Ligji per pagesen e gjobave te biznesit
Gjobat ndaj biznesit,
A. Rama
14-04-2007
Vangjel Dule
Ai kujtoi se qeveria është debitore kundrejt biznesit, me një shumë prej 6 milionë eurosh, për shkak të moszbatimit të vendimeve të formës së prerë, të marra nga gjykatat shqiptare
"Ndoshta është momenti që të rishikojë dhe konsiderojë edhe praninë e stafit politik në krye të dikasterit te Financave, që ka krijuar jo pak probleme tek biznesi"
TIRANË- Kundërshtimet për ekzekutimin e një pjese të gjobës kundrejt biznesit, para se çështja të shkojë në gjykatë, erdhën dje edhe nga përfaqësues të koalicionit qeveritar. Kryetari i PBDNJ-së, pjesëtare e koalicionit qeverisës, Vangjel Dule tha dje se projektligji "Për procedurat tatimore", i hartuar nga qeveria, ka hapur konflikt të panevojshëm me biznesin. Dule, në një deklaratë për mediat, tha dje se drafti shkel rëndë dhe në mënyrë të hapur parimet e qeverisë, në raport me sipërmarrjen e lirë. Madje ai ka kujtuar ndër të tjera se qeveria është debitore kundrejt biznesit me një shumë prej 6 milionë eurosh, për shkak të moszbatimit të vendimeve të formës së prerë të marra nga gjykatat shqiptare, për çështje të ngjashme gjobash. Ndër të tjera, Dule tha se për shkak të moszbatimit të këtyre vendimeve, shumë biznesmenë i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut, prej nga shteti shqiptar rrezikon të penalizohet. "PBDNJ-ja vlerëson se pozicionimi aktual i qeverisë reflekton një devijim serioz nga politika e qeverisë sonë, për partneritet me biznesin. Parapagimi i gjobave nuk bën pjesë në praktikat më të mira të biznesit, në të gjitha sistemet tatimore në të gjithë botën. Së dyti, kjo praktikë mund të përdoret si instrument për të përjashtuar biznesin, apo për ta kthyer atë në funksion të ngjyrave politike. Gjithashtu, procedura e re tatimore tërheq në mënyrë arbitrare kapital në duart e qeverisë",- tha Dule. Ndërkaq, ai kërkoi në mënyrë të hapur që kryeministri Berisha të rishikojë drejtimin politik të Ministrisë së Financave, duke lënë të kuptohet largimin nga detyra të ministrit të Financave, Ridvan Bode. "PBDNJ-ja do t'i sugjeronte Kryeministrit, që të rishikojë këtë ligj dhe ndoshta është momenti që të rishikojë dhe konsiderojë edhe praninë e stafit politik në krye të dikasterit te Financave, që ka krijuar jo pak probleme tek biznesi, por dhe një klime pasigurie për investimet në vend",- theksoi më tej kreu i PBDNJ-së, Dule. Prej më tepër se dy javë në komisionet parlamentare, por edhe në panele të ndryshme diskutimesh, është hapur një debat i gjerë për draftin e hartuar nga Ministria e Financave, ku parashikohet që biznesi të paguajë paraprakisht gjobat, para se çështja të ankimohet në gjykatë. Pas kundërshtimeve të shumta që ka hasur nga opozita, ekspertët dhe vetë përfaqësuesit e biznesit, qeveria ka pranuar që pagesa e gjobës të jetë vetëm në masën 25% para se çështja të shkojë në gjykatë. Duket se ky do të jetë edhe qëndrimi përfundimtar i qeverisë për këtë çështje, pasi diskutimi në komisionet parlamentare është mbyllur, dhe të hënën drafti do të shqyrtohet nen për nen në seancë plenare. Në fillim të javës, një grup përfaqësuesish të Dhomës së Tregtisë së Tiranës, u takuan me Presidentin Alfred Moisiu, duke i kërkuar që të mos e dekretojë projektligjin "Për procedurat tatimore". Vetë presidenti Alfred Moisiu kishte shprehur rezerva serioze lidhur me draftin në fjalë, gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të Lëvizjes "Mjaft!".