Librashitësit abuzojnë me tekstet shkollore
Sipas drejtorit të Kurrikulave në MASH, Kristaqi, librashitësit po shesin libra që nuk janë në programet mësimore. Ato nuk do të rimbursohen dhe nuk do të njihen

Librashitësit po abuzojnë me qytetarët! Librat që nuk janë në programet mësimore, po ua shesin si të tillë prindërve të nxënësve, ndonëse është e ndaluar.

Drejtori i Kurrikulave dhe i matjes së vlerësimit në Ministrinë e Arsimit, Jovan Kristaqi, pohon për gazetën se këto shkelje janë shumë evidente nga ana e librashitësve, por nuk kanë mundur të marrin masa ndaj tyre.

Të ndodhur në këto kushte, Kristaqi u bën thirrje prindërve që të zbatojnë udhëzimet e Ministrisë për blerjen e librave, pasi nëse ato nuk kanë pullën e Ministrisë, nuk do t’u bëhet rimbursimi.

Mashtrimi

Fillimi i vitit shkollor duket se është shumë fitimprurës për libraritë, pasi ata kanë shitur jo vetëm paketat e librave që ka udhëzuar Ministria e Arsimit, por edhe libra të tjerë në emër të programit mësimor që kanë nxënësit.

Në fakt, kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi këta librashitës kanë shitur edhe libra që nxënësit nuk i kanë në programet mësimore. “Në fakt, keni të drejtë për shqetësimin që paraqisni, pasi shitja e librave që nuk janë në programet mësimore nga ana e librashitësve është shumë evidente.

Ata po shesin libra që nuk kanë pullën e Ministrisë së Arsimit dhe kjo nuk është e drejtë, pasi këto tekste nuk do t’u shërbejnë nxënësve”, – pohon Kristaqi, duke shtuar se në lidhje me këtë problem kanë bërë me dije edhe Policinë Tatimore dhe grupe kontrolli të Ministrisë, por, sipas tij, është e pamundur që t’i ndëshkojnë librashitësit. Sipas tij, këta të fundit justifikohen duke thënë se po i blejnë vetë prindërit më dëshirë librat edhe pa pullën e Ministrisë.

Procedurat

Duke mos hedhur poshtë vlerat e çdo libri, Kristaqi theksoi se të domosdoshëm nëpër shkolla do të jenë vetëm ato që janë në programet mësimore, ndaj ai shpjegoi edhe njëherë për të gjithë ata që nuk i kanë blerë ende librat, procedurat që duhet të ndjekin.

Kështu, sipas tij, në çdo shkollë kanë afishuar tekstet e përzgjedhura nga shkolla për çdo vit mësimor dhe u ofrohet asistenca e duhur për çdo kërkesë. “Në momentin e blerjes së librit shkollor, kini në vëmendje tri probleme: blerjen e librit të duhur, çmimin e librit dhe pullën e librit.

Keni të afishuar në librari çmimin e çdo teksti dhe çdo libër që do të përdoret në shkollë ka pullën përkatëse të MASH-it. Çdo libër tjetër që nuk është i pajisur me pullën përkatëse, nuk është i detyrueshëm dhe qytetari mund të mos e blejë”,- pohon Jovan Kristaqi.

Prindër dhe nxënës vazhdojnë të mbajnë radhë të gjata në libraritë e kryeqytetit për librat

Fillon viti shkollor, nxënësit ende pa libra

Ndonëse po përfundon java e parë e fillimit të vitit të ri shkollor, një pjesë e nxënësve ende nuk janë pajisur me tekstet mësimore. Kështu, prindër dhe nxënës vazhdojnë të rrinë me orë të tëra në radhë para librarive për të blerë tekstet mësimore.

Ndërkohë, ata ankohen edhe për faktin se një pjesë e librave nuk gjenden në librari. “Kam më shumë se 4 orë që pres në radhë për të blerë librat e djalit dhe nuk po mundem t’i marr.

Më mirë t’i shpërndanin nëpër shkolla sa na torturojnë në këtë mënyrë”,- pohoi njëri nga prindërit. Ata ankohen se mënyra e shpërndarjes së librave nuk është aspak praktike, pasi po humbasin shumë kohë dhe nuk po mundin t’i sigurojnë librat.

“Është më mirë t’i shpërndajnë në shkolla dhe të mos krijohet gjithë ky konfuzion”, – pohojnë prindërit. Ndërkohë, ata theksojnë se nuk kanë besim as tek rimbursimi i librave, pasi disa nga librashitësit pohojnë se nuk kanë mundur të sigurojnë paketën e librave për nxënësit e shkollave, për të cilat kanë lidhur kontratën e shpërndarjes.

“Tekstet e sistemit 9-vjeçar pothuajse janë botuar të gjitha, por më problem janë tekstet e shkollave të mesme, të cilat kanë mungesa të theksuara, madje edhe në tekste bazë”, – pohon njëri nga librashitësit.

Studentët e Juridikut, ende pa godinë

Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës po pret çdo ditë studentët e rinj për regjistrime, por nuk do të mundet t’i presë për fillimin e vitit të ri akademik në muajin tetor. Madje, ky fakultet nuk do të mundë të presë mijëra studentë, pasi rrezikshmëria e tij për shkak të plasaritjeve që i janë krijuar, nuk lejon që t’u hapë dyert.

Edhe fakulteti i Shkencave Sociale është në të njëjtën situatë më këtë godinë, pasi ajo është e dëmtuar dhe rrezikon shembjen. Ndërsa ambientet ofruara te kinoklubi pranë Qytetit Studenti nuk janë të përshtatshme për mësim.

Drejtuesit e fakultetit të Drejtësisë nëpërmjet një peticioni i kërkojnë zgjidhje ministrit të ri të Arsimit. Prej më shumë se 6 muajsh godina e fakultetit të Drejtësisë ka pësuar plasaritje në katet e para të saj.

Pasi u njohën me situatën, dekani vendosi të pezullojë mësimin në këto ambiente, që, sipas tij, përbëjnë rrezik për jetën e studentëve dhe pedagogëve. Aktiviteti në këto godina tashmë është i kufizuar.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22432. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22432