Laureta Meçi - Shqiptarja që po “pushton”Amerikën
Shqiptarja që po “pushton”Amerikën
Brunilda Merko - Gazeta ABC
Është interesante dhe gati-gati kthehet në krenari kombëtare fakti, që shumë prej shqiptarëve ngjisin shkallët e karrierës, atje, ku vlerat marrin jetë, Amerikë. Një nga shembujt më të rinj është edhe vajza nga Kuçova, Laureta Meçi, e cila po kthehet në një mit për të rinjtë amerikan, të cilët e adhurojnë ndërsa ajo luan në filmin “Shadoë Kill”, si protagonistja kryesore përkrahë aktorit të famshëm, Tom Spackman. Dhe lajmi i mirë është se filmi “Shadoë Kill” është pritur shumë mirë nga publiku dhe kritika amerikane. Është një nga ata filma që bënë pjesë në filmat science fixtion, i cili mundohet të parashikoj të ardhmen dhe betejat që mund të zhvillohen mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, për sferat e influencës në planet. Filmi ka pasur sukses dhe ka marr disa shpërblime. Premiera e parë e filmit u shfaq në “Mango Sound Studios” Time Square në Manhatan. Gjithashtu ky film, ku Laureta performon suksesshëm, ka marrë pjesë në festivalin më të madh “Mega Con” në Florida dhe është nominuar si film më i mirë dhe është fitues i disa aëardeve në SHBA. Një sukses i tillë ka shtyrë regjisorët që të punojnë edhe për një pjesë të dytë të këtij filmi, dhe Laureta Meçi do të jetë sërish protagoniste e tij. Por jo vetëm kaq, ajo është edhe një këngëtare mjaft e zonja dhe kënga më e re e saj, “Respect”, është një ndër këngët më të suksesshme, në top-listën e këngëve më të dëgjuara. Dhe është duke përgatitur edhe albumin e saj të parë muzikor me këngë Hip Hop në anglisht, në bashkëpunim me emra të mëdhenj të jetës së shoë biznesit në Nju Jork. Si menaxher dhe producent, ka John Bailey, ndërsa kompozimin e këngës së famshme “Respect” e ka bërë Brian Rund, i cili është fitues i disa çmimeve dhe njëherësh ka bërë “Mix Preshoën” të këngëtarit Usher në Puerto Rico. “Dëshira ime është që në album ta kem një këngë në gjuhën shqipe”, është shprehur ajo në një intervistë për Albanur.
Aktrimi dhe muzika, po kthehen në dy pasionet e shqiptares Meçi, e cila po i shfrytëzon më së miri. Ajo po bën maksimumin, duke shfrytëzuar çdo mundësi që vendi multikulturor ofron, ajo është e përfshirë edhe në reklamat e produkteve të flokëve. Duke qenë fytyra e produkteve në American Culture, që mund ta gjesh nëpër sallone të ndryshme dhe në “Essentials Stores” anembanë Amerikës.
Laureta Meçi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Kuçovës , ku dhe ka ndjekur shkollën . fillore të muzikës dhe gjimnazin e përgjithshëm në Kuçovë. Por për fatin e saj të mirë, në vitin 1995, ajo emigroi pak së bashku me prindërit në Greqi, për të shkuar pas tre vjetësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur studimet universitare, ku është edhe vendosur përfundimisht në Nju Jork, por gjithmonë me dëshirën për t’u kthyer herë pas here në vendlindje.
“Laureta, unë besoj se tani keni adhurues atje dhe do të ju presin mirë. Mendoj njëjtë si në Kuçovë, në Shqipëri. Keni në plan…
Po si, patjetër. Me origjinë jam nga Zagoria dhe ne kemi në gjak vendin tonë. Këndojmë me mall për çdo gjë të bukur në Shqipëri, i këndojmë Zagorisë së Çajupit. Kurse Çajupi nga Misiri këndonte “Do të vdesë, le të vdesë, vetëm të mos vdes në dhe të huaj”. Unë aq sa e dua Kuçovën, Zagorinë, po aq e dua Shqipërinë dhe Kosovën. Ndaj një nga planet e mia është të vizitojë një ditë Kosovën dhe Prishtinën.” është përgjigjur pyetjes së gazetarit, vajza që po pushton botën e spektakleve në Amerikë.