Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Pe.ili.sh

Primus registratum
Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Faton Osmani/Prishtinë
PRISHTINË – Shefat e tre grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe të grupit të minoriteteve, përveç serbëve vendosën dje që “Deklarata për Kosovën - shtet sovran dhe i pavarur” të shqyrtohet me procedurë të rregullt në ndonjërën nga seancat e ardhshme të Parlamentit, dhe jo në ditën që kishte kërkuar fillimisht grupi prej 42 deputetësh. “Përkrahim nismën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për miratimin e deklaratës për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, të datës 3 shkurt 2003. Nisma ka hyrë në procedurë të rregullt në Kuvend dhe vazhdon shqyrtimi i saj”- thuhet në deklaratën e përbashkët, që e nënshkruan Sabri Hamiti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Limaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bujar Dugolli i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Zylfi Merxha në emër të “minoriteteve të tjera”. Shefat e grupeve parlamentare marrin përsipër harmonizimin e qëndrimeve për “Deklaratën e pavarësisë” me grupet parlamentare dhe me institucionet e tjera të pushtetit në Kosovë. “Deklarata e harmonizuar do të dalë për miratim në ndonjërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, në procedurë të rregullt, në bashkëpunim të kryetarëve të grupeve parlamentare dhe të Kryesisë së Kuvendit”, -tha Hydajet Hyseni, anëtar i kryesisë së Kuvendit, i cili e lexoi deklaratën para deputetëve. Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit morën pjesë edhe deputetët e koalicionit serb “Povratak” (Kthimi), pas bojkotit disamujor. Pas leximit të deklaratës, mbledhja vazhdoi sipas rendit të përcaktuar të ditës, me shqyrtimin e tre projektligjeve.
Shtyrja e nismës “për ndonjë seancë tjetër” vjen pas presionit nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare, që kundërshtojnë “imponimin e ritmit të procesit të zgjidhjes së statusit të ardhshëm të Kosovës”. Kështu SHBA-të kanë paralajmëruar dje se përpjekjet e Beogradit zyrtar dhe të disa institucioneve politike të Kosovës, që të imponojnë këtë proces nuk ndihmojnë dhe janë potencialisht destabilizuese. “SHBA-të janë të shqetësuara për shkak të zhvillimeve në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë në lidhje me momentin dhe natyrën e vendimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës”, - ka theksuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit amerikan, Riçard Bauçer në një deklaratë që e ka shpërndarë Ambasada amerikane në Beograd. Zëdhënësi Bauçer ka theksuar se në Kosovë duhet të vazhdojë puna me bashkësinë ndërkombëtare në krijimin e bazave për Kosovën demokratike. Ai ka rikujtuar se SHBA-të mbështesin Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, e cila parasheh se çështja e statusit të zgjidhet me një “proces politik”. Sipas tij, SHBA-të mbështesin “standardet para statusit” të vëna nga shefi i UNMIK-ut Mihail Shtajner.
Maqedoni – KFOR, masa për kufirin
Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Vllado Buçkovski dhe komandanti i KFOR-it gjeneral Fabio Mini dje në Prishtinë arritën një marrëveshje për shkëmbimin e informatave lidhur me sigurinë në kufijtë në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Me kërkesën e Buçkovskit është arritur marrëveshja që të vendoset një linjë telefonike “hot line” në mes të KFOR-it dhe Shtabit të ushtrisë maqedonase, nëpërmjet së cilës do të shkëmbehen informacione lidhur me incidentet eventuale në kufi. Në takim është biseduar edhe lidhur me spekulimet e fundit mbi Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH). “Jemi të kënaqur që vendosëm bashkëpunim më të thellë, sidomos që i sqaruam spekulimet për grupet të cilat dalin dhe hyjnë nga Kosova dhe Maqedonia”, -tha gjen. Mini pas takimit. Një ditë më herët KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut kanë deklaruar se nuk kanë dëshmi për ekzistimin në Kosovë të AKSH-së ose të ndonjë organizate tjetër ilegale. Ministri maqedon është takuar edhe me shefin e UNMIK-ut, Mihail Shtajner, me të cilin ka biseduar rreth bashkëpunimit policor.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Lajmet nuk kane nevoje per koment po te lexosh lajmin e meposhtem:

Washington: Shqetësim për komentet mbi statusin e Kosovës
13 Feb 2003, 19:26 UTC (Zeri i Amerikes)

