BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Në vitin 1998, aktori ka themeluar Fondacionin Leonardo Di Caprio, misioni i të cilit është të mbrojë tokën dhe të formojë një marrëdhënie të mirë mes njerëzimit dhe natyrës.

Aktori i Hollywood dhe aktivisti i mjedisit është emëruar si Personazhi i Paqes për Klimën në Kombet e Bashkuara, një post me anë të së cilit ai do të rrisë ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike.

Di Caprio do të organizojë një takim në samitin e Kombeve te Bashkuara për ndryshimet klimatike në 23 shtator, një ditë para se mbledhja e përvitshme e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të organizohet.

"Leonardo Di Caprio nuk është vetëm një nga aktorët më të mirë në botë, por ai gjithashtu ka një ndikim shumë të madh në çështjet rreth klimës, përmes fondacionit të tij"- ka thënë Ban Ki-moon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
