( Lajm i fundit ) Pesë persona të vrarë në Shkup – VIDEO

Hank

Valoris scriptorum
Shkup, 13 prill – Pesë persona janë vrarë në afërsi të fshatit Smillkovc, menjëherë afër qarkores rreth Shkupit, pranë liqenit të Hekuranës. Që të pestë janë të entitetit maqedonas. Sipas organeve të rendit fjala është për katër të rinj të moshës rreth 20 vjeçare, ndërsa i pesti është mbi 40 vjeç. Trupat e të vrarëve janë gjetur rreth orës 22 e 30 minuta. Reporteri i gazetës KOHA deri në orët e para të mëngjesit ishte në vendin e ngjarjes. Katër kufomat kanë qenë në një vend, ndërsa viktima e pestë është gjetur rreth njëqind metra më larg. Pranë të vrarëve shiheshin edhe dy vetura. Tash për tash mbetet mister se çka ka ndodhur, ndërsa një banor lokal thotë se para orës 19 ka dëgjuar të paktën shtatë deri nëntë të shtëna. Sipas kësaj dëshmie dhe pozicionit të trupave, vrasësi apo vrasësit, supozohet fillimisht të kenë shtënë ndaj katër të rinjve nga Radishani i Komunës së Butelit, ndërsa më pas është vërejtur dhe likuiduar viktima e pestë më i moshuari, nga fshati i afërt Creshovë, të cilin vrasësit e kanë llogaritur si dëshmitar. Por këto janë vetëm supozime fillestare. Një polic i cili e siguronte vendin e ngjarjes nga larg, tha se duket që të pese personat janë vrarë nga një revole. Banorët e vendbanimeve përreth ishin në afërsi të vendit të krimit që ishte e rrethuar dhe shtrihej në mbi 100 metra. Koncesioneri i Liqenit shprehej dukshëm i shqetësuar duke thënë se kjo çka ka ndodhur është një dëm shumë i madh. Para kordonit policor ishte edhe vëllai dhe më shumë kushërinj të banorit të Creshëvës, vetura e të cilit ishte afër liqenit. Janë shprehur se kushëri i tyre iu është lajmëruar rreth orës 19 dhe u ka thënë se do të shkojë për peshkim në liqe, e më pas nuk është lajmëruar më. Kufomat janë dërguar për autopsi në Mjekësinë ligjore. Gjatë ditës priten më tepër hollësi rreth ngjarjes.
 

Hank

Valoris scriptorum
E kisha humbur kete teme!
Megjithate mendoj se sado qe gishti vihet direkt tek Shqiptaret, mbrapa kesaj do jene vete maqedonasit apo dhe serbet qe duan nje imazh te keq e rremuje ne rajon per te larguar vemendjen nga Kosova.
 
Top