Language Pack for Win2K

Admirali

Primus registratum
Language Pack for Win2K

Me erdhi dhe mua rradha per te kerkuar ndihme hehehe(te kerkosh ndihme nuk eshte turp). Atehere problemi eshte ky, une kam Win 2000 Professional, dhe kam deshire qe te kthej tastieren ne shqip. Me Win98 SE kjo ishte e thjeshte, pasi opcioni i gjuhes shqipe ishte i instaluar, por me Win2K nuk eshte. Per te bere kete, me duhet qe te instaloj Language Pack for Win2K(nqs ekziston). E kam kerkuar gjithandej, si me Google, edhe ne P2P, ashtu dhe tek siti i Microsoft, por nuk e kam gjet. Ndonje prej jush di se ku mund te ndodhet?
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Language Pack for Win2K

Une kam perdorur Win2K server Multilanguage...i cili kishte edhe nje cd plus me Multilanguage Pack...
Persa i perket Win2000 Pro nuk eshte e nevojshme te instalosh multilanguage pack..mos ndrysho Gjuhen e inputit por vetem Layout e tastieres...nga Control Panel...
 

Admirali

Primus registratum
Re: Language Pack for Win2K

GuJack, as ate nuk mund ta bej, pasi mungon opcioni per keyboard layout ne gjuhen shqipe. Ndonje ide tjeter?
 

Darien

Primus registratum
Re: Language Pack for Win2K

Admirali,

MUI (Multi-language User Interface) nuk e ofron gjuhën shqipe. Kur doli në fillim kam folur me disa persona të Microsoft, këmbeva edhe nja dy mesazhe me personin që kishte në ngarkim gjithë programin e MUI-t dhe më thanë që tregu për gjuhën shqipe nuk ishte i mjaftueshëm për ta zhvilluar.

Nuk më kthyen përgjigje kur u ofrova ta bëja pa u kushtuar gjë atyre. Kisha bërë një studim të pavarur në shkollë (independent study) në lidhje me lokalizimin e programeve dhe e dija shumë mirë çfarë të dhënash teknike më duheshin prej tyre, po nuk deshën të m'i jepnin.

Si përfundim vendosa të bëj vetëm atë modifikimin e "layout" siç thotë GuJack20 (meqë nuk është atje e krijova vetë)... flasim me IRC që t'ia gjejmë anën pse nuk po punon për ty.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Language Pack for Win2K

Win2K i sapo instaluar nuk e shfaq sq-SQ si opsion tek regional settings. Duhet te zgjedhesh Central Europe tek dritarja e gjuheve dhe pas kesaj do shohesh tek keybard layout apo locale (nuk me kujtohet tamam se si titullohet dritarja)
edhe sq-SQ si mundesi. Kam pershtypjen se diku ketu ne forum tek kam postuar edhe rrugen e sakte.
Duhet te jete nje postim jo me i vjeter se dy jave tek temat per gjuhen.
 

Admirali

Primus registratum
Re: Language Pack for Win2K

Besnik Bleta, rrofsh për ndihmën, se ajo qe. Gjuha shqipe ndodhet në Regional Settings tek Central Europe.
 

une_une

Primus registratum
Re: Language Pack for Win2K

Ti je ne Vermont cte duhet gjuha shqipe ne tastiere ne Amerike? ALT+0235 te jep ë (e me dy pika), ALT+0203 te jep Ë (e me dy pika te madhe). Zor i madh per te i mesuar keto shortcuts? Do te pengoje se sa tenton te ndihmoje.
 

Admirali

Primus registratum
Re: Language Pack for Win2K

Ato kobinime i di përmendësh, por të shkruash në gjuhën shqipe dhe vetëm per dy gërma të rrish dhe të përdorësh Alt+kombinacionin, jo vetëm është e bezdisshme, por të konumon dhe kohë. Pastaj fakti që jam në Vermont, nuk do të thotë që nuk do më hyjnë në punë gërmat ë, Ë, ç, Ç.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Language Pack for Win2K

Hije,

Zori fillon kur kërkon të shkruash saktë: në vend të një shtypje tasti, të duhen 4 a 5 për të nxjerrë ë-në.

N.B. Provoje dhe ti e do shohësh se ndihmon, nuk pengon. (Veç në paç 17 gishta e jo 10 si gjithë ne të tjerët...).
 
Top