Libri i fundit i Nikolle Lesit

fjorent

Primus registratum
Libri i fundit i Nikolle Lesit

Shijoni nje pjese te librit te Nikolle Lesit ( botohet pjese pjese ne gazeten Koha Jone) mbi Nanon. Pjese shume e kendshme por besoj edhe shume e vertete:

Une mendoj qe te shkoje dikush ne emrin tone qe t'i thote Nanos se po ben gabim qe po ndan Rexhinen, e cila eshte nje grua e shkelqyer-ngrinte zerin Dhimitraq Rafti, ish-drejtor i Pergjithshem i Telekomit.

-Shko ti, Rafti!- vendosi Emin Barcin- E ke dhe mik per pune te tjera.

-Dakord!

U nis Dhimitraq Rafti drejt Nanos. Me nje merak brenda vetes, pasi mund t'i ikte fjala nga goja, sapo Nano te nxehej, porse, duke qene njeri qe nuk i donte te keqen e vendosi rruges se cfare do t'i thoshte. Personalisht nga pjesetare te kesaj "Sindikate anti-Xhoi" kam degjuar variantin e bisedes mes Nanos dhe Raftit.

- Ou, zoti Rafti! Ku ke humbur more qerrata?

-Zoti kryetar kam ardhur .- dhe i ishte nderprere fjala . Dicka si nje shuk i kishte zene fytin.

-He mo, me ke sjelle gje mua nga ato qe ke vjedhur ne Telekom? E c'me kishe sjelle ato kepuce dhurate? Me keto do te me genjesh ti mua?- i ishte sulur kryetari Nano- Ke bere shume para me emrin tim ti Rafti! -vazhdonte kryesocialisti.

Dhe Rafti u kthye atje ku e prisnin ata te "Sindikates anti-Xhoi" pa ia thene kryetarit mesazhin e miqve.

-Ia the? Si reagoi? U merzit? Apo nuk e cau ****** fare?--pyesnin pa radhe "sindikalistet".

-Jo, nuk munda "tha Rafti i vetedorezuar.

-Do te shkoj une. Tani!- vendosi pa marre miratimin e kolegeve zoti Agim Isaku. Iku Agimi, por erdhi me shpejt se Rafti. Ishte bere serioz. Kishte marre nje pamje udheheqesi.

-Ikim! E leme kete pune- tha dhe u ngrit i pari duke e prishur "Sindikaten".
Ajo qe nisa per t'ua thene lidhet me vajtjen e zotit Nano ne ceremonine mortore per kryeministrin e vrare serb, Xhinxhixh. Po kthemi disa kohe me pas nga "sindikata antiXhoi", porse ia vlen te tregojme se c'po ndodh me liderin e selise roze. Jane fakte qe publiku duhet t'i degjoje, pasi jemi ne nje shoqeri te hapur. Ishin marre masat per ruajtjen e kryeministrit Nano ne Beograd. Gjithcka ishte ne protokoll. Por dicka nuk shkonte. Ceremonia kishte mbaruar. Ne aeroport nuk kishte mberritur first lady shqiptar bashke me nje shoqen e saj. As makina e shoqerimit te tyre. Grua kryeministri ! Duhet dhe shoqerues. Ne Beograd ishte dite zie kombetare. Asnje dyqan nuk ishte hapur. Qepenat rrinin mbyllur pasi po varrosej kryeministri i vendit. Avioni carter i kryeministrit shqiptar kishte mbi tre ore qe nuk nisej, pasi mungonte first lady. Sipas pjesetareve te delegacionit dhe gazetareve qe e shoqeronin pas nja 4 oresh mberrin makina e first lady. E kishin gjetur nje dyqan per te blere ne mes te zise se madhe kombetare serbe. Duheshin veshje plazhi beogradase! I kishin gjetur. Ne Shqiperi ben shume nxehte. Me pas delegacioni erdhi ne mesnate ne Rinas
C'mendim keni?
 

assassino26

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

Ca mendimi te kemi o lum miku....
PSe ka nevoje edhe per mendime ne kete mes.E ka marre me kohe ferra uraten ne Shqiperi,me kete grekofilin e poshter kryetar.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

Nga libri i Nikoll Lesit:

...
- Po te jete si Nikolle do te ndihmoja me te gjitha menyrat per te punuar pro jush per kongresin, por mos harroni se une jam pozicionuar politikisht dhe dalengadale po shkoj, sipas programit politik te partise ku jam zgjedhur-nderhyra.

-Eh, c'te plasi by*a per parti! Pse une per PS po punoj?! Jo, ore! Rregullojme punet tona kete rradhe. Boll dhashe per socialistet me burgun tim. Tani do te fitoj ate cka nuk e shijova ne kater vitet e burgut- foli me tension dhe u ngrit per tu ulur ne karrige e kryeministrit.

...
-Ndersa me ate shalegjatin, Edi Ramen do ti them Besnik Dervishit qe ta mberthej si minister. Ai i ka ca dokumenta Edit ne dore dhe i ben presion sa here te doje. Ndertesa jote do te legalizohet urgjent- foli sikur te kishte gjetur Eureken- Me Edin nuk flas per momentin. Sikur e luan paksa by*en ai , por do t'ia kopsis pas kongresit.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

Vazhdimi i librit:

I kisha kerkuar njehere takim ne dhjetor te vitit 1997, asokohe ishte prape kryeminister. Doja te me ndihmonte te merrja nje kredi ne Banken e Kursimeve, pasi isha ne hall ekonomik, meqenese redaksine e gazetes ma kishin djegur me 2 mars 1997. A e dini c'pergjigje me kishte dhene kur e takova ne hyrje te hotel Rognerit bashke me Finon e Malajn.

