Re: LDK,force politike e pazevendesueshme????
Orosh:"Per 10 vjet LDK-ja ishte e vetmja force politike per populli i Kosoves.LDK beri te pamunduren (ne menyra demokratike)qe problemi Kosovar te nderkombetarizohej.Njihet si Parti paqesore/kombetare/e djathte.Me krijimin e partive te mbas luftes filloi edhe ndarja e popullit te Kosoves dhe si rezultat edhe demtimi i kauzes kombetare!!Kush mendoni se duhet te udheheqe Kosoven deri ne pavaresine e saj??"
_______________________________________
Orosh une mendoj te kunderten.
LDK-ja dual ne skene si parti kur ne Jugosllavi
u lejua pluralizmi politik.Madje eshte e vetmja parti qe eshte regjistrua ne Beograd.Kuptohet ,pasiqe eshte lejuar regjistrimi ,kjo parti kishte nje program qe akceptohej atehere ne Jugosllavi,dmth.nuk e parashihte shkeputjen e Kosoves nga Republika federative e Jugosllavise.Parashihte nje demokraci ma te madhe per shqiptaret e Kosoves.
Pasiqe ishte nje parti nder te parat shqiptare ne baza te demokracise,pothuase te gjithe shqiptaret ,bile edhe ata qe ishin komunist te vjeter i dorezuan librezat dhe u konvertuan ne demokrat. Populli patriot iu bashkangjit sepse dihet se kosovaret nuk e kane dashur kurre komunizmin ,te cilin e identifikonin me sllavet,si armiq te tyre.Refuzimet e para ishin kundershtimi qe te mos shkohet ushtar i shtetit armik,si dhe mos te pranohen emerimet ose shkarkimet e udheheqeve neper institucione dhe ndermarrje te punes .Madje ne kete aspekt nuk kishte rol aqe te madh partia ,sa kishte vete populli dhe sindikatat e pavarura .Keto dy refuzime Serbia i shfrytezonte edhe per dobine e saj me qellim qe te mos aftesoheshin shqiptaret per lufte dhe qe te shkaterrohej ekonomia e Kosoves dhe te varferohej populli.
I futi masat e dhunshme ne ekonomi ,administrate dhe ne njetet e informimit ,qe me ndihmen e njerzve te emruar ta shkaterronte ne teresi organizimin dhe veteqeverisjen shqiptare.
Njerzit e larguar nga puna dhe te bastisur cdo dite u detyruan te shperngulen me te madhe.
Me se 10 vite po vazhdonte kjo vdekje e heshtur e Kosoves dhe LDK-ja dhe Rugova e mbante ekuilibrin me mashtrime ndaj popullit se duhej qtesi ,durim sepse fuqite e medha po na perkrahin qe ti fitojme te drejtat tona .Ne realitet Amerika dhe Europa ,na perkrahnin qe te kethehemi ne autonomine e vitit 1974 dhe hiq ma shume dhe kete nese ne menyre paqesore pajtohej edhe Serbija.
Ne mes te Rugoves dhe Millosheviqit u arrite nje marreveshje e heshtur per ta ruajt ekuilibrin ne mes dhunes serbe qe behej permes ushtrise dhe policise dhe pacifikimit te shqiptreve permes Rugoves dhe LDK-es se tij.Rezultati ishte shperngulja,varferimi,humbja e moralit dhe besimit ne vete dhe shpresat e rrejshme se
te tjerte dote luftojne per neve edhe nese ne nuk ia nisim fare luftes.Pra ,Rugova perdori politike qe ne njefare menyre i pershtatej Millosheviqit
per realizimin e qellimeve te tij dhe per kete edhe e lejonte qe te veproj,bile ta vizitoj qendrat europjane dhe te kthehej ne Kosove pasi ta vizitonte edhe Shqiperine.
Ne konferencen e Londres dhe ne ate te Dejtonit nuk u ftuan Rugova dhe LDK-ja por u ftuan Kuqani,Tugjmani,Itetbegoviqi,Millosheviqi.
Keta po banin marreveshje paqesore dhe Kosova lihej si qeshtje minoritare ne kuader te Serbise ,madje per te ia heq sanksionet ekonomike
Serbise Rugova e nenshkruajti me Millosheviqin te ashtuquajturen Marreveshje te aresimit,me te cilen e largonte te vetmin atut qe e kishte ne dore, ate se shqiptareve po iu mohohej edhe aresimimi ne gjuhen amtare.
Kur dualen guerilja e pare shqiptare ne skene ai i etiketoj ata se ishin dore e zgjatur e UDB-es,
se duhej te inkuadrohej edhe interpoli per ti nxane ata.Per ken ishte fjala tashme dihet:Adem Jashari, Zahir Pajaziti etj.Me kete ai fuste ne huti popullin e Kosoves dhe ne menyre indirekte e ndihmonte Serbine .
Kete gjendje pa rrugedalje e ndryshojje vetem UCK_ja dhe sanje parti tjeter legale e shqiptareve te Kosoves.Prandej vetem partite e dalura nga lufta qe sot eshte PDK dhe AAK do ta qojne perpara qeshtjen e Kosoves ,jo vetem se kane ne gjirin e tyre luftetare te lirise ,por se kane kuadra te verifikuar qe kane dije univerzitare,jane te rinj dhe trima.
Llapikos