Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Adonis
Primus registratum
Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Nuk e di pse me bere pershtypje ky artikull qe lexova tek gazeta shekulli. per vete nuk di si te reagoj te qaj apo te qesh. dhe pse e pergezoj levizjen mjaft qe ka marre kete inicjative dhe te gjithe inicjativat tjera. me erdhi ndermend nje pyetje KUR NE HISTORINE POLITIKE SHQIPTARE NJE MINISTER APO CFAR DO LLOJ POLITIKANI KA DHENE DOREHEQJE PER NEGLEZHENCE APO MOS KRYERJE DETYRE,
prandaj nuk e kuptoj se si guxojne keta te kekojne dorheqjen e ministrit, ai i shkreti ska nxirre akoma parat qe ka dhene per tu futur ne ate post, keta me vrap kerkojne dorheqje, si nuk kane pak dhimsuri pak mirkuptim mor aman
Nadia81
Primus registratum
Re: Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
ja kjo mendje na le mbrapa ne.Tashi te presim te nxjerre leket ai qe ta heqim nga puna!Hajde birce hajde!
Degjo se desha te hapja vete nje teme per kete lloj levizje.C'mendim kane forumistat per kete organizate shqiptare.Une kam degjuar dhe te mira dhe te keqija.
Adonis,na fal qe po bej nje pyetje ne temen tjeter,po s'kishte lezet te hapnim dy tema qe kryejne te njejtin funksion!
Elsi
Forumium praecox
Re: Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Shko tek Parlamenti Rinor, pak me poshte... aty ke disa tema per Mjaft. Te me degjosh mua, fjalet e keqija nuk kane asnje baze. Megjithate ti informohu vete dhe krijo opinionin tend...
Gjithe te mirat...
Adonis
Primus registratum
Re: Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Levizja MJAFT per mendimin tim eshte nje ide e perkryer por ne nje vend te gabuar.
teab
Primus registratum
Re: Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Perkundrazi, une mendoj se kjo levizje, ndoshta jo tamam e "perkryer", ndodhet ne vendin e duhur. Me vend te pershtatshem se ai joni per nje zgjim te pergjithshem te popullates, dhe nje ndryshim kolosal te drejtuesve te politikes nuk ka ku gjendet!!
Kondrapedali
Kondrapedali
Re: Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Për mua, Mjaft duhet të kërkojë më shumë përkrahje dhe të kundërshtojë më fort!
Sigurisht që si organizatë e re dhe me "pak" bazë materiale ka akoma shumë për të bërë!
lover boy
Primus registratum
Re: Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Per mua MJAFT-i eshte organizata me e panevojshme qe ekziston. Parate qe harxhon ajo NUK duhet te shkojne per manifestime e protesta, por per te ndihmuar familje e femije nevojtare qe fatkeqesisht ne Shqiperi jane me mijera. Nqs MJAFT-i do te merret me politike i duhet me pare te regjistrohet si parti politike e jo te vazhdoje aktivitetin si "OJQ" mafioze.
altin zaka
Primus registratum
Re: Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Levizja MJAFTE duhet te merret edhe me largimin e janullatosit nga shqiperia,ai po e shkaterron shqiperine dita-dites..duhet larguar me cdo kusht nga shqiperia
glaukus
Primus registratum
Re: Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Le ti rikthehemi temes qe e ka dashur pergjigjen ne kohen e duhur, por me mire vone se kurre.
Edhe tani qe ka kaluar gati 1 muaj nga tragjedia e nxenesve kosovare, jo me shume se 10 dite me pare lexoje lajme te tilla ku vete nje deputet socialist qe e ndien peshen morale te nje humbje te tille per nje vend te vogel si yni, vazhdon te kerkoje (mo kot) nje doreheqje a qendrim burreror nga nje minister qe duket se e ka harruar ngjarjen.
Ketu nuk eshte qellimi te mbrojme a lartesojme Bracen por aktin e tij kerkues e qytetar, per te pare ministra me te ndjeshem e me te pergjegjshem, sic i ka edhe ai perendimi i shkrete ku po perpiqet te na coje edhe Nano me ministrat e tij.
