Ligji i ri emigracioni per shqiptart nKanada

Mirditor

Primus registratum
Ligji i ri emigracioni per shqiptart nKanada

Ndryshime rrënjësore në emigracion.
Luftë kundra terrorizmit :

Qeveria federale e ka rritur presionin në parlamentin Kanadez për të filluar diskutimin e ligjit të ri për emigracionin dhe që të arrihet sa më shpejt në aprovimin te këtij ligji. Dje ministri i emigracionit Elinor Caplan ka kërkuar përsëri nga dhoma e lartë e deputeteve që të fillohet dhe të aprovohet sa më shpejt ligji i ri me rregulla të reja për emigracionin në Kanada.

Duhet që sa më shpert të përfundojnë diskutimet rreth ligjit : Bill 11 dhe të adoptohen rregulla të forta kundra terrorizmit. Punonjës të ministrisë së emigracionit u shprehën që edhe sikur ky ligh të aprovohet tani nuk mund të vihen në funksionim para pranverës sepse na duhet të bëjmë shumë ndryshime dhe të paisemi me disa mjete të domosdoshme për këtë qëllim.


Propozimi i ri në lidhje me Bill 11 që është që para 25 vjetesh duhet adoptuar dhe dhënë më shumë vëmëndje e vecante luftës kundra terrorizmit.

Duhet parë në mënyrë të vecantë ekzaminimi i kërkesës për azil politik te të ardhurve të rinj në lidhje me statutin që duhet dhënë qoftë politik qoftë ekonomik dhe të deportohen ata që nuk i plotesojnë kushtet për të patur një status të tillë, mbi të gjitha depërtimi i personave që paraqesin rrezikshmëri për shoqerinë Kanadeze.

Natyrisht ky diskutim ka ngjallur debate të ndryshme, disa janë shprehur se emigracioni i ka të gjitha mundësitë për të filluar një punë të tillë dhe e ka edhe teknollogjinë e duhur për këtë qëllim por problemet kanë lindur nga shkurtimet e administratës në vitet e fundit për të patur një ballancim me shpenzimet.

Për këtë qëllim ministria e emigracionit tha se qeveria i ka akorduar emigracionit 139 million dollar.

Ward Elcok, drejtori i Canadian Security Intelligence Service intervenoi dje në dhomën e deputetëve se qeveria ka akorduar fonde edhe për instutucionin tonë që të koordinojë veprimet në lidhje me luften kundra terrorizmit.

Rregulla e ligje të reja do të aplikohen edhe në lidhje me levizjet e qytetareve për në USA dhe anasielltas. Për këtë qëllim ministri i jashtem i Kanadasë John Manley tha që po punohet për krijimin e të ashtuquajtures “perimeter continental” ku përvec Kanadasë dhe USA-ës mund të përfshihet edhe Meksika.

Ministria e drejtesisë Anne McLellan deklaroi se po punohet që të bëhen dryshime edhe në kodin penal për të adoptuar ligje që të jene sa me te përshtatshme për luften kundra terrorizmit.

F. Doga
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Ligji i ri emigracioni per shqiptart nKanada

Lexoni edh qita ma poshte per me qan ma tsigurte


Dokument i ri për emigrantët në Kanada
High-tech security.
Lendit emigrant të reja
OTTAWA 11 Tetor 2001.
Karta të reja identifikimi për të gjithë lendit emigrant në Kanada. Kjo u vendos nga autoritetet Kanadeze dhe për këtë qëllim u aprovuan edhe 18 million dollar.

Dokumenti I ri me të cilin do të paisen të gjithë emigrantet që fitojnë statutin e qëndrimit në Kanada do të jetë plastik i ngjajshëm me driver’s license (patentat) ose health card (karta e shëndetësisë).



Ky ndryshim bën pjesë në masat që po merren për sigurinë nacionale.

Kanadaja jep rreth 200 mijë lendit emigrant në vit dhe me document të vjeter janë me miliona te cilet shumë shpejt do të kenë dokumentin e ri. Dokumenti i ri ku do të shenohet statuti i emigrantit dhe shumë informacione rreth mbajtësit do të ketë të printuar edhe shennjat digjitale.Mundësia për ta fallsifikuar atë do te jetë 0%.Ky dokument do të paraqitet nga mbajtësi në të gjitha doganat e vendeve ku do të udhetojë dhe do të mbahet deri në momentin që emigranti të bëhet nënshtetas Kanadez.
 

spiderman

Primus registratum
Re: Ligji i ri emigracioni per shqiptart nKanada

pershendetje...shume interesante!
do te doja te dija dicka me teper per kushtet e perfitimit te dokumentave ne canada.
cfare kerkesash duhen plotesuar per te perfituar
keto dokumenta????????
po pate mundesi te me tregosh do tju jem mirenjohes.flm :thumbsup:
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Ligji i ri emigracioni per shqiptart nKanada

