LG GW620 niset per ne Europë

Albforumi

Primus registratum
LG GW620 niset per ne Europë

LG.jpg
</p>
LG Electronics (LG), një udhëheqës global dhe novator në teknologjinë e komunikimit mobil, po e përforcon strategjinë e saj agresive në telefonat smartphones duke paralajmëruar pajisjen e parë mobile të bazuar në sistemin operativ të Google, Android, i cili do të japë kompanisë LG një pozicion të gjerë dhe më dominues në këtë treg në zgjerim.


Njoftimi i parë i kompanisë LG, vjen vetëm një javë pasi kompania e tretë më e madhe në botë për prodhimin e telefonave mobil, ka njoftuar se do të lansojë në treg, tre telefona të llojit smartphone të bazuar në sistemin operativ Windows, në javët e ardhshme.</p>


Modeli i ri, LG-GW620 përmban një ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi prej 3-inç, dhe tastierë të plotë me rrëshqitje me QWERTY, për të plotësuar nevojat në rritje të konsumatorëve të cilët mbështeten në telefonat e tyre mobil për më shumë se sa vetëm për të  bërë thirrje.</p>


LG GW620 përfiton gjithashtu nga një sistem operativ që u krijua nga fillimi për ti mundësuar këtyre telefonave të fitojnë përparësi dhe qasje në shumë aplikacione mobile, i cili është zhvilluar nga makina numër një e  kërkimit në botë, kompania Google.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=372. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=372
 
Top