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=25726
http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=5606
Brace: Spartak Poci u shmanget shpjegimeve
E Merkure, 03 Nentor 2004
Deputeti socialist riperserit sulmin e tij ndaj Ministrit te Transportit dhe Telekomunikacionit: "Per here te trete eshte jashte-shtetit, me ne fund do te vije edhe ne atdhe"
Deputeti socialist Erion Brace ka riperseritur sulmin e tij ndaj Ministrit te Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci, te cilin e ben pergjegjes per ngjarjen e e 14 tetorit, ku humben jeten 15 te rinj kosovare ne rrugen Puke-Fushe Arrez. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te Partise Socialiste, ka munguar ministri i Transporteve dhe Telekmunikacionit, Spartak Poci, i cili pritej te jepte dje shpjegime ne lidhje me aksidentin tragjik te 14 tetorit. Mungesa e Ministrit te Transporteve eshte justifikuar me faktin, se ai nuk ndodhej ne Shqieri.
Brace, ne kerkesen e tij fokusohet edhe ne punen e pamjaftueshme te bere nga Ministria e Transporteve, sipas tij, ne mirembajtien e akseve rrugore ne Shqiperi. Per kete problematike, Brace beje fajtor ministrin Poci.
Nderkohe, ne mbledhjen e grupit parlamentar te javes se kaluar deputeti socialist, Brace, ka kerkuar serish doreheqjen e ministrit Spartak Poci. Burime brenda kesaj mbledhjeje konfirmuan se ligjvenesit socialiste nuk mbajten asnje lloj qendrimi lidhur me kete kerkese, madje duke iu distancuar kesaj te fundit. Por keto burime bejne te ditur se deputeti socialist Nazmi Bilani, duke qene kunder kerkeses per doreheqjen e ministrit Poci, ka shfaqur pakenaqesite e tij kundrejt atyre deputeteve te cilet bejne publike verejtjet qe kane per cilindo minister. Sipas tij, duhet qe cdo mosmarreveshje apo pakenaqesi te zgjidhet brenda familjes socialiste. Por socialisti Brace, nepermjet nje ironie te holle, e argumentoi kundershtimin e socialistit Bilani per doreheqjen e ministrit Poci me faktin se "ministri Poci i ka rregulluar Bilanit rrugen e Semanit, prandaj nuk mund ta pranoje doreheqjen e tij".
Argumenti
Gjate komunikimeve te tij me mediat, Brace argumentoi pak dite me pare kerkesen e tij lidhur me doreheqjen e ministrit Poci. "Kjo eshte pergjegjesi qe secili prej nesh duhet ta mbaje, pasi sa kohe qe kemi marre nje mandat, qofte ky ekzekutiv apo qofte ky legjislativ, vjen nje moment qe ne nuk mund t'i marrim votuesit tane zvarre, duke shperdoruar mandatin edhe ne menyre te tille me ngjarje tragjike", cilesoi Brace gjate fjales se tij. Gjithashtu bazuar dhe ne gjendjen e rende te akseve te shumta rrugore te vendit, Brace vuri ne dukje se "nuk mendoj as si Berisha, as si ai zoteria tjeter qe ben sot rolin e Presidentit te Republikes, por siguria ne rruge dhe gjendja ne disa akse rrugore le shume per te deshiruar dhe ka sjelle shume pasoja tragjike. Buxheti i shtetit dhe taksapaguesit shqipare japin goxha fonde per kete sektor, normalisht tani duhet te mbaje pergjegjesi dikush". Pare ne kete kendveshtrim, socialisti Brace u shpreh se "une kam propozuar doreheqjen e ministrit Poci, por edhe pse ai nuk ishte aty normalisht do ta formalizoj edhe kur te jete prezent zoti Poci. Por per mua zoti Poci duhet te mbaje pergjegjesi dhe duhet te japedoreheqjen".
