LINUX vs WINDOWS ??!!

Juir

Forumium maestatis
LINUX vs WINDOWS ??!!

Ke sistem operativ perdorni LINUX(ke version) apo WINDOWS(ke version),kush jane te metat apo perparesite e ketyre sisteme operative?
 

regele

Forumium maestatis
Re: LINUX vs WINDOWS ??!!

Ky eshte diskutim i vjeter tashme /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Windows eshte me i thjeshte dhe me i kollajte per tu perdorur, pavarsisht problemeve qe sjell (viruse, instabilitet etj), ndersa Linux ka anen grafike me te bukur dhe eshte me terheqes per ata qe e shohin kompjuterin si dicka me teper se sa nje kuti ku instalohen lojra pa mbarim! Per windows egzistojne programe te panumerta qe i drejtohen nje perdoruesi ordiner, ndersa ne Linux gama e ketyre programeve eshte me e kufizuar dhe shumica e perdoruesve fillestare nuk arrijne dot te instalojne te pakten nje firewall apo nje antivirus! Kur hap kompjuterin by defalut hapet windows-i, por shpesh e nderroj ne Linux...thjesht windows eshte kthyer ne monotoni...but, windows still boots by default!
 

ermali86

Primus registratum
Re: LINUX vs WINDOWS ??!!

edhe une kam dual boot vista dhe kubuntu feisty 7.04 por default kam kubuntu. nuk jam per windows dhe sidomos tani qe po shikoj qe nuk mungon asgje ne linux. jam pak kunder regele qe thote qe gama e programeve ne linux eshte e kufizuar sepse do te thoja qe gjerat me elementare per nje person qe kalon kohe ne internet jane nje browser interneti (linux ka nje pafundesi) , messenger qe perseri une per momentin mund te kem nja 5 a 6 te instaluar dhe e bukura eshte qe me nje msn ne linux hap ne te njejten kohe sa emaile te duash. Pra ne nje msn une kam kontaktet qe kam ne gmail,hotmail,2 emaile yahoo. Nje program mirc i thjeshte qe ne linux perseri ka shume. Kliente per shkarkime se emule,amule,torrent (nja 8 cope :p) , flashget qe eshte manager shkarkimesh dhe shume te tjere. Kliente ftp qe perseri kam shume. Nese do te flasim per programet e tjera qe nuk kane te bejne me internetin mund tju them me siguri te plote qe Gimp (eshte krijuar edhe per windows) eshte me siguri me i mire se programi me i famshem per grafike ne windows qe eshte Adobe photoshop. 3D Studio max eshte nje program shume i fuqishem per animacione dhe punime 3D ne windows por perseri nuk ja kalon dot 3D Blenderer dhe PovRay Modeler qe ka linux. Pa permendur gjuhet e ndryshme qe perfshin Linux si Java,Perl,PHP,Python,C,C++,C+,Mysql dhe shume te tjera qe jane kryesore per nje programues apo Webmaster. Nuk do te thoja te njejten gje edhe per lojrat qe me te vertete windows i ka me grafike te bukur por edhe linux nuk mbetet mbrapa
me lojra shume te thjeshta ne grafike por shume terheqese dhe shume te mira per te kaluar kohen (se per kete pune duhen). Pastaj mos harrojme OpenOffice per ato qe perdorin word , exel , etj dhe nje pafundesi programesh multimediale te cilat jane dhe gjeja me problematike e windows. E kam llafin per codec pa te cilet windowsi nuk ben dot pa. Dhe si perfundim po e mbyll duke ju thene qe Linux ju jep edhe mundesine te keni shume programe te windows per ti perdorur ne linux me ane te Codeweavers XCrossoverOffice dhe Wine. Te gjitha keto qe ju kam thene me lart
mua me bllokojne vetem 20 GB nga Hard Disku. Vista ultimate do 14
GB sapo e instalon. Vetem vista. Prandaj harrojeni windows dhe kaloni ne linux dhe do te kuptoni qe me te vertete te vetmet gjera me vlere ne nje cd te windowsit jane kostoja qe kane kapaku i cd dhe kopertina.
 

ermali86

Primus registratum
Re: LINUX vs WINDOWS ??!!

se harrova edhe dicka tjeter. ne nje fare menyre apo nje tjeter deri me sot nuk besoj se ka njeri qe nuk ka shpenzuar sikur edhe 500 leke apo 1000 leke per te blere nje cd bosh te kopjoji windows. Per linux duhet vetem te klikoni ne 2 ose 3 butona ne nje faqe interneti , te shkruani adresen tuaj dhe ju vjen cd ne shtepi me shpenzimet e tyre perfshire brenda edhe disa letra te vogla per tu ngjitur me emrin e linux qe keni porositur.
 

Lonny

Primus registratum
Re: LINUX vs WINDOWS ??!!

une i kam provuar te dyja.
Perfundimi qe kam arritur eshte: nese do te perdoresh PC per shtepi (foto, muzike, internet...) Linux eshte GREAT!
Tani... varet cfare versioni merr! Megjithate, sic thoshte ermali86: Kubuntu eshte komplet. Ka te gjitha programet qe duhen, madje ne disa versione.
Ndersa, po te kalojme ne anen profesionale, emmm ketu ngec puna me Linux. Ne te vertete une jam injorant ne boten e Linux, po me gjithe perpjekjet e vazhdueshme (per dite te tera do thoja) nuk arrita dot te perdorja ato programe te avancuara (si Hylafax, ose Cinelerra, etj). Programet thuhet se jane shume te mira, po i bie qe t'i perdor vetem nje njohes expert i Linux-it. Me mire t'i ver ne pune njehere, pastaj t'i perdor. Zakonisht keto jane paketa extra, duhet t'i shkarkosh nga interneti ne ato qe quhet "repository" ate sisteme Linux. Pastaj, te instalohen dhe te konfigurohen. Shumica prej nesh nuk jane experte te Linux. Prandaj Windows ka nje perhapje kaq te madhe. Dhe pavaresisht nga te metat qe ka, per momentin mbetet zgjidhja per shumicen e kompanive dhe profesionisteve per pune.
Ne shtepi, pse jo? Nje kompjuter Linux s'do ishte keq sa per tu argetuar!
 

spider

Forumium praecox
Re: LINUX vs WINDOWS ??!!

cfare kriteresh duhet te kete Pc per ti perdorur te dy? (windows dhe linux)
 

Lonny

Primus registratum
Re: LINUX vs WINDOWS ??!!

E ke fjalen per nje kompjuter qe mban te dy sistemet operative?
Per kriteret duhet te shohesh te dy sistemet vec e vec...
Zgjidh nje version Windows, ky ka kriteret e veta
Zgjidh nje sistem Linux, edhe ky ka ca kritere
Nese te dy i pershtaten te njejtit kompjuter, mund te instalohen. Nuk ka problem tjeter, sepse nuk punojne te dy njekohesisht. Pra, nje here do ta hapesh kompjuterin me Linux, dhe kompjuteri i ploteson kriteret per ate version, nje here tjeter e hap me Windows dhe po keshtu i ploteson kriteret.
 

pompa

Primus registratum
Re: LINUX vs WINDOWS ??!!

ose perdor VMware Wkst - me pagese, ose VMware Server - falas, dhe mund te hapesh te hapur edhe Linux edhe Windows, apo edhe FreeBSD, Solaris x86 etj etj

http://www.vmware.com
 
Top