Une nuk e di se ku jeton po per mendimin tim mos e merr mundimin kot per ne Canada, ke per tu zhgenjyer ! Nuk eshte Canadaja ajo qe ne shohim ne web sit-et , duhet te jesh ketu qe ta provosh sa e lodhshe eshte !(sinqerisht). Une e kam fituar rezidencen qe ne Tirane por per fat te keq deri tani pas 7 muajsh ketu,pervec se punes se lodhshme,mesimit te gjuhes ,stresit dhe vetmise nuk kam provuar gje tjeter. Pershtypja ime per kete vend eshte qe ky eshte vetem per te edukuar njerzit ! Ka vlere vetem per dokumentet per asgje tjeter !
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Ligji i ri emigracioni per shqiptart nKanada

Me sa di une nuk ka ndonje ligj te vecante per asnje kombesi aq me pak per shqiptaret qe jane komunitet krahasimisht i vogel me te tjeret ! Venia ne dispozicion e kartes magnetike (une jam mbajtes i saj ) ,eshte bere per qellim mosfallsifikimi me i IMMQ 100 qe pse jo si te gjithe te tjeret edhe e shqiptaret e kemi fallsifikuar ! Karta e re eshte Karte qe zevendeson pra IMMQ 100 dhe permban te gjithe informacoinet per mmbajtesin e saj (kombesine, arsimin,daten e hyrjes ne Cadada, dhe me e keqja permban edhe ADN) , dmth qe nqs emigron ne Canada duhet me pas kujdes se gjene me e vogel me bo te kapin, nuk kane nevoje per shenja gishtash ! kjo eshte vetmja gje e re e ligjit, te tjerat jane te gjtha ashtu si kane qene !
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Ligji i ri emigracioni per shqiptart nKanada

nje gje qe eshte me keq tani per pranimin e emigranteve ne kan eshte se eshte rritur edhe kuota min e pikeve per te fituar intervisten
me duket se nga 65 eshte bere 70 pike
per ata qe duan te vijne ka rendesi shume profesioni qe kane dhe mundesia per te gjetru pune ketu
kush do psh le te shohe te www.workopolis.com se c' pune kerkohet ne kanada dhe kerkesat qe kane per punet te ndryshme
per mendimin tim kush eshte familjar as te mos e marre mundimin te vije se do vuaje dhe do te harxhoje goxha pare as femijet ska per ti pasur nen kontroll etj etj
:mad: pergatituni edhe per dimrin se eshte i keq :mad: psh aty ku eshte ky XimiTr eshte 5-8 cdo dite me ftohte se ku jam une ne windsor eshte edhe me ngrohte
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Ligji i ri emigracioni per shqiptart nKanada

Meqe ra fjala... Medaljes i shihen te dyja anet. Dhe pervec anes ligjore, intervista, pike e te tjera problemeve si keto, ka dhe nje dicka tjeter, qe problemet e siperpermendura i kthen ne vogelsira.

http://www.kuro5hin.org/story/2003/2/12/1310/11181

Sikur.. sikur te ngecte sharra tek intervista ... pfff!

--------------
"When God created sunrise, He was trying to copy your smile."
 

Henri Anderson

Primus registratum
Re: Ligji i ri emigracioni per shqiptart nKanada

Qeveria ne ligjin e ri qe do miratoje ka propozuar edhe pagimin e biletes se kthimit per ata qe e lene statusin e residentit te perhershem.
Ai artikuli i pare nuk eshte aspak i vertete (e kam studiuar ligjin). Autori spekullon. Projek-ligji i cili eshte propozuar ne 31 Tetor 2002 akoma nuk eshte lexuar per here te dyte ne parlament. Nese me te vertete do te kishte intersin e shprehur nga autori sot ai do te ishte Ligj. Projekt-ligji parashikon disa leshime me shume per emigrantet. Te lejon ta akumulosh kohen per nenshtetesine ne 6 vjet nga 4 qe te lejon ligji aktual. Nejse se sjam ketu me ju bo moral por vec desha me ju pyet pse nuk ktheheni kur nuk ju pelqen?
Fajin e ka vete shteti kanadez. Ju jep te drejtat maksimale qe diten e pare qe shkelni ketu dhe e hidhni shurren perpjete. Jo pse nuk gjej pune si inxhinjer jo pse sma njohin eksperiencen e shqiperise. Juve ju vjen hakut Greqia me Italine qe ju neperkembin dhe i rrini perulur.
Dhe mos tregoni perralla ketu paskeni DNA tek karta.
 
Top