-Aha, kete hall ke ti?! Tako Kristinen! - dhe kishte ikur i shoqeruar nga shpura e rojeve te shumta. Nuk me dha kohe qe ta pyesja se c'eshte kjo Kristina. Ate darke mendova se Kristina do te ishte ndonje drejtoreshe banke apo krediti, apo edhe me tej zv/ministre e Financave. Kisha fjetur plot enderra te bukura ate dhjetor te ftohte te vitit 1997. "E takova vete zotin Nano ! Me premtoj se do te me ndihmoj per gazeten e djegur" - i kisha thene gruas, Natales. Por kur kisha pyetur te nesermen Ben Blushin e Vladimir Prelen, asokohe keshilltare te zotit Nano se "kush eshte kjo Kristina qe duhet te takoj?", Blushi ishte shkulur se qeshuri.

-Si te tha, tako Kristinen?!- pyeste dhe pergjigjej prape duke u gajasur Ben Blushi.

-Pse, ore cke?- isha nxehur me Benin.

- Ama Kristinen! E paske zgjidhur hallin!- thoshte nuk pushonte se rrekuri.

-Degjo Niko! -nderhyri Vladimir Prela, nje burre i thinjur, por plot gjalleri. Ladi kishte punuar tek une ne gazeten "Koha Jone" si shef i rubrikes se jashtme - Ne punojme me te dhe kur don te heq qafe ndonje i thote tako "Kristinen!" Pra, ka tallur

-Trapin!- nderhyri Beni dhe vetem gajasej- Kristina eshte sekretare e tij ne parti. C'pune ka ajo me banken dhe kredine tende?! Te gjithe atje perfundojne tek "Kristina"- theksoi Beni dhe me ne fund u be serioz.

-Ma ka futur domethene ?- pyeta kot se koti, pasi pike gjaku nuk me kishte mbetur ne fytyre. Kisha kater vite qe e ndihmoja me shpirt, pasi kishte te drejte, se ishte burgosur pa te drejte, mendoja sinqerisht. Nje fytyre me vinte e nje tjeter me shkonte. Nje duf i madh me ishte mbledhur ne gryke.
Pjesa tjeter tek: http://www.kohajone.com/lexo.php?id=18648

Nuk paska liber me te bukur e me realist mbi politikanet shqiptare.
 

Lu

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

...Hej dreq....!!! Sec me ngjan me nje " Shkelqimi dhe renia e shokut ZYLO" te Driteroit....
 

Erolina

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

Megjithese kjo eshte nje hakmarrje personale e Nikolle Lesit(qe i terheq te gjitha te mesipermet sapo Nano i ofron c'ka i intereson Lesit), kjo eshte nje fatkeqesi. Vecanerisht te lexosh pa "gdhendur" fare gjuhen me te cilen komunikon kryeminsitri yne i dashur, i dashuruar marrezisht pas Xhinit, Xhoit dhe xhindeve te kokes se vet, qe po e cojne Shqiperine serish ne duart e qofte-largut.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

Pjesa e sotme:
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=18674

Pak a shume e njejta skeme si ne vitin 1992-1993 kur qeveriste PD, por asokohe operacionin anti-Koha Jone e drejtonte Blerim Cela, kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit. Edhe atehere Blerim Cela kishte bere kallzim penal per mua si botues i gazetes. Nuk isha deputet dhe menjehere me moren te pandehur. Grupi hetimor drejtohej nga Prokurori i Pergjithshem Alush Dragoshi. Prokuroret ishin Vaske Simeoni dhe Petrit Fusha. Qendrova i pandehur dhe me detyrim paraqitje cdo te marte dhe te enjte. Nga halli mesova hilet e nje gazetari hetues. Duhej qe ato te cilat mi thonin ne hetim se "nuk ka gje per ty, por na kane urdheruar atje lart "t'ia transmetoja publikut. Sa here hyja ne zyren e prokuroreve-hetues me kontrollonin se mos i incizoja. Atehere takova Frrok Cupin, i cili me gjeti nje stilolaps qe incizonte. Ma kishin sjelle ne maje te hundeshetuesit. Kishin dy vjet qe me mbanin ne hetuesi e presion dhe ne koifidence me thonin " eshte urdher nga lart per ty. Do te mbajme te pandehur!". Mendova djallezine dhe ua futa bukur. Isha bere si i shtepise ne Prokurorine e pergjithshme. Pra jemi ne vitin 1993. Mora kasetofonin e gazetarit ne xhep, ndersa ne corape "atje ku futa dollaret per Nanon ne vitin 2003) ngjita stilopasin pergjues. Kasetafonin ne xhakete ma moren, por nuk iu shkoi mendja se kisha tjetrin ne corape.

-Nuk ka asgje ne dosje, more Niko " fliste Petrit Fusha, prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme.

-Hiqe masen si i pandehur-thosha i merzitur.

-C'te heqim a derezi! "nderhynte Vaske Simeoni, prokurori tjeter- Te heqim veten nga puna po te mbyllim ceshtjen penale ndaj teje si i pandehur.

-Ama. Ia kishe fut bukur sot Berishes per ate qe tha ne Fushe Kruje. Keni gazete te forte. Lexohet. Une per vete e marre fshehurazi- me foli hetuesi Petrit Fusha.Te nesermen e botova te plote ne gazeten "Koha Jone" incizimin e bere. Plasi skandali. Pra keshtu ua punova edhe kontrolloreve tatimore te derguar nga Fatos Nano ne dhjetor 2002. Kishin kontrolluar dhe bere rremuje gjithcka ne dokumentat financiare te medias "Koha Jone" dhe nuk kishin gjetur ate cka donte kryeministri te hakmerrjes ndaj meje. Kisha pyetur botuesit dhe pronaret e mediave te tjera nese po kontrollohen edhe ata. Me kishin thene "jo". Kur e nxori gazeta "Koha Jone" kete fakt menjehere cuan ca njoftime kontrolli ne disa gazeta problematike per qeverine, por nuk kontrolluan. Blendi Fevziu , drejtor i gazetes "Korrieri" me thote ne telefon se " erdhen nja dy veta pas zhurmes tende. Ashtu sic erdhen nxitimthi edhe iken pa kontrolluar gje. E kane me ty, Nikolle!". Mbaruan kontrollin. Nuk thonin as mire e as keq. Nuk ua mbante. Atehere i incizova me njerezit e mije pa e ditur asnjeri prej tyre. Degjova qyfyre e gallate, aq sa ia vlen t'ia japesh emisionit te shumeshikuar "FIKS FARE".
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