Shtetet e Bashkuara shprehën sot shqetësim për komentet e autoriteteve të Beogradit dhe të politikanëve shqiptarë mbi statusin përfundimtar të Kosovës. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Richard Boucher thekson përmes një deklarate se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht rezolutën 12-44 të Këshillit të Sigurimit e cila përcakton se statusi përfundimtar do të zgjidhet përmes një procesi politik. Washingtoni mbështet qëndrimin e administratorit Michael Steiner për plotësimin e standarteve, para hapjes së bisedimeve për statusin. Departamenti i Shtetit thekson se deklaratat e Beogradit, apo ato të politikanëve shqiptarë në Kosovë, për çështjen e statusit, mund të sjellin një destabilizim të situatës. Departamenti i Shtetit u bën thirrje autoriteteve të bashkëpunojnë me komunitetin ndërkombëtar për krijimin e bazave për një shoqëri demokratike në Kosovë.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Ne lajmin e mesiperm te Zerit te Amerikes SHBA kerkon shoqeri demokratike ne Kosove. Kjo gje vihet re rralle. Me shpesh thuhet shoqeri multietnike. Vini re dallimin: kur Amerika kerkon solidaritet me shqiptaret, sic kerkon tani ne Irak, ben leshime dhe heq termin "multietnik" qe i lendon shqiptaret pa mase, meqe Kosova eshte mono-etnike.

Gjithashtu kritikohen politikanet e Kosoves qe me padurimin e tyre po i japin preteks serbeve per te deklaruar se Mitrovica eshte pjese e Serbise. Kjo deshire e Gjingjicit vjen kur SHBA eshte e zene me Irakun dhe kur KFOR eshte terhequr thuajse fare nga Mitrovica e Veriut.

Serbet nuk njofin vecse drurin!
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Marksistët-leninistët-stalinistët-enveroramizistët-nanoistët-qosistët-demaçistët, këta shkatrrues të institucioneve me aqë mund të ndërtuara duan të shpallin *pavarësinë e dytë* kur Kosova - Dardania e ka shpallur një herë dhe përgjithmon Pavarësinë më 2 Korrik 1990.
Këta dugollistë mendojn se do e shlyejn historinë 12 vjeçare shqiptare, dhe mendojn se historia fillon me daljen e tyre (mjerane) në skenë!
-O tempora, o mores.-
U PRANOFTË EDHE NDËRKOMBËTARISHT PAVARËSIA E DARDANISË E SHPALLUR ME 2 KORRIK 1990!
ZOTI E NDIHMOFTË DHE E BEKOFTË KOMBIN SHQIPTAR!
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Fillimisht postuar nga mistiku:
[qb] ...
Këta dugollistë mendojn se do e shlyejn historinë 12 vjeçare shqiptare, dhe mendojn se historia fillon me daljen e tyre (mjerane) në skenë!
...
[/qb]
Ke te drejte. Bile vete LDK-ja e mbeshteti Dugollin dhe me kete ajo zhvlereson punen e saj keto 12 vitet e fundit. Kjo vetevrasje politike e LDK-se eshte krejt e cuditshme...
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Blue Gene

Jo nuk eshte e quditshme se eshte dit qe sot ose me von antaret e ndershem te ldk-se do te kthjellohen,dhe tani rugova siqpo shifet do te mbes vetun vetem me disa bashkpuntor te tij qe prej fillimi kan punue per autonomin e kosoves ne kuader te serbis,dhe Sabri Hamiti Kryeshefi i grupit te parlamentarve te ldk-se dhe dhendrri i rugoves ja kthej me ne fund shpinen rugoves dhe ju kthye popullit,kjo eshte e miera e kosoves dhe e popullit te saj,qe me ne fund te gjitha partit ran dakord per qeshtjen e kosoves kuptohet perpos rugoves.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Rexhepi: Jam pro pavarësisë së Kosovës


Kryeministri i Kosovës tha se mbështet fuqimisht pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, në një intervistë për BBC-në, ka deklaruar se ai e mbështet fuqishëm deklaratën e pavarësisë dhe se për këtë ka punuar gjithë jetën.

Duke komentuar deklaratën e tij të fundit se tani nuk është koha e miratimit të deklaratës së pavarësisë, zoti Rexhepi është përgjur: Unë kam kërkuar një koncensus të të gjithëve dhe gjetjen e një momenti të duhur për shpalljen e pavarësisë.

Kryeministri Rexhepi u intervistua nga korrespondenti i BBC-së në Prishtinë Muharrem Nitaj.

BBC: Ka pasur disa paqartësi rreth qëndrimit tuaj për deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Si paraqitet ky qëndrim sot, pas dakordimit të Kuvendit se ai në parim e mbështet atë?