"Kam kerkuar dhe dy-tre aksione prioritare te qeverise, per te rikthyer sigurine ne akset rrugore, duke filluar qe nga venia e parmakeve mbrojtes neper akset rrugore, te atyre te rejave qe kemi ndertuar, apo te atyre te tjerave qe kane qene te ndertuara, apo qe perbejne rrezik sot per levizjen e lire", theksoi Brace lidhur me kete ceshtje. Po keshtu Brace kerkoi nga qeveria qe te ekzistoje toleranca zero, perkundrejt gjithe ndertimeve qe po behen gjate rrugeve nacionale dhe qe perbejne rrezikun maksimal per jeten.
Kerkesen e tij e ka mbeshtetur ne grupin socialist edhe kryetari i FRESSH-it, Gjergji Koja.
Po c'thonin kosovaret ne shkrimet e Shekullit po ato dite kur edhe anetari Adonis lexoi e u frymezua per te hapur kete teme "bezdisese" ?
Ja dhe reagimet:
19/10/2004
KATEGORIA: Kronikë nga rrethet
50 nxënës nga Gjakova dje në Durrës. Shprehin indinjatë ndaj qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit në Kosovë
Kosovarët: Qeveria shqiptare, e paaftë të ndërtojë një rrugë
Ll. Kallço
DURRËS- 50 gjimnazistë të shkollës “Hajdar Dushi”, nga Gjakova, të shoqëruar nga mësuesit e tyre kanë qenë dje në qytetin e Durrësit. Në ditën e dytë të ekskursionit në Shqipëri, që vjen fill pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 15 gjimnazistë nga Malisheva, të rinjtë kosovarë janë ndalur… Për gazetën “Shekulli”, ata janë shprehur se edhe pas aksidentit fatal, janë të vendosur që të vizitojnë atë që ata e quajnë vendi amë, Shqipërinë, ndërsa nuk kanë ngurruar që të shprehin indinjatën e tyre ndaj qeverisë shqiptare, e cila nuk është e aftë që të ndërtojë një rrugë për të bashkuar shqiptarët. Nxënësit dhe mësuesit kanë shprehur indinjatë dhe ndaj Ministrisë së Arsimit në Kosovë e cila ndryshe nga çdo vit kur ekskursionet në sistemin arsimor ishin programuar në sezonin verë, këtë vit po bëhen në
vjeshtë, në një kohë të papërshtatshme dhe të rrezikshme për udhëtime automobilistike në Shqipëri.
Mësuesi Bexhet Shala, të cilit nxënësit i thërrasin drejtor, thotë për gazetën se pavarësisht tragjedisë që ndodhi, ne do të vijmë të vizitojmë vendin amë. “Por dua të them se qeveria shqiptare duhet të ketë turp që nuk është e aftë që të ndërtojë
një rrugë për të qenë në segmentin që bashkon Kosovën me Shqipërinë",- thotë mësuesi. Pavarësisht dëshirës për të vizituar Shqipërinë, ne udhëtojmë me frikë në këtë rrugë, pasi kemi përgjegjësinë e gjimnazistëve që kemi me vete. “Si nuk mund të bëhet një rrugë prej 90 km, që do të jetë në funksion të 7 milionë shqiptarëve”,- vijon mësuesi.
Ndërkohë, mësuesi tjetër, Nexhat Berisha, të tregon impresionet nga vizitat në Tiranë, Krujë, Berat, Elbasan ku nxënësit janë
njohur me historinë e kombit tonë dhe vlerat e patjetërsueshme të shqiptarëve. “Ne mund të shkonim dhe në vende të tjera si Mali i Zi ku kushtet për turizëm janë më të mira, shprehet Nexhati, por në Shqipëri, mbi të gjitha, ne vijmë për patriotizëm”.
Shpresa, Fatimja, maturante nga Gjakova, të thonë se jo vetëm do të vinë sërish në Shqipëri, por do t’u tregojnë dhe nxënësve të tjerë të shkollës së tyre në lidhje me ato që panë këtu.
