TheWanderer
Primus registratum
Ligj - jo politike!
Arrestimi i një senatori dhe imuniteti i Bashës
Mimoza Dervishi
Larry Craig, 30 vjet senator i Shtetit në Idaho të SHBA-së, u
arrestua një mëngjes qershori të verës që lamë pas, në aeroportin e Minneapolis. Një polic i thjeshtë i vuri prangat, edhe pse Craig i tregoi kartëvizitën e tij prej senatori. Madje, kjo i përkeqësoi punët. Sipas policit të undercover, Karsnia, i cili kishte kohë që investigonte shkeljet e karakterit seksual në banjot e aeroportit, senatori i kishte bërë shenja për të kryer marrëdhënie seksuale. Një audio-kasetë e policisë u transmetua në televizionet amerikane, ku dëgjohej biseda mes policit dhe senatorit. Polici i lexon të drejtat që ka një njeri kur arrestohet, ku i kërkon me një zë të plotfuqishëm që ai të paraqitej në gjykatë dhe atje të shpallej fajtor ose jo, si të dëshironte. Në intervistën e zhvilluar aty, polici e detyron senatorin të riprodhonte ngjarjen. Fjalët e senatorit ishin kryesisht justifikime dhe ai përpiqej të bënte të paditurin ose naivin për kryerjen e një vepre penale, duke u shprehur se ky ishte një keqkuptim. Fjalët e policit ishin pak a shumë këto: "Kjo është e pabesueshme, unë e pres një gjë të tillë nga njerëz të ulët, po jo nga ju senator, jam shumë i zhgënjyer, keni marrë votat e popullit, ju përfaqësoni njerëzit në Senat, kjo është e turpshme". Senatori Craig doli me pranga në duar nga aeroporti dhe në gjykatë në ditët e mëvonshme u vetëshpall fajtor. Pagoi gjobën sipas ligjit. Senati amerikan dhe sidomos vetë partia e tij republikane, e pritën keq dhe ashpër këtë lajm. Ata i kërkuan atij dorëheqjen nga një sërë postesh të larta që mbante në disa komisione dhe madje u fol edhe për lejen e mandatit. Kjo është pjesa amerikane e ligjit, drejtësisë, fuqisë së një polici të thjeshtë, por dhe moralit të klasës politike dhe asaj shoqërore...
...Dhe nuk po e sjellim këtë shembull për të pretenduar që edhe në Shqipëri, një polic të arrestojë ministra apo shtetarë që kryejnë marrëdhënie seksuale në banjo publike apo makina. Nuk e kemi arritur ende një sistem të tillë funksionues. Akte të tilla apo skandale që na dëgjojnë veshët, për burrat tanë të "lartë" të shtetit, janë vetëm biseda kafenesh, për të cilat as gazetarët nuk guxojnë të shkruajnë, jo më të shkojnë në dyert e gjykatës. Por le të kërkojmë të funksionojë sistemi i drejtësisë për raste të tilla, si ai i fondeve të rrugës Rrëshen-Kalimash, që u përfol në të njëjtën kohë me ngjarjen e Amerikës. Në Tiranë u përfol (dhe është turp që mbeti deri te përfolja), heqja e imunitetit të Lulzim Bashës. Siç gjykon Prokuroria e Përgjithshme, ai duhet të paraqitet atje për arsye që i
di vetëm prokuroria. Nuk është hera e parë, në fakt, që kërkohet
imuniteti i një deputeti dhe sa herë ka ngjarje të tilla, ka triumfuar politika mbi ligjin, pushteti mbi Kushtetutën. Basha me një lloj arrogance u tregonte përmes ekraneve të televizioneve prokurorisë dhe kryeprokurorit "se ja ku jam në Tiranë, pse nuk më thërrisni". Në fakt, prokuroria mund mos të donte hiç të fliste me Bashën. Duke qenë se e ka kopsitur dosjen dhe e ka çuar në Parlament, ajo kërkon ose ta arrestojë, ose ta marrë për
dëshmitar. Ne nuk e dimë këtë dhe as nuk i hyjmë avazit në është i fajshëm apo i pafajshëm Basha. Ai duhet t‘i hapte rrugën ligjit duke lënë imunitetin. Si një shërbëtor i taksapaguesve shqiptarë, ai ka detyrimet ligjore dhe morale padiskutim, të tregojë se ku ka shkuar çdo qindarkë e tyre. Po jo, ministri i thotë një organi të lartë të drejtësisë "s‘kam pasur kohë të vi më parë, tani erdha në Tiranë, hajde flasim". Është njësoj sikur senatori i Idahos t‘i thoshte policit në aeroport, "s‘kam kohë tani, jam duke u marrë me punët e shtetit". Në fakt, ai humbi avionin, u arrestua dhe u intervistua direkt në