Ha ha

Nikolle Lesi.... e si mund te jete ai njeri i besueshem kur fare hapur lepin ate qe peshtyu dje. Kjo eshte vertet politike, por ne fund te fudnit disa principe baze i kerkon ti ruash, per hir te besueshmerise. Si mundet valle te kete kredibilitet nje njeri me nje fjalor teper te kufizuar (shikojeni kur flet) dhe qe e ka shpalosur hapur problemin PERSONAL qe ka me Nanon.

A mund te kete kredibilitet nje njeri qe dikur u be deputet nga mbeshtetja e Nanos, dhe qe sot e kerkon Nanon ne burg, vetem e vetem sepse ai e ka lene pa post. A mund te kete besueshmeri nje figure pa principe si Lesi qe sot papritur harroi cdo hasmeri dhe persekutim qe vuajti nga Berisha, cdo kercenim qe mori dhe beri ndaj tij, burgosjen, djegien e gazetes, bllokimin e saj etj etj pikerisht sepse i duket se me Berishen ne krye ai do perfitoje nje vend ne qeveri.

Kush ai qorr qe nuk e di se Nano mund ta fuste fare mire ne xhep Lesin nqs ai do ti kishte afruar nje post drejtues atij. A eshte valle per tu marre seriozisht nje njeri me sindromen e viktimizimit qe vetem flet si qemoti se si qeveria po persekuton veriun dhe katoliket ne ate vend.

Lesi edhe si Saliu dha dha, dhe me ne fund e nxorri koken e bajraktarit koketrash, dhe e degradoi debatin politik ne shqiperi ne nje debat te pavlere dhe pa interes per askend.

Libri i Lesit eshte sulmi i tij personal mbi Nanon dhe askujt nuk i kercet per kete ne shqiperi. Qenia lider nuk eshte aspak problem karakteri por arritjesh dhe zgjidhjesh te cilat Nano i ka 10 here me shume se opozita ne cdo fushe. Liderat me te suksesshem ne te gjithe boten kane qene apo jane imorale, hajdute, qeflli femrash, pijanec etj etj. Qe prej Kenedy, Nixon, Klinton, Andreoti, Helmut Koln, Berluskoni etj etj jane te gjithe me njolla te tilla, por suksesi i tyre nuk diskutohet.

Libri i Lesit eshte padyshim libri i deshperimit. <span style="font-weight: bold">Lesi (dhe opozita) si i paafte qe eshte per te dhene zgjidhje dhe alternativa me te mira se Nano sigurisht kerkon ta sulmoje ate personalisht. Kujt i kercet? Shqiptaret jane prape me mire sec ishin kur iu vodhen 1.2 miliarde dollare nga hajdutet publike te Berishes dhe me mire sec ishin kur u vrane dhe u shkaterruan si dikur nen pushtetin e Berishes qe sot del krah per krah me Lesin ne fushate. Apo kjo gje valle ka moral? Te vriten 2500 shqiptare nen udheheqjen tende, dhe te vidhen 1.2 miliarde dollare qenka morlaisht e pranueshme per zotin Lesi aq sa ai mos te shkruaj liber padites, dhe me tej qenkan kaq te pranueshme per te saqe ai te bej fushate me keta te falimentuar per pushtet. </span>

Pse eshte pra i paafte Lesi per keto dhe na jep ketu histori e thashetheme me pasione apo inate personale qe ne thelb askujt nuk i zgjidhin hall. Le te ballafaqoje Lesi arritjet, rruge, TEC-e, Aeroporte, investime strategjike, integrim ne NATO, stabilitet dhe tolerance te brendshme, luften ndaj krimit, kontrabandes etj etj.

Ja per keto jemi ne te interesuar, se keto na vene buke ne tryeze dhe jo historite shterpe dhe boshe ku Lesi na e shpalos veten si qytetarin shqiptar me te padjallezuar, naiv dhe dashamires, qe te gjithe ia futin me &quot;shejtanllek&quot;. <span style="font-weight: bold">E ne fund te fndit kujt i nevojitet nje TEVEQEL me shume si puna e zotiti Lesi? </span> Keto debate qe jane tashme te lena menjane edhe nga pijanecet e qebabtoreve me te humbura te Tiranes.
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

MOS TE DUKET QUDI MORE MARTIN 00000001 SE JU SAHANLEPIRESIT E KOMUNZMIT ATE PUNE KENI.
CFARE PESHTYNI SOT SE PARTIJA JU KA THENE SE ESHTE E KEQE JU E LEPINI NESER SAPO PARTIJA TE NDERROJE KURS APO IDE...
I TILLE ASHT NIKOLLA QE DERI DJE JU BERI SHERBIM ME SHUME SE KALLASNIKOVET E GRUPET TERRORISTE QE KRIJUAT,SEPSE AI I BERI TE&quot;FAMSHEM &quot;NEGAZETEN E TIJ TE CILES PARTIJA JA PAGUANTE HARXHET....TE TILLE JENI EDHE JU...SOT LEHNI GJITHE DITEN PER CFARE JU KANE NGARKUAR E NESER PO ASHTU LEHNI EDHE PER DETYREN E RE QE MUND TJU NGARKOHET PAVARESISHT NESE I BIE NDESH DETYRES SE PARE. JU S'JENI ASGJE TJETER VEC PILOTE VDEKJE PER TI RRITUR JETEN PARTISE...
 