Bajram Rexhepi: Që të mos ketë dilema, edhe unë e përkrah plotësisht deklarimin për pavarësi ose shpalljen e pavarësise për arsye se edhe jetën time ia kam kushtuar këtij procesi dhe jam i gatshëm që edhe me tutje të jap kontributin tim. Mirëpo qëllimi ka qenë që ne të kemi një koncensus dhe të vlerësojmë momentin e duhur kur duhet të bëhet shpallja e pavarësisë. Prandaj këtu nuk ka dilemë dhe unë në deklarimin tim kam shprehur shqetësimet e miqve tanë amerikanë të cilët kanë thënë se tani është moment i papërshtatshëm që të votohet në parlament kur ata ballafaqohen me krizën e Irakut. Unë plotësisht e mbështet këtë deklarim të tre grupeve parlamentare që u dha sot. Tek e fundit ne jemi ekzukutiv dhe vendimin e parlamentit do të tentojmë ta implementojmë, pra do të bëjmë çmos që ta implementojme në momentin kur ata do të bëjnë shpalljen.


Synimi ynë përfundimtar është pavarësia e Kosovës dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian
rexhepi_bajram_150.jpg


Bajram Rexhepi, Kryeministër i Kosovës


BBC: Zoti kryeminister, një pjesë e shtypit në veçanti ju ka parë për të madhe deklaratën e fundit pasi jeni kthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se tani nuk është koha për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe ju kanë kujtuar një deklaratë tuajën gjatë qëndrimit në Bruksel. A mund të na sqaroni në fakt edhe një herë nëse është e mundur se cili është qëndrimi i kreut të qeverisë së Kosovës në gjithë këtë proces megjithëse ju thatë se e mbeshtesni deklaratën e pavarësisë?

Bajram Rexhepi: Po duhet të dallojnë edhe gazetarët se çfarë është nga njëherë manovrim politik edhe një qëndrim edhe vendim politik. Në momente të caktuara nuk ka politikë të ngurtë. Nganjëherë duhet ndonjë prononcim i tillë si formë e një presioni që të mos na ndodhë diçka që është e papranueshme për Kosovën. Në atë mënyrë edhe kam deklaruar i vetëdijshëm se unë nuk jam individi i cili mund t'ia imponojë vullnetin tim parlamentit, dhe në deklarimet e mia gjithnjë kam thënë se synimi i jonë përfundimtar është pavarësia e Kosovës dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian në faza të mëvonëshme dhe mendoj se parlamenti do ta vlerësojë në momentin e duhur se kur do të bëhet kjo dhe atëherë ti kemi hapat konkretë se çka pas asaj të bëjmë impelementimin e saj ku qeveria do ta japë kontributin e vet si pjesë ekzekutive.


Bajram Rexhepi thotë se qeveria e Kosovës do të zbatojë një deklaratë të parlamentit për pavarësi

BBC: z.kryeministër përmendët preambulën kushtetuese të Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi në fakt Jugosllavia de fakto ka filluar të mos ekzistojë që tash e disa ditë.Si e vlerësoni në një ofansivë të Beogradit p.sh që të hapen disa procese që nga futja e Kosovës në kartën kushtetuese të Unionit Serbi e Mal i Zi e deri te kërkesat gjithnjë e më të shprehura të Beogradit për kthimin e forcave të sigurimt serb në Kosovë?

Rexhepi: Po këto mund t"i kuptojë si provokime politike të cilat dëshirojnë ta destabilizojnë Kosovën dhe mendoj se deklarimet e fundit të z.Gjingjiq të cilat janë refuzuar shumë ashpër edhe nga stejdepartamenti dhe këshilli për siguri kombëtare ka dashur që në një kohë në një cajnot kur vëmendja e ndërkombëtarëve është e

BBC: Si e vlerësoni një ofansivë të Beogradit që të hapen disa procese që nga futja e Kosovës në kartën kushtetuese të Unionit Serbi e Mal i Zi e deri te kërkesat gjithnjë e më të shprehura të Beogradit për kthimin e forcave të sigurimt serb në Kosovë?