NDERSA MINISTRAT DHE NANUA KRENOHEN ME SHIFRAT E TURIZMIT, ata "harrojne" se nga erdhen gjithe ata turiste. Pikerisht kosovaret po e mbajne gjalle industrine e brishte private te turizmit dhe per nga shifrat e hyrjes ne pikekalimet veriore, ata sigurisht qe meritojne jo vetem falenderime por edhe rruge me te mira. Nje Qeveri e ndergjegjshme per perparesite e turizmit e duke perdorur treguesit ekonomike por edhe KOMBETARE do kish qene me e kujdesshme qe te pakten per interesa ekonomike te kish rregulluar a riparuar/mbrojtur sic duhet rruget e pakta qe na lidhin me Kosoven.
Po sikur te kishin qene angleze, gjermane a italiane ata turiste a nuk do ishte bere nami me keq e nuk do e jepte doreheqjen Poci thoni ju?
Qellimi eshte qe nje doreheqje e tille do tregonte se ministrat tane nuk jane pa ndjenja e pa cilesi perendimore.
Rasti i ish-ministrit te Transportit Sokol Nako qe para 2 vjetesh shtypi me makine nje grua 20-vjecare dhe dha doreheqjen u cilesua dicka normale dhe njerezore.
Ja c'shkruhej me tej, 1 jave pasi ndodhi tragjedia:
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=25145
E Enjte, 21 Tetor 2004
TANI AUTOBUSET E KOSOVES VIJNE BOSH
Mirdite - Eshte ora 20:30 kur 6 autobuse te nje shoqerie te njohur kosovare te transportit ndalojne ne sheshin para nje lokali ne afersi te qytetit te Rreshenit. Ajo cfare bie pike se pari ne sy eshte fakti se ne autobuset e perditshem te kesaj linje pothuajse mbi 70 per qind e sediljeve eshte bosh. Njeri prej shofereve, i cili ne cdo dy dite pershkon linjen Prishtine-Tirane dhe anasjelltas, thote se aksidenti i rende ku humben jeten 15 te rinj kosovare doemos ka ndikuar ne frekuentimin e kesaj linje tejet te frekuentuar pasi gjeografikisht eshte linja me e shkurter per sa i perket distances rrugore. Megjithate tashme nuk eshte nje pik sezoni dhe eshte koha kur fluksi eshte pak me i zbehte se zakonisht. Sulejman Shatri, njeri prej shofereve, thote se "kam 3 vjet qe pershkoj rregullisht linjen e Tiranes me pikenisje Prishtinen dhe mund te them se permiresimi i cilesise se rruges ka qene teper i ngadalte. Problem serioz per shoferet eshte se mungojne shenjat e sinjalistikes shume te domosdoshme sidomos per shoferet qe nuk e pershkojne shpesh kete rruge, pasi ne qe vijme cdo dite i kemi mesuar permendesh te gjitha pjeset problematike. Me tej ai vijon se "do t'i beja apel policise shqiptare qe te kontrollojne shoferet vendas ne afersi te qyteteve pasi ndodh qe shumica jane te pire dhe shpeshhere keni pasur probleme me ta. Nga Tirana per ne Prishtine ne udhetojme per 12 ore e me shume ndersa nga Morini per ne Prishtine udhetojme vetem 1ore e 45 min. ndersa gjatesia e pergjithshme eshte 340 km.
Puna eshte se Poci edhe sikur t'i kish paraqitur doreheqjen Nanos, nuk do kish pasur shume probleme dhe nuk do i ish pranuar ajo, pasi vajtja e Nanos ne buzuqet greke per te "bashkevuajtur" me fqinjet greke tragjedine e kosovareve tregoi se sa e respekton ai jeten e SHQIPTAREVE !