reservoir dog

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

shkurt dhe shqip,ju te tjeret,popull i paditur qe beson cdo fantazi qe i serviret,pyesni veten:cfare e shtyn nikolle trap lesin te shkruaje ate &quot;liber&quot;? he? 2 gjera motivojne vprimet e njerezve:interesi(i perkthyer do te thote leke,pasuri,prona,femra) dhe frika.

ne kete rast nikolle lesi,nje shpifes langaraq i rendomte,me keq se sali idioti,vepron i shtyre nga ndjenja e hakmarrjes ndaj fatos nanos,per arsye grindjesh per pune perfitimesh,pra!

ai nuk ka qene kurre aq i afert me rrrethin e fatos nanos sa te dije gjithe ato qe shkruan te ajo kryeveper perle e rralle erudicioni letrar.

popull i paditur,mos besoni gjithe ca ju serviret e gatshme! learn to use your fu*cking heads!

mund te thuhet qe shumica derrmuese e &quot;fakteve&quot; qe shkruhen aty jane fu*cking bullsh*it.por disa te tjera jane pothuaj realitet.gjithsesi atmosfera,aureola qe rrethon boten e fatosit eshte e ravijezuar mire.po ashtu edhe tipat njerezore qe hang around fatos nanos.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

Ti dogo,qeke dog edhe cfare dogut.
Ti pra qenke mendja e ndritur qe duhet te udheheqesh kete popull cfare te besoje e cfare te mos besoje.Interesante,s'ma hante mendja qe nji dog te na ndricoje mendjet tona kaq te shushatura qe as vete se dinim shushaterine e mendjes tone.
1 keshille kisha une pjese e ketij populli te shushavitur,kupto vete i here se cfare duhet kuptuar pastaj hajde e na udhehiq edhe neve.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

Sikur shqiptareve tu servirej nje alternative zgjidhjeje sot ndaj Nanos, Nano do ishte vertet nen presion real per te permiresuar me shume dhe gara per pushtet nuk do fokusohej rreth xhinit te Nanos, moralit apo qejfeve te tij personale, qe askujt nuk i hyjne ne xhep, por gara politike do fokusohej drejt arritjeve reale, planeve konkrete qe vertet sjellin ndryshime materiale tek shqiptaret por qe kerkojne vizion, pune dhe aftesi.

Asnje nga keto nuk i ka opozita dhe kritiket e pozites sot. Kritika me e forte kundrejt Nanos eshte ajo ndaj jetes se tij personale. Shqiptaret jane kaq te trishtuar sot per pak sukses, saqe sikur Nano te nderronte 10 gra, te pinte nje vapor me xhin dhe tia fuste te gjithe rrethit te tij shoqeror, prape do rrinte fuqishem ne pushtet nqs rezultatet e tij ne ekonomi dhe jeten sociale ne shqiperi ti kenaqnin absolutisht shqiptaret.

Por kjo nuk mund te realizohet ne praktike per vete kushtet e shqiperise qe jo per faj te Nanos nuk lejojne askend te kete suksese absolute. Megjithate sukseset relative ekzistojne dhe jane te mundshme. Psh Nano dhe PS as qe mund te krahasohet me PD dhe Berishen per nga arritjet reale, por kjo prape nuk eshte mjaftueshem, pasi PD dhe BErisha jane pika me e ulet e references per keto probleme. Shkurt, me keq se c'e beri PD dhe Berisha nuk behet.

Shqiptaret ne kete situate turren te etur per rrugedalje dhe kerkojne plot pasion nje zgjidhje me te mire. Por kur ky vrull perballohet me llhataren Sale qe me keq s'ka ku te veje sigurisht shqiptaret zgjedhin te keqen me te vogel. Problemi qendron ne faktin se shqiptareve Sali Berisha, revanshi, pasioni, dhe mentaliteti i tij qe pasqyrohet sot edhe tek shkrimi i Lesit, pra inati personal, sulmi personal dhe mungesa e merites, i mban peng peng alternativat.

Alternativa e pushtetit te Nanos eshte Berisha 10 here me i deshtuar dhe i falimentuar ne pushtet. Te tjeret jane te pafuqishem sepse polarizimi qe ka injektuar Sali Kali ne shoqerine shqiptare nuk pranon zgjidhje tjeter vecse ato alla-Sale.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

Ka edhe disa injorante te tjere ketu qe akoma akuzojne opoziten per 97. Qe te mbahet dhe rruhet, rregulli, rendi, ekuilibret e brendshme, stabiliteti ne nje vend duhet te perdoret fuqia e pushtetit. Kombet zgjedhin lidera dhe qeveri, qe keto te fundit te arrijne te udheheqin nje komb ne paqe e harmoni, si dhe drejt progresit dhe perparimit, dhe jo qe ti zhysin ne kriza ekonomiko-sociale e pastaj te akuzojne te tjere per pergjegjesite qe ata vete kane, si psh ne kete rast kur maloket e PD akusojne PS apo kundershtaret e tjere. Opozita nuk ishte ajo qe kishte as shtetin dhe as pushtetin ne shqiperi. Per me tej, nuk ka komb ne kete bote qe te vidhet sic u vodh shqiperia ne 97 dhe te jetoje ne paqe i qeverisur nga po ata qeveritare qe i shkaktuan kete tragjedi.