Bajram Rexhepi: Këto mund ti kuptoj si provokime politike të cilat dëshirojnë ta destabilizojnë Kosovën dhe mendoj se deklarimet e fundit të zotit Gjingjiq, të cilat janë refuzuar shumë ashpër edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Këshilli për Siguri Kombëtare, kanë dashur që në një kohë, në një cajtnot kur vëmendja e ndërkombëtarëve është e drejtuar drejt krizës, të bëjnë përfitime në rend të parë politike që ti zëjnë në befasi edhe ndërkombëtarët edhe Kosovën dhe ta imponojë vullnetin e vet që në fund të fundit e kanë shprehur shumë qartë se mund të çojë n ndarjen e Kosovës. Këtë proces ne nuk e përkrahim nuk e përkrah as bashkësia ndërkombëtare prandaj ne i kemi shprehur qëndrimet tona dhe duhet ti bëjmë pregatitjet që të kemi një platformë unike lidhur me të gjitha këto procese. Dihet se në aspektin juridik, për momentin sa jemi në rezolutën 1244, ajo nuk ka ndonjë koncekuencë ekzukutive. Mirëpo është provokim i rëndë politik. Çka pas kalimit të mandatit atëherë? Nuk është krejt njësoj se çfarë përmban preambula kushtetuese e Serbisë, për arsye se aty parashihet që eventualisht pas ndarjes së Malit të Zi, suksesore e federatës do të jetë Serbia. Pra faktikisht, kemë të bëjmë tani me një union i cili nuk mund të quhet Jugosllavi, mirëpo ndërkombëtarët, dhe nganjëherë e drejta ndërkomëtare ende ka dilema dhe pretendohet se ata janë suksesorë të Jugosllavisë.

BBC: Kohë më parë keni deklaruar se personalisht keni qenë i pakënaqur me qëndrimin paksa të zbutur të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për çështjë të politikës së jashtme dhe të sigurisë, Havier Solana lidhur me këtë kartë kushtetuese. Në fakt cilat janë garancitë që ka marrë qeveria e Kosovës, parlamenti dhe lidershipi në Kosovë se kjo kartë kushtetuese magjithatë nuk do të ketë pasoja për statusin përfundimtar të Kosovës?

Bajram Rexhepi: Këto janë disa deklarime të përgjithësuara të cilat, jo vetëm zoti Solana por edhe tjerë ndërkombëtarë kanë shpjeguar se nuk do të ketë kurrëfarë implikimi për rezolutën 1244 ku është shumë e qartë edhe për çdo njeri të çdo niveli se në atë kohë nuk do të ketë implekime. Mirëpo çfarë do të ndodhë pas saj? Për këtë arsye, edhe një deklarim i butë ka qenë provokimin politik për arsye se Bashkimi Evropian dhe zoti Solana kanë qenë ideator të këtij unioni dhe kanë dashur që me çdo kusht të ketë sukses. E them se nganjëherë ka standarde të dyfishta kur ndonjë inciativë është në Serbi ose në ish Jugosllavi dhe ajo në një mënyrë shikohet mes gishtave. Ndërsa çështje të tjera të cilat ndodhen në Kosovë kalojnë heshturazi. Për shembull, krijimi i unionit të komunave në pjesën veriore, edhe pse në pikëpamje ndoshta duket e vogël, nuk ka pasur asnjë deklarim zyrtar të Bashkimit Europian kundër këtij unioni. Kjo ndodh në një kohë që ne dimë se e kemi asociacionin në asamble. Prandaj, përsa i përket Kosovës, kemi përshtypjen se më tepër shërben kur duhet të kritikohet se sa ti dilet në një mënyrë në mbështetje ose në mbrojtje. Prandaj këto janë çështjet të cilat neve pak na iritojnë.

BBC: Zoti Kryeministër, kemi dy pozicione shumë të skajshme. Beogradi në fakt pretendon që me çdo kusht ta konsiderojë Kosovën si pjesë të Serbisë. Nga ana tjetër, deputetët e Kuvendit të Kosovës manifestojnë gadishmërinë e tyre për ta shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. A do të thotë kjo se këto dy pozicione aktualisht janë aq larg saqë nuk mund të pretendohet në një fillim të bisedimeve të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?

Bajram Rexhepi: Këto dallime kanë qenë prej fillimit. Unë mendoj se ka dy pozicione të Serbisë. Njëra, që është plotësisht joreale, është futja e Kosvës nën Serbi. Edhe politikanët serbë janë të vetëdijshëm se kjo nuk mund të ndodhë. Ndërkohë, ajo që mendojnë ata se është reale, e që ndoshta edhe mund të ketë përkrahje nga qarqe të ndryshme, është ndarja e Kosovës dhe kjo është qëllimi final i politikës së Gjingjiqit në këtë moment. Mirëpo, nga ana tjetër nuk do të krahasoja pretendimet tona edhe me qëllimin tonë që pavarësia e Kosovës nuk ka altrenativë. Ne do të këmbëngulim në këtë dhe do ta realizojmë. Mbetet vetëm caktimi i kohës, të përgatitjes sonë se kur do të fillojë procesi dhe kur do të përfundojë.

