Libër virtual apo libër real

Enea Xhani

Forumium maestatis
Përshendetje,
vendosa ta bëj në këtë seksion një pyetje pasi tek seksionet tjerë nuk më dukej e arsyshme.

Pyetja : Më mirë është të lexosh libër virtual psh në formate pdf etj që mund t'i shfletosh në kompjuter me anë të një software apo një libër real që e shfleton vetë me dorë ?

Unë mendoj se më mirë është që librin ta keshë real që ta shfletosh me dorë sepse kur e ke virtual ndodh që kur futesh në kompjuter shpërqendrohesh shpesh dhe dëmtohesh më shumë nga sytë. Mendimi im ky, po ju si mendoni ? :)
 

Al-Punk

Still here
Mendoja dhe une se do ishte e elhte te lexoje nje liber ne tablet psh, por nuk eshte aspak praktike.
Megjithese i kam te dyja mundesite, preferoj te shleftoj nje liber se ta lexoj ne nje medium elektronik.
Megjithate shoh gjithmone e me shume qe neper metro e mjete udhetimi po perdorin gjithmone e me shume Kindle e te ngjashme ... i bie qe gradualisht ana praktike do fitoj ndaj klasikes dhe nje refleks i ri i te lexuarit ne ekrane do krijohet!
 

Enea Xhani

Forumium maestatis
Une me para keshtu mendoja, qe do ishte me e lehte te lexoja nje liber elektronik. Por tani kam ndryshuar mendim, eshte me mire libri real dhe me praktik.E merr ku duash, e lexon ne natyre, rri ne cfare pozicioni qe deshiron, me i rehatshem, e me komod. Kam provuar te lexoj liber elektronik ne PC, LapTop pervecse ne Tablet por nuk me duket aspak praktike, te dhemb kurrizi, syte i demton me shume, shperqendrohesh e plot gjera te tjera negative.
 

joetisti_

Locus omnem
Une kur lexoj ndonje liber real(ta quajme keshtu), shikoj instiktivish poshte ne te djathte te tij per te pare oren :p se jam mesuar ne kompjuter.
Kam lexuar dy libra ne forme elektronike dhe, ndonese m'i dhane(me flesh) e me siguruan se ishin shume te bukur(dhe vertete ashtu doli) nuk do t'i kisha lexuar ne menyre tjeter sepse do te me kostonin. Pra kjo eshte nje arsye pse elektronike. Por pavaresisht kesaj, mendoj se vlera e librit leter nuk humbet kurre. Ndermjet te dy varianteve(pra t'i kisha te dyja) do te zgjidhja librin leter.
 

Libri Elektronik

Primus registratum
Libri Elektronik me jep fleksibilitetin qe te shkarkoj shume libra ne nje tablete. Kjo me pelqen sidomos kur shkoj me pushime ose udhetoj. Sidomos tani qe bateria mban mbi dhjete ore e ben leximin ne tablete shume praktike.
Per informacion, tani mund te shkarkosh edhe shume libra klasike ne shqip per nje shume te vogel.

http://www.librielektronik.com

lexim te mbare
 

Al-Punk

Still here
Libri Elektronik me jep fleksibilitetin qe te shkarkoj shume libra ne nje tablete. Kjo me pelqen sidomos kur shkoj me pushime ose udhetoj. Sidomos tani qe bateria mban mbi dhjete ore e ben leximin ne tablete shume praktike.
Per informacion, tani mund te shkarkosh edhe shume libra klasike ne shqip per nje shume te vogel.

http://www.librielektronik.com

lexim te mbare
Do kishte qene me mire te mos e beje shkrimin si reklame standarte por si pjese e diskutimit
 

Enea Xhani

Forumium maestatis
Mesa pashe tek ajo webfaqe me lart me duken libra qe jane me pagese, ato jane libra shqip dhe jane libra qe nuk te japin ndonje profesion. Duhet te ishin falas pasi te siguroj qe nuk ka per ti blere ndonje shqiptar dhe per prezantim webfaqesh shko tek seksioni perkates !
 
Top