(njesoj sic beri me 21 fatkeqet e gomones se mbytur ne janar)
Turp (qe perseritet) dhe qe tregon fytyren e asaj qelbesire qe neser do kerkoje te behet edhe President. Nje shembull i keq qe kerkon te behet edhe model frymezimi.
glaukus
Primus registratum
Re: Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Shkrim ne lidhje me operacionin serioz te Nanos ne Greqi dhe pritjen qe iu be nga MJAFT:
Aleksander Ndoja
TURP ZOTI KRYEMINISTER!
Levizja MJAFT ka nisur dje nje seri aksionesh te cilat do te jene te perditshme dhe te pandalshme, me nje qellim te vetem: ndeshkimin moral ndaj nje Kryeministri i cili feston nderkohe qe shqiptaret vdesin. Nje banderole e madhe ne te cilen shkruhej pikerisht "Turp" qendroi dje e varur para selise se kryeministrise, si simbol i pakenaqesise qytetare ndaj sjelljes se padenje te shefit te qeverise i cili u filmua ndersa defrente ne nje njerin nga buzuket me te njohur te Selanikut, nderkohe qe ishte larguar nga vendi me justifikimin se do te lengonte ne nje spital pas nje operacion ne sy.
Levizja MJAFT! e ndjen per detyre te artikuloje pakenaqesine e asaj pjese te opinionit publik ku ben pjese edhe vete, e cila nuk deshiron te behet pjese e turpit ku e futi veten kryeministri Nano.
MJAFT! kerkoi dy dite me pare doreheqjen e Ministrit te Transporteve Spartak Poci, gjate nje aksioni te kryer pikerisht ne Fushe-Arrez, ne vendin ku ndodhi aksidenti tragjik i cili thjesht per mungesen e disa masave mbrojtese rrugore, i mori jeten 16 qytetareve. Duke e konsideruar nje kerkese qe ka lidhje me mungesen e pergjegjshmerise se nje ministri teknik i cili shfaq mungese kujdesi ndaj shtetasve qe perdorin rruget qe ai ka ne ngarkim, MJAFT! sidoqofte e ndan kete ceshtje nga ajo e sfides se perseritur qe kryeministri Nano po u ben shqiptareve duke mos i respektuar ata ne dite te zeze.
Levizja MJAFT, e pershendeti dje mbeshtetjen qe Erion Brace dhe disa socialiste te tjere i bene kerkeses se tyre per largimin e Ministrit Poci. "Jemi entuziaste per ekzistencen e ndonje zeri progresist qofte edhe brenda partise ne pushtet. Shkarkimi i zotit Poci do te ishte nje gjest pergjegjshmerie nga ana e Kryeministrit dhe e mazhorances socialiste, edhe pse e kemi humbur prej kohesh besimin se mund te ndodhe ne Shqiperi largimi i ministrave apo zyrtareve te larte per ceshtje qe kane te bejne me papergjegjshmeri ndaj qytetareve", tha Arbjan Mazniku i levizjes MJAFT. Nderkohe, aktiviste te levizjes se te rinjve, po pergatisin nje numer aksionesh te cilat do te zhvillohen ne ditet qe vijojne dhe ne te cilat ata do te shprehin divorcin e tyre nga sjellja e papergjegjshme e Kryeministrit.
Shkrim tek Korrieri:
Te japesh doreheqjen!