BBC: Javën e shkuar kemi qenë dëshmitarë të një përkeqësimi të papritur të situatës në Luginën e Preshevës. A e dini ju se çfarë po ndodhë atje?

Bajram Rexhepi: Nuk kam hollësi se çfarë po ndodhë atje. Ajo që di është ajo që kam dëgjuar nga media. Por është shumë transparent koordinimi ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, të cilat bëjnë akuza për ekzistimin e grupeve të ndryshme ekstremiste. Unë nuk kam të dhëna që Kosova, në sytë e ndërkombëtarëve të dalë si vend i eksportimit të dhunës. Kjo gjë që nuk qëndron. Kjo është bërë e ditur edhe nga KFOR-i edhe nga UNMIK-u, dhe se as ata nuk kanë informata për një gjë të tillë. Unë them se ne nuk mund të presim ndonjë qëndrim më korrekt të fqinjëve tanë që udhëhiqen nga politika të tilla në raport me Kosovën dhe e gjithë kjo vetëm me një qëllim, që të prishet imazhi i Kosoves në botë. Me një fjalë, unë këtë e kuptoj si politikë që synon destabilizimin e Kosovës.

BBC: Kalojmë në procesin e bartjes se përgjegjësive nga UNMIK-u tek vendorët. Çfarë kompetencash kërkoni ju t'ju kalohen nga UNMIK-u?

Bajram Rexhepi: Unë kam kërkuar nga ministritë që të bëjnë listën e përgjegjësive që mendojnë se duhet t'i kenë. Kjo bëhet në mënyrë që të kemi qëndrim të qartë rreth kësaj çështje. Nëse kompetencat që parashikohen nga korniza kushtetuese nuk tranferohen atëherë ky është dështim i Unmikut. Sidoqoftë, ne do të kërkojmë që të bëhët bartja e disa pjesëve të rezervuara, dhe kjo do të ishte bartje përmbajtësore. Ne i kemi përgatitur kërkesat tona, tani do presim të shohim se cili është disponimi i UNMIK-ut. Do të krijojmë një grup të përbashkët dhe të caktojmë dinamikën e bartjes së këtyre kompetencave gjatë vitit 2003.

BBC: A besoni ju në këtë proces, meqë ka disa njoftime se UNMIK-u nuk do ta bënte një gjë të tillë me shumë dëshirë?

Bajram Rexhepi: Unë kam disa informacione të tjera. Ka gatishmëri për t'i dorëzuar përgjegjësitë, sepse kjo është edhe kërkesë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Veçmas, atje ku KFOR-i dhe UNMIK-u nuk kanë treguar rezultate të mira, siç është siguria, lufta e krimit, drejtësia e të tjera, dhe unë shpresoj se ata janë të gatshëm që ti kalojnë disa nga përgjegjësitë.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Tri grupet parlamentare me qëndrim unik rreth deklaratës së pavarësisë
kuvendi.jpg


Tri grupet parlamentare kryesore në Kuvendin e Kosovës, LDK, PDK dhe AAK dolën me një deklaratë të përbashkët rreth deklaratës për shpalljen e Kosovës shtet sovran e të pavarur.
Në Deklaratë thuhet se përkrahet nisma e 42 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për miratimin e deklaratës për shpalljen e

Kosovës shtet Sovran e të pavarur. Më tej në deklaratën të cilën para deputetëve e lexoi Hydajet Hyseni, thuhet se kjo deklaratë do të vendoset në rend dite në ndonjë seancë tjetër të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi po vazhdon seancën me shqyrtimin e projektligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridikë në falimentim
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Deklarata e pavarësisë megjithatë hyn në procedurë të rregullt të Kuvendit, kësaj radhe me pajtimin e 98 deputetëve