aeroport. Por kjo ndodh në SHBA. Ndërsa në Shqipëri, megjithëse prokuroria ka ndjekur rrugën ligjore, nuk mundet dot të pyesë apo qoftë dhe të marrë për dëshmitar një ministër, le më të mendojmë arrestimin. Ç‘është gjithë ky imunitet pa fund që i jep të drejtën çdo lloj politikani të shpërfillë me arrogancë institucionet e shtetit? Politikanët shqiptarë, sidomos kur janë në poste qeveritare, janë të paprekshëm, jo nga polici i rrugës, banjos apo aeroporteve, por dhe nga vetë organi më i lartë i drejtësisë dhe as që duan t‘ia dinë për kryeprokurorin. Gjatë këtyre viteve ka pasur mjaft raste kur politikanët kanë kryer vepra penale apo shkelur ligjin
dhe s‘u ka hyrë gjemb në këmbë. Në këtë mënyrë e kemi të humbur davanë me respektimin e ligjit dhe drejtësisë, e kemi të humbur betejën për një demokraci të vërtetë. Shqipëria nuk mund t‘i rregullojë raportet mes pushtetit dhe drejtësisë, me dogma për reforma dhe me shtetarë që injorojnë të parët institucionet e pavarura. Kur në SHBA një senator prej 30 vjetësh s‘ka pikë
imuniteti përballë ligjit dhe një polic është shumë herë më i
pushtetshëm se ai, sepse është i veshur me pushtetin e Kushtetutës së vendit të tij, në Shqipëri as kryeprokurori nuk ka pikë fuqie përballë shkelësve të ligjit, apo atyre që akuzohen të paktën si të tillë. Është apo nuk është shkelës i tillë Basha, këtë duhet ta provojë në gjykatë. Dhe nuk është fjala vetëm tek ai, është në tërësi te pushteti i hekurt i politikanëve, të cilët politikën e kanë parë dhe e shohin si një mburojë për abuzime dhe përfitime. Në Shqipëri nuk ka sot një organ që të kontrollojë pushtetin dhe kjo, siç ka qenë e rrezikshme gjatë këtyre 16 vjetëve, ku kemi përjetuar dhe katastrofa kombëtare, do vazhdojë të jetë për aq kohë sa drejtësia dhe ligji nuk funksionon. Për aq kohë sa të parët që nuk respektojnë Kushtetutën dhe ligjin janë ata që ngjiten në krye të shtetit. Abuzimi me fondet nuk duhet mbuluar me veshjen patriotike dhe atë strategjike të rrugës Rrëshen-Kalimash. Dikush mund të thotë së Shqipërisë shyqyr që i vijnë në derë firma gjigante të ndërtojnë rrugët. Në fakt, me 1 miliard dollarë mund të atraktosh çdo firmë të botës. Dhe këtu nuk po merremi me firmën që mori përsipër ndërtimin e kësaj rruge, edhe prokuroria nuk po heton firmën, por abuzimin që kanë kryer shtetarët shqiptarë. Nuk është problemi i një firme, por shkelja që i bën ligjit qeveria shqiptare. Po pikërisht në kulmin e debatit për këtë çështje, ngrihet një komision hetimor për kryeprokurorin, duke u tërhequr vëmendja nga një rast i madh abuziv dhe duke u ngatërruar sërish institucioni me emrin e përveçëm. Cilido qoftë fati i këtij emri, kjo nuk do ta ndryshojë fatin e institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, në mos do ta përkeqësojë atë. Dhe nëse të dyja krahët e politikës janë të interesuar për reforma në drejtësi, ato duhen bërë të tilla, që çdo qytetar, që nga Presidenti, Kryeministri e çdo politikan tjetër, të jenë të barabartë para ligjit. Teoritë boshe rreth emrave të përveçëm nuk bëjnë gjë tjetër, veçse tregojnë injorimin e institucionit të drejtësisë...
...Senatori Craig po përjeton ditët e tij më të këqija dhe karriera e tij duket se ka marrë fund. Këtë të paktën thonë analistët e medias, por dhe politikanët. Në fakt, ai me ligjin i kreu detyrimet, pagoi 500 dollarë gjobë dhe është në rregull. Hallin e madh e ka me opinionin publik dhe diskretitimi është i atyre përmasave, sa karriera e tij ka përfunduar te banjoja e aeroportit në Minneapolis. Ndërsa në Shqipëri është luks të flitet për figurën publike të Bashës dhe të ardhmen e tij pas kësaj përfoljeje. Jo, jo, në Tiranë nuk ishte kjo çështja, nuk ishte ky debati dhe halli. Opinioni mediatik i Tiranës vetëm sa iu lut Bashës të shkojë në prokurori. Prandaj dhe Shqipëria mbetet Shqipëri.