<span style="font-weight: bold">Hajdutet publike (firmat piramidale)te kujtdo nuance politike qofshin, si edhe bandat e armatosura vodhen ne shqiperi sepse ata U VUNE NE POZITA TE FAVORSHME PER TE VJEDHUR, PIKERISHT NGA SHTETI DHE PUSHTETI I PD DHE BERISHES. PS ne ate kohe nuk kishte asnje lloj fuqie per ti dhene firmave piramidale pushtet per te vjedhur.</span> Ishte PD dhe Berishe te zgjedhur nga populli pikerisht qe ta mbrojne ate nga keqberesit, por e kunderta ndodhi. Opozita jo vetem qe nuk kishte asnje gisht, por ajo ishte totalisht inferiore per te reaguar, fale perjashtimit total nga shoqeria shqiptare, demonizimit dhe persekuimit qe iu be per 5 vjet. Kjo u pa qarte tek 1) sesi opozites iu vodh vota ne 96 aq sa edhe ne bastionet e PS psh ne Permet kandidatet e PD fituan me 99% te votave 2) ne protestat e tyre ne maj te 96 ku edhe pse ata u abuzuan ne menyren me barbare nga policia, asnje gur nuk u hodh kunder policise.

Pasi kishte eleminuar opoziten dhe pushtetin qe ajo duhet te mbulonte dhe ushtronte ne skenen politike shqiptare si variant alternativ, Berish Maloku u gjend perballe nje vakumi ne skenen politike shqiptare, vakum ky qe e mbushen horrat dhe gangot, produkti me perfekt i pushtetit te Berishes (para Berishes nuk kishte gango apo mafioze shqiperia). Horrat dhe gangot tashme te fuqizuar ekonomikisht pikerisht ne nje ambient te pershtatshem te krijuar nga shteti i PD ku te gjithe rrinin kafeneve e bingove dhe askush nuk punonte, e pane veten mjaft te zote per te pretenduar edhe pushtet politik. Keshtu Berisha perfundoi me kundershtare politike si gangsteri Zani me shoke, sepse si malok koketrash qe ishte nuk deshte perballe tij Nanon e civilizuar apo PS duke i eleminuar ata me burg apo persekutim. Privilegjin e te qenit kundershtar te tij, Berisha vete ia akordoi Zanit dhe co. pikerisht me xhahilllekun e pafundm si ari malesh.
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

<span style="font-weight: bold">

Une e kam pasur dhe e kam&quot;xhan&quot; NIKOLLEN,aq sa e keni ju sot. Pra sdua tje shoh shkrimin,pavaresisht se nga e kthen flugerin.

Por per hire te se vertetes ne kohen kur Partise tuaj dhe gazetes ZEHRI I POPULLIT nuk e besonin me as komunistat e vjeter apo te rinj, ai pleh me plehurinen e tij KOHA JONE te shpallur si e PA VARUR ju beri nje sherbim qe ju kurre nuk duhet ta harroni, ne asnji situate, sepse ai sherbim ju solli ne pushtet te cilin edhe sot e mbroni me gjak e vjedhje ne kurriz te popullit shume te vuajtur shqiptar, por qe ka shum gjynahe edhe per rikthimin e komunizmit fale injorances politike qe i kishte rrenjosur PPSH, por thone se semundja vjen me kilogram dhe iken me gram.

Nuk e di a ka qene deshira e Nikollaqit qe te jete prane Fatosaqit por e di mire se jane keto te fundit qe e mbajten afer per sherbimet e pacmuara.

Kriminelja Ultra komuniste Zenepe Luka nuk shkruante tek ZEHRI I POPULLIT per Krimet e bandave te Vlores apo te Mallakastres sepse atje nuk do te kishin jehonen qe paten ne syte e njerezve injorante si tek KOHA E JONE(TYRE)

Ate qe ju sot e quani&quot;BUDALLA&quot;, qe per mua eshte mirditor shume i mencur, duke njohur pallatin nga brenda ka pare se FUNDI nuk eshte i larget dhe eshte larguar qe te mos kete fatin e udheheqesve te sotem HAJDUTO-KOMUNIST.

Sepse historija thote se nga anija qe po digjet te paret ikin MINJTE,... DHE KJO ME GEZON PA MASE</span>
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

Ca persona ne AF mendojne se duke share Nikoll Lesin e bejne ate jo te besueshem.
Skene kjo e cdo filmi me gjyq. Beje te pabesueshem deshmitarin ne syte e jurise, qe te perfitoje i pandehuri kriminel.


I keq apo i mire Nikoll Lesi, kjo nuk ndryshon faktin qe Nano eshte nje halabak i martuar me nje ish-prostitute Athine dhe qe te dy po e demtojne me shume se Enveri me Nexhmijen Shqiperine dhe te ardhmen e saj.


Lexoni cfar shkruan Nikolla sot:

