A
alko
Guest

Sipas Canonical, e cila siq dihet qëndron prapa shpërndarjes së njohur të Linux-it; Ubuntu Kylin i cili është një version i modifikuar i Ubuntu-s si dhe Ubuntu Linux në versionin 13.04, deri më tash janë shkarkuar mbi 1,7 milionë herë. Ky numër në krahasim me popullatën e Kinës (1,3 miliardë banorë) është relativisht i vogël, por për Linux-in në përgjithësi dhe Ubuntu-n në veçanti një numër relativisht i madh. Ky numër në të ardhmen pritet të ndryshoj pasi që përveç Dell edhe Lenovo dhe HP shesin tashmë paisje (PC dhe laptop) me sistemin operativ GNU/Linux, respektivisht Ubuntu Linux. E dihet tashmë se kinezët preferojnë paisjet e tyre me sistem operativ të instaluar.
Continue reading...