LINDITA CAMAJ E GAZMEND SYLA
PRISHTINË, 13 SHKURT - Deklarata për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës që nga e enjtja ka përkrahjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit me përjashtim të serbëve, por miratimi i saj përfundimtar ka mbetur pezull deri në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Një deklaratë e përbashkët për deklaratën e pavarësisë, e nënshkruar nga shefat e katër grupeve parlamentare, me përjashtim të shefit të “Povratakut”, është lexuar, të enjten, në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, duke hequr dilemat nëse të gjithë deputetët shqiptarë janë për miratimin e një deklarate të tillë, dhe duke gjetur një rrugë legale që megjithatë procesi i pavarësisë së Kosovës të fillohet dhe të futet në mënyrë legjitime në procedurat parlamentare. Hydajet Hyseni, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nga PDK-ja, ka lexuar në fillim të seancës deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga Sabri Hamiti, Fatmir Limaj, Bujar Dugolli e Haxhi Merxha. Sipas kësaj deklarate të përbashkët, kryetarët e grupeve parlamentare marrin përsipër harmonizimin e qëndrimeve për Deklaratën e Pavarësisë me grupet parlamentare dhe me institucionet e tjera të pushtetit në Kosovë. “Deklarata e harmonizuar do të dalë për miratim në ndonjërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, në procedurë të rregullt, në bashkëpunim të kryetarëve të grupeve parlamentare dhe të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në pikën e katërt të deklaratës së përbashkët. Kryeparlamentari Nexhat Daci, komentet e të cilit për deklaratën e pavarësisë kanë munguar deri sot, e ka quajtur nismën e 42 deputetëve si legjitime dhe konform të gjitha rregullave të punës në Parlament. Ai tha se lidhur me deklaratën janë bërë biseda dhe diskutime intensive “që kanë rezultuar me një përfundim të përbashkët”. “Është bërë një punë shumë e madhe”, tha ai, shkurt. Leximi i kësaj deklarate të përbashkët ka qenë e tërë ajo që Kuvendi i Kosovës ka bërë të enjten lidhur me iniciativën e mëhershme të 42 deputetëve, e cila pat ngritur tensionet politike në Kosovë. Merret vesh se nënshkrues të “Deklaratës për Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur”, të 3 shkurtit, janë gjithsej 98 deputetë të Kuvendit të Kosovës, që shikuar nga numri i ulëseve në parlament do të thotë të gjithë deputetët, me përjashtim të serbëve.

Bujar Dugolli, i kënaqur me rezultatin e seancës plenare

Shefi i parlamentarëve të AAK-së dhe njëherit bartësi i iniciativës për deklaratën e pavarësisë, Bujar Dugolli, i ka thënë “Kohës ditore”, të enjten, pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, se është shumë i kënaqur me rrjedhën e punimeve në seancën e së enjtes dhe deklaratën e përbashkët e ka vlerësuar si sukses të madh. “Mendoj se me këtë vendim të gjitha subjektet politike kanë treguar një pjekuri të lartë, kanë treguar se janë të gatshëm të realizojnë vullnetin e qytetarëve nëpërmjet vendimit të Kuvendit të Kosovës”, është shprehur ai. Dugolli ka lënë të kuptohet se procedura do të vazhdojë dhe ka deklaruar se seanca e sotme ka qenë në rregull falë unitetit që “kemi pasur ne si grupe parlamentare dhe punën që e kemi pasur tre shefat e grupeve parlamentare dhe pakicave të tjera që vijnë nga minoritetet”. “Ne e dimë se çka kemi nënshkruar dhe çka i kemi vënë për obligim vetes”, u shpreh lideri i AAK-së në Kuvend. “Aty thuhet qartë, përkrahet nisma. Pika e dytë tregon se iniciativa e deputetëve tashmë është në procedurë legale dhe do të vazhdojë shqyrtimi i saj dhe normalisht, ne, pasi t’i kryejmë disa biseda që duhet t’i bëjmë me disa institucione në vend, duhet të harmonizojmë qendrimet dhe tekstin”. Dugolli ka thënë se tash gjithçka varet nga puna që do të bëhet në ditët e ardhshme, ndërkaq u shpreh se gjithçka do të finalizohet në një seancë solemne. “Do të caktohet një seancë e ardhshme kur do të finalizohet kjo punë dhe ajo seancë do të jetë, normalisht, seancë solemne dhe nuk do të ketë debate dhe çështje të tjera”, ka thënë ai.

Saviqi: “Deklarata u bë sa për t’i kënaqur nënshkruesit e saj”