HAKMARRJA E XHOANA NANOS


Qe gruaja me emrin Xhoana Nano eshte kryeministrja reale e Shqiperise nuk ka asnje pike dyshimi. Zoti Nano vetem firmos dhe urdheron cka thote ajo grua, e cila ne nje kohe rekord ngriti kompanite Xhoi Travel dhe Albacopter. Shoqeria e pare ka marre monopolin e levizjes ne toke nga Shqiperia ne Greqi e anasjelltas, kurse shoqeria e dyte e krijuar pas se pares Albacopter u krijua, pasi nuk i mjaftonte toka. I duhej edhe ajri. Helikoperet e shoqerise se saj private &quot;patrullojne&quot; qiellin sa nga Korfuzi ne Shkoder, sa nga Ohri ne brigjet e ishujve greke. Nese kjo grua do te kishte ardhur e pasur nga Athina e nates ne Tirane, atehere gjithsecili do te perulej para aftesise se saj per te menaxhuar. Por nuk eshte aspak keshtu. Kur i kam kerkuar ministrit te Financave Kastriot Islami &quot;viti 2003) qe te jap shpjegime ne parlament ne seance te hapur se sa detyrime fiskale apo sa here jane kontrolluar nga organet tatimore bizneset e gruas se kryeministrit Nano me eshte pergjigjur, bile edhe me shkrim: &quot;Nuk lejohet qe te nxirret sekreti i nje firme private&quot;! Nese duhet te kete transparence me teper se te gjithe duhet te jete kryeministri dhe natyrisht e shoqja, e cila shfrytezon pushtetin ekzekutiv te te shoqit qe quhet sot Fatos Nano. Nuk mundet qe te luhet roli i &quot;parimorit&quot; sic ben kryeministri aktual dhe nga ana tjeter zbaton aksiomen &quot;beni si them une, e mos beni sic bej une!&quot;. Une kam pare me verejtje kopjen e deklarates se pasurise se Fatos Nanos te vitit 2002 dhe ate te vitit 2003. Kjo e vitit 2003 ende mbahet sekret, porse une arrita ta lexoj. Prape fukara i madh na del ky zoti Nano ! Gjithcka ne emer te gruas se dyte Xhoana Nano, a thua se e ha njeri kete lloj manovrimi gjoja &quot;ligjor&quot;. Kryeministri na qenka fukara, kurse Xhoana pasanike! A flene ne nje shtepi keta te dy?-mund te thote dikush. Apo vetem bashkejetojne? Apo rrine si concubinage &quot;bashkejetese pa kurore)?! E beri nje shkrim ne korrik 2003 Andi Bushati, drejtor i revistes Klan, po ne kete reviste dhe desh hengri dajak nga Xhoana Nano. Natyrisht jo direkt nga dora e saj, por nga disa bodigarde qe ruajne burrin e Xhoanes e qe eshte kryeministri Nano. Bushati kishte botuar disa dite pas doreheqjes se zotit Meta nga posti i zv/kryeministrit ne korrik 2003 nje editorial ne kete reviste, ku analizonte qetesisht Fatos Nanon. Por nder te tjera ai kishte permendur nje fragment se zoti Nano punonte edhe per te kenaqur shijet e nje femre me emrin Xhoana. Bushati kishte futur dhe nje fjale concubine, natyisht qe lidhej me Xhoin e Fatosit.

Concubine ka kuptimin direkt bashkejetese. Kryeministri qe merr vesh edhe nga frengjishtja nuk e kishte perkthyer tamam concubine ne termat qe e kishte fjalori dhe qe nenkuptonte Andi Bushati, por i kishte lene shijen e keqe te fjales, pse te mos e themi te asaj femre qe shetit naten neper semafore. Kaq kishte dashur kryeministri Nano dhe ishte betuar qe sapo ta takonte Bushatin do &quot;t'ia rregullonte samarin&quot;. Sikur t'i ishte lutur Perendise Xhoana nuk do ta kishte gjetur kaq perballe Andin. Bashke me gruan, nje grua qe gezon respekt ne te gjitha qarqet intelektuale, Bushati kishte shkuar si &quot;cjapi tek kasapi&quot;. Diten qe kishte botuar shkrimin ne revisten Klan, Andi hyn ne restorant Kashta ne Durres bashke me te shoqen per te ngrene nje darke. Restoranti eshte privat dhe nuk administrohet nga Drejtoria e Sherbimeve qeveritare, pra mund te hyje kushdo. Nderkohe rojet te shumta e kishin rrethuar restorantin ku darkonte kryeministri Nano me te shoqen, Xhoanen. Bushati hyn ne restorant, ulet ne nje cep per te ngrene darken e premtuar se shoqes. Sapo e shikon kryeministri dhe Xhoana therrasin njeri nga rojet e tyre. Nderkohe Andi porositi, pasi i hodhi nje veshtrim tangent menyse.

-Duhet te dilni nga restoranti!- iu afrua nje nga rojet e shumta te kryeministrit. Perballe Xhoana luante me dore ne drejtim te Bushatit. Sec thoshte ajo grua kryeministri familja Bushati nuk po e kuptonte, porse rojet e rrethuan ne pritje qe te linte restorantin.

-Ore, une jam klient i ketij restoranti. Kam porositur dhe po pres te ha darke. C'kam bere?- insistoi Andi dhe u mundua te merrej vesh me rojet e Nanos, te cilet per nga menyra se si shikonin donin te thonin se &quot;Xhoi dha urdher. E dime se eshte fyese dhe e padrejte, por na kupto. Na heq buken e gojes ajo!&quot;. Situata ishte nxehur jashte mase. Kryeministri dhe Xhoana pinin vere te shtrenjte ne tavolinen perballe dhe benin sikur nuk e shikonin Andi Bushatin tashme qe rojet e kishin rrethuar per ta nxjerre forcerisht nga restoranti. I kishte ndodhur edhe ne vitin 1995 kur sapo kishte pergatitur numrin e gazetes &quot;Koha Jone&quot; bashke me koleget dhe ishte futur tek bar-restorant &quot;Caplini&quot;. Bushati shquhej per shkrimet e forta ndaj qeverisjes se PD-se dhe kishte krijuar armiq ne pushtet si gjithe gazetaret e tjere te &quot;Koha Jone&quot;. Edhe atehere duke ngrene kishte qene. I lodhur pas punes stermunduese gjate tere dites e deri ne ora 24.00 Andi ishte gjendur ne korrik 1995 para nje pice, duke e ngrene si i uritur. Tre punonjes te SHIK-ut te Gazidedes ishin futur brenda ne restorant. Ne te njejten menyre si bodigardet e Nanos i jane drejtuar:

-Perjashta! Perjashta!

Meqenese Andi me koleget nuk kishin dale, pasi pica nuk kishte shkuar ne fund pas asaj lodhje te dites, njeri prej shikasve e ka marre zvarre gazetarin Bushati dhe e ka nxjerre nga restorant &quot;Caplini&quot;. Ne ate korrik 1995 ishin shikasit pa eprorin e tyre qe flinte ne ate ore, kurse ne korrik 2003 rojet kishin shefin e tyre Nano qe i urdheronte, duke qene vete ne restorant.

