hotel por për këtë është folur edhe publikisht në media nga vetë prezantuesit e Top-it, por të cilët nuk kanë kryer obligimet ndaj pjesëmarrësve të Big Brother II ashtu sikurse kanë premtuar, ka thënë ajo.

Lirita ka thënë se ajo nuk ka fituar asgjë nga ky festival, me përjashtim të një ore dore me vlerë 120 euro.

Sipas pjesëmarrëses në BBA nga Kosova, ky show ka paguar vetëm ata të cilët e kanë fituar, pra finalistët.

Më sa kam informacion unë, organizatorët kanë paguar vetëm kryesorët e festivalit, ndërkaq për të tjerët nuk kanë bërë asgjë.

Lirita ka qenë njëra prej pjesëmarrësve në edicionin e dytë të Big Brother Albania II, që transmetohet në TOP Channel.

Rozë është përpjekur të kontaktojë edhe dy pjesëmarrësit e tjerë nga Kosova, Mimozën dhe Agonin, për të mësuar se a u ka ndodhur atyre njëjtë sikurse prezantueses nga Kosova, Liritës.

Ndryshe, Top Channel kishte thënë në fillim se do të jepte një shumë prej 70 000 eurosh për fituesin e garës, ndërkaq do të paguante edhe lojtarët e tjerë, të cilët do të qëndronin në shtëpi për ditët e humbura.

Përpos 70 000 eurove, BBA nuk ka mbajtur premtimin për këta të dytë, gjë për të cilën vuajnë disa nga pjesëmarrësit në edicionin e dytë të BBA./Gazeta Express

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1513. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1513

Top