E Enjte, 21 Tetor 2004
Deputeti socialist Brace, njeherazi Kryeredaktor i gazetes "Zeri i Popullit", ka kerkuar dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS qe Ministri i Transporteve Poci, te jape doreheqjen. Ai e ka motivuar kerkesen e tij me aksidentin tragjik te pak diteve me pare, kur 15 gjimnaziste kosovare humben jeten duke u kthyer ne rrugen e Kukesit, por edhe me nje seri rastesh te tjera, rezultantja e te cilave e ben Shqiperine nje nder vendet me numrin me te larte te viktimave ne aksidente rrugore. Brace nuk ka nenvizuar pergjegjesine konkrete te Pocit, madje as e ka pretenduar kete. Te gjithe e dine, qe Shqiperia eshte nje vend me rrjet rrugor te amortizuar, nje vend ne rruget e te cilit levizin me se shumti makina te vjetra dhe te pagarantuara nga ana teknike, qe shumica e shofereve i kane marre patentat me kurse qe i ngjajne atyre te dikurshmeve te luftes kunder analfabetizmit dhe madje edhe ne moshe te shtyre. Te gjithe e dine se shume rruge te reja jane bere me nje cilesi qe le dukshem per te deshiruar dhe qe shpesh, edhe atehere kur behet sinjalistika, vidhet nga fshataret qe kane shtepite anes saj. Te gjithe i dine keto, por llogjika e Braces duket se ka rrokur nje filozofi tjeter. Sa here qe nje ngjarje e rende ndodh, padyshim qe dikush duhet te jape doreheqjen.
Zakonisht kjo i takon titullarit te institucionit qe ndodhet ne qender te problemit dhe me shume se sa pergjegjesi konkrete, eshte nje pergjegjesi morale. Bota ka plot raste te tilla, por nuk ka nevoje te shkohet shume larg. Nje helikopter i prodhimit amerikan, krejt modern, i destinuar per transportimin e personaliteteve u rrezua ne Greqi, pa ndonje pergjegjesi konkrete, por Shefi i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise dha doreheqjen. Nje doreheqje morale, qe ne ate rast i takonte atij ta bente. E njejta filozofi ka ndodhur gjate nje aksidenti te tmerrshem hekurudhor ne Turqi nje vit e gjysem me pare qe perfundoi me nje doreheqje te tille, apo kater vjet me pare, kur rrezimi pa ndonje pergjegjesi njerezore i avionit "Concord" te "Air France" qe shkaktoi disa dhjetra viktima, provokoi doreheqjen e Shefit te kompanise ne fjale. Fatkeqesisht, Shqiperia eshte bere i vetmi vend ku pergjegjesia mbetet jetime, ku asnje titullar nuk perballet me opinionin publik dhe ku secili fshihet pas llogjikes absurde: c'faj kam une se ndodhi! Se paku, nje apo dy ministra duhej te kishin vene ne dispozicion te Kryeministrit mandatin e tyre, duke ndjere pergjegjesine morale dhe duke deshmuar se raste te tilla, merren seriozisht edhe ne Shqiperi. Kjo ka qene llogjika e deputetit Brace dhe kjo, duhet te jete llogjika e cdo politikani normal dhe te pergjegjshem.
liridashes
Primus registratum
Re: Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Ra ky mort dhe i pamë sërisht cenat e vendit tonë.
Adri Nurellari
Gazeta metropol
Tragjedia e aksidentit të autobusit me maturantë qe kthehej në shtëpi nga eskursioni ne Shqipëri, tregoi me shumë dhimbje edhe njëherë rreziqet që ballafaqojmë çdo ditë kur udhëtojmë nëpër rrugët e vendit tonë. Kjo ngjarje mbase nuk do të kishte ndodhur sikur rruga e përfolur dhe e premtuar për në Kosovë të ishte ndërtuar tashmë. Nje rrugë e gjerë, më e drejtë, pa gropa dhe e mbrojtur në anët e saj, e ndoshta do ti kishte kursyer ata. Dhe në mos rruga, mbase prania e një policie rrugore më të rreptë dhe të pakorruptueshme që do të arrinte të parandalonte shkeljet e shpeshta të rregullave të trafikut që hasen kur ecet në rrugë,do t’ia kishte dalë qëllimit.
