Lëmoshët e Berishës

Albforumi

Primus registratum
Lëmoshët e Berishës

Lëmoshët e Berishës

Arbër Zaimi

Ish-presidenti i Francës, François Mitterrand kishte zakonin të thërriste herë pas here në takime një sërë filozofësh e intelektualësh nga akademitë franceze e të diskutonte me ta për çështje të aktualitetit politik e social të kohës. Përmes këtij gjesti Mitterrand-i e poziciononte veten qartësisht si një udhëheqës në traditën iluministe, që përpiqet ta afrojë pushtetin me urtësinë e të legjitimojë vetveten njëfarësoj. Nuk kemi të dhëna nëse programi qeverisës i Mitterrand-it përfitoi ndopak prej filozofëve, por ajo që mund të themi me siguri është që vetë intelektualët e ftuar nuk kanë parë ndonjë të mirë prej këtyre takimeve, përkundrazi. Përzierja me pushtetin ka hedhur hije mbi diskursin e tyre, duke shkaktuar keqinterpretime publike e duke iu mveshur atyre përgjegjësi simbolike për akte që në fakt i përkisnin ekskluzivisht politikës, pra duke i shfrytëzuar haptazi apo tërthorazi për qëllime nuk para përputhen me interesa të një filozofi apo të një intelektuali.

Në Shqipëri ne nuk kemi filozofë sepse nuk kemi akademi. Por nuk na mungojnë udhëheqësit e dashuruar pas spektaklit iluminist sepse edhe këtu pushteti e ndjen të nevojshme të marrë legjitimitetin moral nga një shtresë e ndriçuar. Kur intelektualët gjenuinë mungojnë, pushteti detyrohet të krijojë të tillë. Kandidatët kryesorë për të zënë vendin e filozofëve të munguar janë personat me akses në media e në publik. Grupi në fjalë është tepër heterogjen, dhe kushdo do ta kishte të vështirë ta përshkruante, por në një përpjekje përafruese do të mund ta ndanim në dy nënbashkësi, në atë të artistëve e në atë të intelektualëve. Kuptohet që të dyja termat po i përdor në sensin më të gjerë e më të zbrazët, pra nuk po quaj artistë vetëm ata që angazhohen në artin si procedurë e të vërtetës, as intelektualë spo quaj vetëm ata që angazhohen në politikën si aksion. Në këtë artikull po përdor zhargonin popullor, po quaj artistë ata që prodhojnë argëtim për shtresa të ndryshme të publikut dhe intelektualë atë që ka diplomë.

Ashtu siç nuk shqetësohej Mitterrand-i që filozofët e ftuar të ishin vërtet filozofë, ashtu nuk shqetësohet dhe politika jonë që artistët e intelektualët të jenë vërtet artistë dhe intelektualë. Ajo çka ka rëndësi është që të krijohet një klasë simbolike e cila të jetë e gatshme për tu shfrytëzuar, e gatshme për të dhënë mesazhe legjitimuese ndaj një politike që nuk di të bëjë gjë tjetër, veç spektaklit.

Ca kohë më parë, në rastin grevës së fundit të urisë së opozitës, si të mos mjaftonte mungesa e sinqeritetit në aksionin politik nga të dyja anët, pozita dhe opozita vendosi të angazhojë edhe aradhat e intelektualëve. Farsa arriti majën kur u publikuan letra e peticione të firmosura nga intelektualë dhe artistë të PD-së, që bënin thirrje të lirohej bulevardi, të mos detyroheshin nënat opozitare të largoheshin nga fëmijët opozitare e të tjera patetizma idiote, dhe nga ana tjetër kundërpërgjigjeshin intelektualë e artistë të PS-së që bënin thirrje të vazhdohej beteja deri në fund, gjer sa të hapeshin kutitë, thirrje që siç tregoi historia, nuk u mor kurrë parasysh. Intelektualët dhe artistët firmëtarë nga të dyja krahët vetëm sa e konfirmuan atë që të gjithë e dinin, statusin e tyre real si sahanlëpirës të pushtetit dhe zbrazëtinë e etiketës me të cilën klasifikojnë vetveten.

E pra, ka qindra artistë që marrin rrogë nga Ministria e Kulturës sepse kanë status artisti, ndërkohë që para disa ditësh në Top Channel Ministri i Arsimit, z. Myqerem Tafaj na dha dhe lajmin e lumtur se në Shqipëri jo vetëm që ka shumë universitete, por paska edhe shumë studentë ekselentë që natyrisht na u përgatitkan nga profesorë po aq ekselentë. Politika me sa duket kërkon ti bindë njerëzit që në Shqipëri ka art e ka shkencë, madje dhe cilësore. Mirëpo realiteti flet shumë ndryshe. Mospërputhje kaq devijante mes perceptimit dhe mes realitetit janë shenja të asaj që Gilles Deleuze nuk do të tutej ta quante skizofreni e pushtetit. Jo se dua të vë ndonjë barazim mes pushtetarëve dhe skizofrenëve, që janë qytetarë të nderuar, por ajo çka pushteti prodhon është një grup njerëzish të përdorshëm që vishen me një pushtet simbolik vetëm e vetëm për të bërë disi më të ngrënshme hatanë e radhës.

