Lexuesi elektronik nga Asus do të hapet si libër

Albforumi

Primus registratum
Lexuesi elektronik nga Asus do të hapet si libër

64.jpg

Detajet e mëtutjeshme mbi lexuesin Eee-book nga Asus janë duke vazhduar të paraqiten në skenë.

Kompania pritet ta sjellë këtë produkt në dy versione; në versionin e buxhetit (i mirë për kuletën tonë) dhe versionin Premium (për adhuruesit e shpenzimeve).

Por gjëja më interesante për versionin e dytë të këtij lexuesi elektronik është se ky do të ketë një pjesë që mbanë dy ekrane, po pra ky lexues do të hapet sikurse një libër tracidional dhe do të mbyllet në formë të tabletit.  Dizajni do të lejon që përdoruesit të shikojnë tekstin e librit në njërën anë (ndërrimi i faqeve mund të bëhet përmes ekranit të ndjeshëm në prekje), ndërsa në anën tjetër të ekranit mund të shfletojnë ndonjë ueb faqe.

Një ekran do të mund të sillej si tastierë virtuale, duke e bërë kështu pajisjen një njësi që do të futej edhe në tregun e laptopave.

Asuss E-reader do të duhej të ketë një ekran të plotë me ngjyra dhe gjithashtu do të mund të ketë altoparlantë, ueb kamerë dhe një mikrofon për Skype, duke mundësuar telefonata të lira përmes internetit.

Sa i përket çmimit ai ende nuk është bërë i ditur, por ASUS është i njohur për produkte të lira ku rast konkret kemi Eee PC-në dhe spekulimet për versionin e buxhetit të këtij lexuesi sillen rreth vlerës 160 dollarë (Lexuesi Elektronik nga Sony kushton prej 200 deri në 300 dollarë kurse ai Amazon Kindle 2 rreth 300 dollarë.).

Prisni që lexuesit elektronik të paraqiten më vonë gjatë këtij viti, nëse gjërat shkojnë sipas planifikimit.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=185. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=185

Top