Menjëherë pas gjëmës pamë që qeveritarët tanë mbushën ekranet e televizorëve duke dalë ne publik të pikëlluar dhe patriotë si rrallëherë tjetër, pa guxuar që të permendnin se çfarë u bë me rrugën e shumë-përfolur, shumë-premtuar dhe shumë-paguar të Kosovës. Për momentin faji për aksidentin e tmerrshëm që mori 15 jetë të rinjsh, i mbeti një veprimi të parregullt të një shoferi ose thjesht fatit, dhe këto aksidente rrugore kinse nuk mund të prandalohen ose parashikohen. Por në të njëjtën kohë pronarë te makinave në Shqipëri nuk kanë harruar se pagonin rregullisht për shumë vite një taksë të madhe për një rrugë që nuk përdornin dhe që akoma nuk është ndërtuar. Edhe në periudhën kjo taksë u vu qeveritarët dolën me retorikën e Kosovës sonë të shtrenjtë, pjesës së kombit që padrejtësisht na u shkëput. Sakaq këto para që do ta kishin ndërtuar tashmë rrugën, shkonin për të mbushur boshllëqet e buxhetit publik duke u justifikuar se taksa shkonte për çështjen kombëtare.
Por rrugët tona kanë dëshmuar se janë goxha popullore dhe dalin shpesh në qendër të vëmendjes. Politikanët shqiptarë kanë një preferencë të veçantë që të filmohen ose fotografohen duke përuruar rrugët “e reja”, sidomos para zgjedhjeve. Ja pra, pse kantieret janë duke u rishfaqur nëpër rrugë tona duke na treguar se qeveria punon. Kjo është arsyeja pse rrugët tona mezi presin që të përurohen me shumë publicitet pak kohë para zgjedhjeve të 2005-ës. Në të njëjtën kohë e dimë goxha mirë se si zakonisht nga fillim i vitit 2006 në këto rrugë do të shfaqen gropat e para dhe kur te vij viti 2007 ato do të jenë gati për tu rindërtuar dhe për tu përdorur sërisht për zgjedhjet e ardhshme lokale. Nje rreth vicioz i vërtetë që kanë si viktima rrugët tona dhe dhe njerëzit që i përdorin. Po t’iu bëhet prerje tërthore rrugëve kombëtare tona ato do duken në profil si byrek me shumë petë dhe bën vaki që numri i petëve të përkojë me numrin e zgjedhjeve qe kemi patur. Asnjë masë ndëshkuese nuk merret ndaj firmave të ndërtimit për cilësinë e dobët me të cilën janë ndërtuar apo meremetuar rrugët tona. Përkundrazi, të njëjtat firma vazhdojnë të shpërblehen duke marrë gjithnjë e më shumë porosi nga qeveria për ndërtimin e rrugëve të tjera ose për të njëjtat rrugë për të kushedisesatën herë. Është më se e qartë vlera e madhe që kanë rrugët për politikanët tanë, nga njëra anë qëndrojnë tenderat “transparent” që kompani të ndryshme shtien në dorë nëpërmjet “konkurrencës së ndërshme”, dhe nga ana tjetër është fushata elektorale ku rrugët dalin në plan të parë.
Tragjedia e llahtarshme e autobuzit kosovar nuk është e izoluar por është pjesë e një tragjedie të pa reklamuar qe përjetojmë çdo ditë. Vështirë se mund të gjendet ndonjë ditë kur lajmet ose gazetat të mos njoftojnë për aksidente rrugore që kanë shkaktuar vdekje. Ndërsa pretendojmë të hyjmë në Evropë, shpeshtia e aksidenteve fatale që ndodh në Bashkimin Evropian dallon shumë nga shpeshtia e aksidenteve fatale tek ne. Në Bashkimin Evropian vdesin mesatarisht 17 persona për çdo një milion njerëz ndërsa në Shqipëri vdesin mbi 120 vetë në milion gjatë çdo viti. Statistikat e këtij viti duken akoma më të zymta. Me këtë frekuence aksidentet rrugore nuk mund të quhen më thjesht aksidente por eventualitete me probabilitet shumë të lartë nga i cili asnjë nga ne nuk është i sigurtë. Edhe vetë presidenti dhe kryeministri kanë vuajtur kohët e fundit nga aksidentet rrugore. Për ironi të fatit këto rrugë përdoren në të njëjtën kohë sikur të ishin etalon matës të cilësisë së qeverisjes duke u portretizuar si arrijtet më domethënëse. Në fakt rrugët përdoren me ngulm për të mbuluar çështje të tjera të mprehta qe mbeten të pazgjidhura si: varfëria, papunësia, avancimi në integrimin evropian, niveli i ulët i demokracisë si dhe niveli i lartë i korrupsionit dhe kriminalitetit. Është njësoj sikur të përpiqesh të mbulosh diellin me shoshë.