Gojko Saviqi, anëtar i Kryesisë së Kuvendit, nga radhët e koalicionit të deputetëve serbë “Kthimi” e ka vlerësuar deklaratën e përbashkët të katër grupeve parlamentare si një letër të kotë, pa kurrfarë efekti, dhe tha se që nga dita kur nisma e 42 deputetëve shqiptarë është nënshkruar e deri më sot, ka pasur shumë ndryshime dhe se do të ketë shumë ndryshime edhe në të ardhmen. “Nga mbledhja në mbledhje tensionet do të ulen dhe kjo çështje do të kalojë në harresë duke marrë parasysh se dihet që edhe deklaratat e mëhershme që u votuan në Kuvend u neglizhuan vetëm dhjetë minuta pas miratimit të tyre nga ana e Steinerit”, tha ai duke shprehur bindjen e tij se bashkësia ndërkombëtare do t’i shfrytëzojë të drejtat e saj edhe në këtë rast për të shfuqizuar miratimin e mundshëm të deklaratës së pavarësisë. Saviqi tha se koalicioni “Kthimi” ka pritur se gjërat do të shkojnë kështu sikur që shkuan të enjten në Kuvend. “Kam pritur se sot situata do të zhvillohet ashtu sikur që u zhvillua, në mënyrë që të kënaqen njerëzit që megjithatë e nënshkruan atë deklaratë. U tha në një mënyrë se ja kjo u vu në procedurën e Kuvendit dhe se kjo do të shkojë edhe më tej”, tha ai. Por, ky deputet serb tha se ai dhe kolegët e tij kanë qenë të përgatitur të enjten edhe për versionin e mundshëm të miratimit të deklaratës, ndërkohë që nuk bëri të ditur se çfarë ka mundur të jetë strategjia e tyre e veprimit. “Ishim të përgatitur edhe sot, por nëse me të vërtetë vjen deri te ajo që kjo deklaratë të vëhet në rendin e ditës, në ndonjë nga seancat, atëherë patjetër që ne do të jemi të përgatitur”, u shpreh ai. “Sigurisht se ne nuk do të merrnim pjesë në atë mbledhje ku do të votohej për pavarësinë, por nëse vjen deri te një gjë e tillë atëherë kjo do të jetë vetëm një letër që e ka nxjerrë Kuvendi që nuk është në kompetencat e tij”. Por, lideri i deputetëve serbë mendon se edhe nëse deklarata votohet atëherë me këtë nuk do të thotë se pavarësia bëhet realitet. “Të gjithë e dimë këtë, shumë mirë, madje edhe deputetët shqiptarë, se me votimin e deklaratës nuk do të vijë deri te pavarësia”, tha ai. “Sipas meje, kjo do të jetë një letër që ndoshta dikur në ndonjë vend do të shfrytëzohet kur të flitet për statusin e Kosovës dhe pastaj do të thuhet: ja, tash e kemi edhe këtë”.

Trajkoviqi: Deputetët shqiptarë në mënyrë perfide e nxorën deklaratën

Nga ana tjetër, ish-shefja e “Kthimit” në Kuvend, Rada Trajkoviqi, ka thënë se “deputetët shqiptarë në mënyrë perfide e kanë nxjerrë deklaratën e pavarësisë së Kosovës në parlament, pa marrë parasysh marrëveshjen për heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës”. Por, ajo e ka vlerësuar si skandal deklaratën e përbashkët të katër shefave parlamentarë e cila deklaratë, sipas saj, “me aklamacion u nxor në Kuvend dhe si e tillë u fut në procedurë të rregullt parlamentare”. Trajkoviqi ka thënë se deputetët shqiptarë e kanë miratuar deklaratën e përbashkët para grupeve të tyre parlamentare, pa votuar fare, në mënyrë që Michael Steineri të mos mund ta shfuqizojë atë”. Gjëja me e keqe që ka ndodhur, sipas saj, është se deklarata e përbashkët është miratuar para syve të deputetëve serbë. “Më e keqja në gjithë këtë është se në këtë akt ka participuar edhe shumica e deputetëve të koalicionit ‘Kthimi’ pasi që askush pas fjalës së (Hydajet) Hysenit nuk ka dalë në foltore që të paktën të kundërshtojë dokumentin që është kundër Rezolutës 1244”, ka thënë ajo për televizionin serb “Palma Plus” të Jagodinës. Saviqi është ankuar lidhur me këtë çështje duke thënë se “Nexhati (Daci) shumë shpejt e ka kryer punës sot”. Rada Trajkoviqi dhe Rangjel Nojkiqi kanë qenë deputetët e vetëm serbë që nuk kanë participuar në seancë, por që punimet e saj i kanë ndjekur nga holi i Kuvendit. Deputeti Muhamet Kelmendi tha se deklarata e përbashkët është OK porse ka diçka kundër procedurave që udhëhiqen në Kuvend. Ai u shpreh se vetem pas një diskutimi të hapur në Kuvend, ku të gjithë deputetët mund të shfaqin mendimet e tyre, mund të krijohet një komision i veçantë që merret me çështjen e tillë, pra harmonizimit të qëndrimeve dhe harmonizimit të deklaratës për pavarësinë. “Por, mendoj se pa diskutim këtu, pa e caktuar seancën nuk mund të bëhet ndonjë harmonizim i mendimeve ose nuk mund të autorizohen udhëheqësit e grupeve parlamentare për të bërë harmonizimin e qendrimeve”, tha ai.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Mendoj se këshillat e miqëve amerikan për mua janë shumë të rëndësishme dhe jetike. Pa pëlqimin e tyre, kurr nuk do njihet ndërkombëtarisht Kosova si shtet i pavarur. Nuk do e lejojn Evropa në krye me Francën, Rusinë e këlyshët e saj grekët, serbët etj. Më duket e çuditshme, si me qenë të kordinuara prononcimet e poshtra e perfide të kryeministrit serb Gjingjiqit, që duhet kah qershori i këtij viti të nisen negociatat serbo shqiptare, për statusin përfundimtar të Kosovës, dhe iniciativa e parlamentarëve, për shpalljen e *pavarësisë së dytë*. Jam i bindur se pseudopolitikanët tanë ranë brenda grackës së Gjingjiqit. Këto veprime tani më shumë do sjellin dëm se dobi. Rrezikojm të ftofim marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtarë dhe me miqtë tanë.
P. s. Plisi! Më vjen keq që je i pafat, që është gjallë e shëndosh e mirë, dhe vepron për të mirën e Kombit Presidenti Rugova!!! Por, është fat shumë i madh për të gjithë Shqiptarët që ia duan të mirën vetes, Dardanisë dhe gjithë Trojeve Shqiptare.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Mistik
Po shifet se kush ka mbet anash, apo me mier te them kunder shpalljes se pamvarsis se kosoves,Sabri Hamiti me deputetet e LDK-se veq ja kthej shpinen rugovanit,po ku jeton ti ore Z.po si nuk i perciell gjerat se si po rrjedhin ,por vetem ja fut kot si para 13 vite si sot njesoi qudi!!!
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Fillimisht postuar nga *Plisi*:
[qb] Blue Gene