Bamirësia

Nuk do mend të kuptosh që bamirësia anonime, ndihma humane e solidare për ata në nevojë është një nga gjestet individuale më të lavdërueshme. Por çndodh me bamirësinë kur ajo shndërrohet në mjet promocioni për pushtetin, kur shndërrohet në mjet fitimi e përfitimi si në rastin e kryeministrit tonë, z. Sali Berisha?

Një xhiro rreth sheshit (apo ish-sheshit) Skënderbej e përball shqiptarin me një banderolë gjigande ku proklamohet me të madhe se viti 2010 iu kushtoka Nënë Terezës, murgeshës katolike që është bërë simbol i bamirësisë (e jo vetëm). Pak më tej, te shkallët e Pallatit të Kulturës njoftohet në një banderolë disi më modeste, po gjithsesi e përmasave të mëdha, se po shfaqen Përrallat e Hoffmanit, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Inva Mulës dhe shumë këngëtarëve operistikë të një niveli të admirueshëm. Të dyja njoftimet kanë një strumbullar të përbashkët. Aktivitetet në fjalë mundësohen nga Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Berisha, dora vetë.

Mendimi i parë që të vjen në kokë është Po ky Berisha, me paratë e veta i bën këto aktivitete? Afërmendsh, përgjigjja është JO! Berisha përdor fondet e shtetit, pra paranë publike për të promovuar vetveten si bamirës, si patron i arteve e i kulturës. Filistini i zakonshëm do të hidhet e do të thotë se unë bëj kritikë të kotë, pasi në fakt kryeministri po ndihmon të varfërit, po mëkëmb artin dhe po shpërndan mesazhe pozitive. Po mor po, por po e bën me paret e mia e me paret e të gjithëve. Ndihma sociale për njerëzit në nevojë nuk ka pse të paraqitet si lëmoshë a si filantropi personale e njeriut që ka marrë votat (dhe pushtetin) pikërisht që të ndërtojë një shtet funksional që lufton varfërinë e zbut pasojat e saj. Investimi në art e në kulturë ska pse të paraqitet si xhymertllik i Berishës (dhe i askujt tjetër), për sa kohë shoqëria ka nevojë për art, e për sa kohë shoqëria paguan për këtë art (që të shkollohen artistë, që të zhvillohen infrastruktura e që të shfaqet arti) nëpërmjet taksave. Përkujdesja e Sali Berishës më duket një paturpësi e madhe pasi është tejet e qartë që të gjithë së bashku paguajnë pikërisht që për këto gjëra të kujdeset shteti, të kujdeset institucioni, e jo dhespoti i radhës. Anonimiteti i përkujdesjes së shtetit (e jo të individit) garanton diskrecionin e veprimit, pasi të varfrit që marrin ndihmë sociale, apo artistët që japin shfaqjen nuk kanë pse tia dinë për faleminderit ndokujt. Buxheti ka origjinën në anonimitetin e taksave, falënderimet për përfitimet nga ky buxhet mund ti shkojnë vetëm shoqërisë, anonimitetit të popullit. Nuk ka pse të sikletoset as varfanjaku e as artisti e të falënderojë Berishën. Përndryshe, nëse do të mendojmë që Berisha ka të drejtë të patronizojë Inva Mulën e Nënë Terezën, atëherë pse të mos shkruajë dhe banderola Viti shkollor filloi nën kujdesin e kryeministrit, apo filan kriminel u kap nën kujdesin e kryeministrit e ndonjë ditë le të thotë se sërish del dielli, nën patronazh të vetë atij.

Patronazhi

Jurgen Habermas-i i shërbeu aq shumë ndërtimit të një filozofie të pushtetit liberal në Europë, sa që u propozua disa herë të shpallej Filozof Shtetëror në Gjermani, madje Aznar-i deshi ta shpallte dhe Filozof Shtetëror të Spanjës. Natyrisht që kjo nuk i shtoi ndonjë vlerë Habermas-it, madje e tjetërsoi vlerën filozofike (nëse ka patur ndonjë të tillë) në veprën e tij. Mendimi i tij u vu nën patronazhin e politikës, e si i tillë, në vija të trasha mund të themi se i shërbeu status quo-së. Filozofi francez Alain Badiou e përbuz Habermas-in pikërisht për këtë arsye. Në leksionin e tij Mendim mbi Ngjarjen Badiou artikulon pikëpamjen e tij sipas së cilës filozofi nuk është ai
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1499

Top