Një ndër arsyet kryesore që shkaktojnë këtë tragjedi të pareshtur, është cilësia e rrugëve. Dhe në mos është cilësia e keqe e rrugëve që shkaktojnë këtë përgjakje atëhere fajin e ka shkelja e rregullave të qarkullimit nga shoferët dhe këmbsorët. Kuptohet qe ndërgjegjësimi është shumë i nevojshëm për të shmangur aksidentet. Por përpara ndërgjegjes së natyrshme të qytetarëve, rreptësia e policisë rrugore do të ishte më efikase për të bërë më të sigurta rrugët tona. Fundja për çfarë tjetër paguhen këta njerëz nga taksat tona nëse presim që njerëzit të veprojnë në rrugë në mënyrë të harmonishme duke u mbështetur tek ndërgjegja dhe vullneti i mirë. Së pari për të marrë patentën nuk nevojitet aftësia sepse mjafton ryshfeti. Këmbësorët tek ne ecin pa përfillur rregullat e qarkullimit sepse vështirë se rastis që nje këmbësor të gjobitet për një shkelje. Por edhe ata shoferë të aftë tek ne nuk druhen për shkeljet pasi e dinë se nëse kapen në gabim, me pak para kanë për ta hedhur lumin. Madje policët rrugorë tek ne jo vetëm që nuk konsiderohen si faktorë sigurie nga shoferët por shikohen me mosbesim dhe përçmim. Kjo gjë dallohet lehtë sepse kur ne ecim në rrugët e Shqipërisë, shoferat e ndryshëm dërgojnë sinjale me dritë njeri tjetrit për të njoftuar se ka policë rrugorë vërdallë.
Rrënia e autobusit me gjimnazistë fatkeqësisht krijon një ide“déjà vu”. Kujton tragjedinë e janarit dhe tragjedi të tjera të mëdha e të vogla qe kalon vendi ynë. Fakti që faji për këtë aksident i vihet fatit, do të thotë që vetëm fati na mbron ne nga tragjeditë. Kjo do të thotë që dhëntë zoti nuk bie më shumë shi që të mos na përmbytet përsëri Tirana dhe fushat e Lezhës dhe Lacit! Dashtë fati nuk bie ndonje tërmet që të mos na shëmben ndërtesat e panumërta që janë ndërtuar pa leje, pa studim urbanistik apo pa patur parasysh rregullat teknike të ndërtimit! Shyqyr qe nuk bie shumë dëborë tek ne që të mos kemi orteqe! Inshallah nuk po vjen ndonje terrorist këtej nga ne se ka për të bërë kërdinë, etj. Ndërkohë qeveritarët rrinë mënjanë duarkryq pasi rolin e tyre ka lënë në dorë të perëndisë. Për ta nuk ka rëndësi nëse të tjerë aksidente kanë për të ndodhur prej rrugëve të këqija dhe policisë rrugore neglizhente, por që këto ngjarje të mos konsiderohen si pasojë e keq-qeverisjes së shtetit nga ana e tyre. Nën drejtimin e tyre më e gjërat që shteti bën, janë, së pari transportimi i viktimave dhe i të mbijetuarve për në shtëpitë e tyre, së dyti ulja e flamurit në gjysëm shtizë dhe së treti lutja që mangësitë e vendit tonë të mos dalin më në pah haptazi me ngjarje makabre të tilla.
romeo
Forumium maestatis
Re: Lëvizja “Mjaft” kërkon dorëheqjen e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit
Top