-Mire, mire po dalim, porse shume fyese eshte kjo qe po beni &quot; ishte pergjigjur drejtori i revistes Klan rojeve, por me veshtrim nga tavolina ku rrinte first lady shqiptar me burrin e saj Fatos Nano. Sapo ishte duke dale tek dera Bushati me te shoqen ishte degjuar nje e bertitur e madhe e kryeministrit Nano.

-Hajde gezuar! Me fund ta pijme kete gote!

-Si nuk pati fytyre e na hyri ne restorant pikerisht sot qe ka kritikua ne reviste &quot;kishte nderhyre gruaja e neteve te Athines qe lumturohej ne krahet e kryeministrit shqiptar.

-Merre pak ne telefon Bushatin dhe kercenoje &quot; kishte insistuar kryeministri. Pas pak Bushati i fyer degjon ne telefon zerin e gruas qe e nxori perjashta restorantit ne menyre fyese.

-C'ishte ajo qe kishe shkruar per mua sot ne reviste?- ishte pyetja e zonjes se pare te vendit, e cila po pinte atje ne &quot;sarajet&quot; e kryeministrit shqiptar- Apo kujton se nuk e dijme kuptimin e fjales concubine? E di frengjishten me mire se ti burri im!- fliste, pyeste e pergjigjej po vete Xhoana Nano. Natyrisht une nuk kam qene ne linje apo ne pergjim , porse aq sa me ka treguar Andi i merzitur ate nate po mundohem ta riprodhoj per publikun.

-Concubine ka kuptim tjeter nga ai qe e keni marre ju zonja Nano &quot; ishte munduar Bushati t'ia shpjegonte- Zoti Nano e di frengjishten per ta folur e jo per ta shkruar!

-Ai i di te gjitha! Por mos guxo me te shkruash per mua- kishte mbyllur telefonin gruaja e pare e ketij vendi. Fjalen concubine zoti Nano nuk e kishte marre ne kuptimin real te fjales qe do te thote bashkejetese, por, sic thame pak me siper, atje ku i digjte. Concubine! Bashkejetese e rregullt apo bashkejetese me grua pa kurore?! Nje perkthyes tjeter e dhiste fare kur thoshte se concubine perkthehet bashkejetese me nje kurve. Hajde si ta marresh. Edhe ashtu, edhe keshtu . Bushati e kishte thene ne kuptimin e drejte te fregjishtes se tij. Pala tjeter e kishte marre aty ku iu digjte. Por drejtori i revistes mbeti pa darke ate nate vetem per ate fjale concubine.

Nuk mjaftoi nxjerrja perjashta nga restoranti per Bushatin. Nje Bushat tjeter e hengri nga zemerimi i familjes Nano. Vetem pas nje jave Medi Bushati, nje nga personalitetet e larta te futbollit shqiptar, babai i Andit, shkarkohet nga detyra e drejtorit te Stadiumit Kombetar &quot;Qemal Stafa&quot;. Kishte edhe 6 muaj per te dale ne pension. Nga njerezit qe kane bere epoke ne sport. Edhe ai e hengri nga fjala concubine e Andit! Dy Bushate i palosi kjo grua qe e ngaterronte fjalen concubine me perkthimin grek qe do te thote te kesh punuar tek lagjja e Kullave!

Kjo ishte nje nga historite e vargut te hakmarrjes se Xhoana Nanos me duart e kryeministrit. Foli Fatos Klosi, ish-kryetar i SHIK-ut tek Top Channel nja dy fjale tha per Xhoin dhe agjenturen greke. E moren te pandehur menjehere Klosin ne kundershtim me cdo ligj e moral, pasi kryetari i sherbimit sekret te cdo vendi paguhet dhe ruhet ne menyre te vecante. Ne koken e tij jane sekretet e vendit, ndaj i ruhet koka. Kurse Nano per ti plotesuar deshiren gruas se tij e futi neper sallat e prokurorise. Gruaja e Klosit, Dorina, beri vetem nje deklarate ne mbrojtje te te shoqit dhe per dy dite u shkarkua nga detyra e drejtoreshes se drejtorise se Kontrollit ne ministrine e Arsimit. Vete kryeministri merrej me ate shkarkim. Qejfi i Xhoit duhej plotesuar! Kritikoi TV Klan veprimet jo ligjore te kryeministrit Nano dhe u urdherua Policia Ndertimore qe te dergonte fadromat ne fshatin turistik, ku ndodhet vila e biznesmenit te pare me te suksesshem shqiptar Marsel Skendo. Zoti Skendo eshte bashkepronar ne TV Klan. Sa here Nano shkonte ne Durres perballe viles se Marselit u thoshte qe te rreshtonin morine e fadromave te policise ndertimore per ti bere presion njerit prej bashkepronareve te ketij televizioni qe pasqyronte te verteten e hidhur per Nanon. Vete kryeministri rrinte duke pire dhe kenaqej me faromat qe i linte te gatshme per shembje. Qendronte stoik nga ofertat dhe presionet Aleksander Frangaj, drejtor i Pergjithshem i TV Klan dhe kryeministri niste vargun e policeve tatimore per te kontrolluar.

Ky eshte shfrytezim i paster i pushtetit. Keshtu humbet PS dhe socialistet e thjeshte, te cilet aspirojne se kane nje kryetar qe mendon per ta. &quot;Me plasi ***** per PS-ne!&quot; me kishte thene ne takimin qe beme ne kryeministri ne maj 2003 dhe nuk me shqitej nga mendja. Socialistet e thjeshte mendojne se ato fjale qe ai thote per ta ne konferenca apo kongrese burojne nga thellesia e zemres se kryetarit. Nuk e dijne se kryetari Nano ka dy vite qe ka ndryshuar krejtesisht. Nano e ka mendjen tek concubine e Bushatit dhe tek thesi i parave te mbledhura cdo nate. Dikur ishte ndryshe kryetari. Ishte buzagaz, miqesor, bashkepunues.

