Liri, Barazi, Vëllazëri edhe për romët
Liri, Barazi, Vëllazëri edhe për romët

Glauk Konjufca

Në vitin 2009 perëndimi hyri i lodhur e frustruar nga kriza financiare globale që goditi ekonomitë e zhvilluara. Dhe rëndom në këto situata krizash tronditëse, në politikë e shoqëri krijohet mjedis i përshtatshëm i rikonfigurimit të përgjegjësisë e fajësisë për gjendjen e krijuar.Të zënë nën thumbin e kritikës për kahjen që politika ia ka dhënë ekonomisë, qeveritë fillojnë e përdorin strategjinë e tyre të fundit për shmangien e përgjegjësisë ata e kërkojnë delen e zezë përbrenda. Kush tjetër bëhet shënjestër më e përshtatshme për këtë projektim sesa shtresat më të pambrojtur atë shoqërisë, të margjinalizuarit, të përjashtuarit,goditja e të cilëve bëhet më së lehti, ata të cilët se kthejnë dot goditjen.

Publikun evropian ka kohë që e kanë kapluar ethet e një indinjate plotësisht të arsyeshme, një debat i tensionuar dhe protesta pakënaqësie nëpër rrugë: fushata e planifikuar e shtetit francez për dëbimin e mijëra romëve.Vitin e kaluar janë përzënë mbi 11,000 mijë syresh dhe sivjet mbi 8,000, kurse fati i njëjtë mund ti presë edhe shumë të tjerë. Qeveria e Sakozysë po duket krejt e vendosur që ti shkojë kësaj fushate goxha larg. Aq më tepër që seriozisht iu ka lëkundur mbështetja pas humbjes së madhe të zgjedhjeve të fundit lokale.

Jo vetëm publiku, por edhe institucionet më të larta evropiane e kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë pa kursyer as krahasimet më të ashpra. Komisionerja e BE-së për Drejtësi, Viviane Reding, guxoi ta paralelizonte vendimin e Qeverisë franceze me atë të Vishisë për dëbimin e turpshëm të hebrenjve nga Franca gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kurse vetë Presidenti francez, në vend që të merakosej nga mobilizimi institucional dhe shoqëror evropian kundër masave ndaj romëve, me stilin e një show-ironie ala-berlusconçe i sugjeroi Redingut që ti merrte romët në shtetin e saj, Luksemburgun, meqë po iu dhimbkan kaq shumë! Nuk ka dyshim: Franca është bërë sarkazmë e Sarkozysë. Por Evropës po ashtu po i kërcënohet sarkozyzmi, meqë edhe Gjermania paralajmëroi dëbimine mbi 12,000 romëve vitin e ardhshëm. Italia, Holanda dhe Suedia po ashtu kanë filluar ti fërkojnë duart.

Me dije që Franca e arsyeton vendimin e vet në mënyrë ligjore: pas hyrjes së Rumanisë e Bullgarisë në BE, shtetasit e këtyre vendeve nuk kanë të drejtë pune deri në vitin 2014. Por kjo gjë njëkohësisht mund të konsiderohet edhe si shkelje e të drejtave të njeriut, sidomos meqë Rumania është njëri prej shteteve me diskriminimin më të lartë të romëve në Evropë. Ky është diskriminim i dyfishtë me paramendim. Sapo qytetarët romë të vendeve të Evropës Juglindore që iu bashkuan BE-së, menduan se tash do të mund të gjenin hapësirë të sigurtë perspektivë më të madhe për punësim e jetesë, ata u gjendën para një fushate armiqësore. Përveç kësaj, vendimi francez prek drejtpërdrejt të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të BE-së, të cilën Qeveria franceze qëllimisht po e maskon në emër të pamundësisë ligjore të imigrantit të punës. Ky vendim është justifikuar me krizën financiare globale, por këtu kemi të bëjmë me cenimin e të drejtës elementare njerëzore për qarkullim.

Nëse shteti francez për të kushedisatën herë iu shmang mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, ishte populli dhe qytetarët francezë ata që u ngritën për tia kujtuar pushtetit themelet e shoqërisë politike – Liberté, Égalité, Fraternité, këtë ideal të pavdekshëm politik të Revolucionit të lavdishëm Francez. Franca, vendi i lindjes së Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit (1789), që është thelbi i kushtetutshmërisë franceze, duhet të gjejë forcë ti kthehet rrënjëve të saj emancipatore. Nxjerrja e kësaj Deklarate nga revolucionarët e atëhershëm arsyetohej me besimin se injorimi, anashkalimi dhe përpuzja e të drejtave të njeriut janë shkaku i vetëm i fatkeqësive njerëzore dhe korruptimit të qeverive. Në nenin e saj të parë, Deklarata largpamëse definon: Njerëzit lindin dhe mbeten të lirë e të barabartë në të drejtat e tyre. Qytetarët e shqetësuar anembanë botës nuk kanë kërkesa të mëdha për Francën: trajtojini romët ashtu siç janë njerëz.

Përderisa BE-ja po e kritikon Francën për politikat e saj diskriminuese, rrënimin e kampeve të romëve dhe dëbimin e kësaj popullate, vetë BE-ja në Kosovë ka zbatuar politika hiç më diskriminuese ndaj romëve. Dikur si shtyllë e katërt e UNMIK-ut për Zhvillim e Rindërtim, kurse tash si Mision për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), institucionet e BE-së jo vetëm i kanë lënë romët pa kurrfarë ndihme për strehim, por madje ata janë vendosur për vite të tëra nëpër kampe helmuese vdekjeprurëse. Kampet e mjerueshme të romëvenë veri të Kosovës, sipas vetë Organizatës Botërore të Shëndetësisë,janë ngritur mbi hapësirat e helmuara me plumb, mjedisi i të cilave përmban nivele dhjetëra fish më të larta të plumbit se pragu i lejueshëm. Pjesa dërrmuese e tyre vdes në fëmijëri apo rini nga përmbajtja e përqendruar e plumbit në gjak. Në këtë aspekt, Kosova mbetet shumë më e evropianizuar sesa Franca.

Me pelqen.
S’me pelqen.
Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1438