A
alko
Guest

Ekipi i Linux Mint i udhëhequr nga themeluesi-zhvilluesi Clement Lefebvre, ka lëshuar në përdorim Linux Mint 16 "Petra".Kjo shperndarje e Linuxit e cila eshte nje derivat i Ubuntu Linux, bazohet ne versionin e saj 13.10. Permban mjediset e punes Cinnamon 2.0 dhe MATE 1.6, te cilat jane te inicuara nga ekipi i Linux Mint dhe kanë per qëllim të jenë te ngjashëm në operacion dhe pamje me Gnome 2. Menaxheri ekranit MDM është rishikuar në Linux Mint 16 dhe liruar nga kodi i tepërt. Ai eshte më i shpejtë dhe mundëson nderrim te lehtë midis përdoruesve të ndryshëm. Shfrytëzuesi i fundit i regjistruar është tani para-zgjedhur; dhe për një hyrje të re është mbështetja kryesore. Koha e ngritjes se sistemit (boot) te Linux Mint 16 do te jete me e shpejtë. Linux Mint punon në sistemet me 32-bit procesorë x86 ose 64-bit, dhe kërkon të paktën 512 MB RAM dhe 5 GB hapësirë të lirë në hard disk. Imazhet-ISO mund të shkarkohen prej këtu!
Continue reading...