Tashme kryeministri Concubine!
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

<span style="font-weight: bold">O ISAAC NEWTON!
Sa mire bere qe e ke cituar shrimin me siper,mbasi une nuk kisha ndermend ta lexoja.
Me te vertete me ke Freskuar memorien.

Te them te drejten,Andi Bushatin e kam njohur si Gazetar dhe me ose pa respektin per shkrimet e tija ne KOHA E TYRE apo me vone si drejtues tek KLANI I TYRE,kurre nuk kam njohur dhe nuk me ka interresuar origjina e tij familjare.

Kur ti permende Bushatin e dyte qe e paska&quot;ngrene&quot;nga Xhoana atehere cdo gje u be e qerte per mua.

Pra ANDI BUSHATI qenka djali i MEHDI BUSHATIT,Komunist me thundra. Ish kryetari i Federates Shqiptare te Futbollit,shkodran denbabaden por dhe nji nga armiqte me te medhenj Shkodres e sportit te suksesshem. Sa e sa kupa e kampionate jane merite personale e tij qe nukjane lejuar me te gjitha menyrat qe te vijne ne Shkoder.Kjo ishte ne fushen e sportit sepse te tjerat isha i ri ti dija ne ate kohe.

Po nga i buronte gjith ai Pushtet,nje&quot;maloku&quot;nga Shodra ne babilonine e pushtetasve mallakastriote e te tjere...???

E thjeshte.Mehdiu ishte dhenderi apo burri i vajzes se vete numrit 2 te asaj kohe RAMIZ ALISE,nje tjeter Shkodran,armik i betuar i Shkodres.Dhe besoj se e kuptoni se cfare pushteti kishe kur ishe pjese e nomenklatures se kuqe.Imagjino e&quot;keqja&quot; e paska ndjekur te shkretin edhe ne vitet e demokracise,Drejtor i Stadiumit Qemal Stafa,institucioni me i fuqishem sportiv i vendit e burim paresh te pa numerta.E besoj se kjo duhet te jete shperblim per sakrificen e madhe qe ka bere duke mbajtur ne shtepi mbasi u kthye nga greqia RAMIZ ALINE,qe per mua eshte Zoti i vertete i Shqiprise se Sotme edhe pse rrin ne hije e nuk del neper tribuna...
Pra me pak fjale ANDI BUSHATI qenka nipi i RAMIZ ALISE, dhe si kane thene te vjetrin ku eshte me mire se nipi tek Dajot...ktu eshte edhe pergjigja e pushtetit te tij gazetaresk,thjesht sepse ai paska folur gjithmone me zerin e ZEUSIT nga OLIMPI,...etj,...etj,..etj.</span>
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

<span style="font-style: italic">fshire per shkak te shkeljes se rregullave te forumit. Nuk lejohen sharjet dhe ofendimet ndaj anetareve te tjere</span>
 

DFV

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

O Paul Shkodrani,te me falesh po nuk po marr vesh,
ky Mehdi Bushati , qe i ka ba kaq te keqia sportit
shkodran,mos ka qene antar i byros politike te
Enver Hoxhes dhe Ramiz Alis, apo ka qene shoferi i tyre?
Per Muho Asllanin e di se eshte be antar byroje nga karrocier ne Shkoder,po nuk e di per kete Bushatin e dyte ca ka kene?
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Libri i fundit i Nikolle Lesit

...po nuk e di per kete Bushatin e dyte ca ka kene?...

<span style="font-weight: bold">Me fal por jam une qe nuk po marr vesht dicka,ti je shqiptar apo c'fare je.Sepse nese do keshe ndopak mentalitet Shqiprije keq apo mire duhet te kuptosh se edhe po te kesh dale ne foto me nje antar dosido te KQPPSH e jo me me nje antar te byrose politike te eshte prire e mbara kudo.

IMAGJINO te jeshe DHENDERI I TYRE.

E Mehdi Bushati nuk ka qene as karrocier e as shofer, por pjese e NOMENKLATURES SE KUQE, sepse te ishe Kryetar i Komitetit Olimpik qe imagjinohesh se do te kishte kontakte te vazhdueshme me boten e jashtme te sportit duhej te ishe shume i besuar(sportistet me te mire shqiptar nuk jane lene te losin jashte per shkak te&quot;njollave&quot; ne biografi edhe ne brezin e shtate). Edhe sot KKO zgjidhet nga majat e nomenklatures dhe jo nga karrocieret...

Meqe ra fjala tek karrocieret.
Edhe kur kane qene pjese e nomenklatures se kuqe,pavarsisht se kane ardhur nga bota e KAROCERISE,shkodranet nuk kane qene pjese e tutkunerise injorante siq ishin shume antare te byrose politike qe per politese nuk po i permende. Nuk e di se nga je e nuk e di se a ke qene ne Shkoder, por &quot;karrocieri&quot; MUHO ASLLANI,me angazhimin dhe asistimin direkt te tij i ka lene Shkodres dhe Shqiprise nje stadium te Standarteve nderkombetare qe ja merr te keqen edhe &quot;Qemal Stafa&quot;. E vetmja e keqe eshte se ai ndodhet ne Shkoder dhe jo ne &quot;Capital City-n&quot; e komunizmit shqiptar ne Tirane.

Ai ne Byrone politike nuk ishte si shume daulle per te bere vec dum-dum, por kur ju tekte si&quot;karrocier qe ishte&quot;,te bente dicka e bente. Nese nuk te pelqen se cfare ka bere ne Shkoder, pyet ne Durres se cfare opinioni kan per te dhe si e ndryshoj Durresin per mire sa kohe ndenji...</span>
 
Top