...dhe Sabri Hamiti Kryeshefi i grupit te parlamentarve te ldk-se dhe dhendrri i rugoves ja kthej me ne fund shpinen rugoves...[/qb]
Plis, mendoj se e ke gabim. Sabri Hamiti ka marre lejen e Rugoves edhe kete radhe. Autoriteti i tij eshte me i forti ne Kosove dhe pa Rugoven asnje njeri ne LDK nuk e ka te gjate ne politike. Pikerisht duke ditur se Rugova e ka mbeshtetur kete levizje ne parlamnet, mendoj se ka dicka te pashpjegueshme sepse mohohet kontributi "paqesor" i LDK-se dhe i jepet me teper peshe politike kontirbutit te partive qe dolen pas luftes. Them e cuditshme sepse shqiptaret nuk shquhen qe te bashkohen me njeri-tjetrin. Por, une sinqerisht uroj qe Rugova ta kete bere ne emer te bashkimit te shqiptareve dhe jo prej ndonje prapavije te erret qe do i jepte shans serbeve per te ndare Kosoven...

Dihet se shpallja e pavaresise tani do njihej nga Serbia me kusht ndarjen. Kjo nuk do pranohej nga kosovaret dhe OKB-ja do nderhynte, bile do duheshin me shume trupa te KFOR-it qe te vinin ne Kosove tani qe Amerikes i duhen trupa ne Irak. Mos valle kembengulja e Gjingjicit eshte kjo pjese e strategjise Ruse per te angazhuar Ameriken ne "te gjitha frontet" per te veshtiresuar suksesin e saj ne Irak?

Shpresoj qe Kosova ta kuptoje se nuk eshte koha per ngacmime te nderkombetareve dhe diletantet politike te PDK-se dhe AAK-se te kuptojne se LDK-ja nuk po i perkrah ata thjesht se duan te mohojne veten. LDK-ja mund ta mohoje veten vetem ne emer te interesave te Kosoves. Te gjithe e dine se interesi i Kosoves tani eshte te qepi gojen. Pse atehere gjithe ky zell i madh i Rugoves per te perkrahur Thacin dhe Haradinajn "te cilet ai i ka dashur gjithnje kaq shume"?
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës në një intervistë për BBC-në, deklaron qëndrimin e tij për statusin e Kosovës

Rexhepi: Asnjë alternativë, përveç pavarësisë

Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, në një intervistë për BBC-në, ka deklaruar se ai e mbështet fuqishëm deklaratën e pavarësisë dhe se për këtë ka punuar gjithë jetën. Duke komentuar deklaratën e tij të fundit se tani nuk është koha e miratimit të deklaratës së pavarësisë, zoti Rexhepi është përgjigjur: “Unë kam kërkuar një konsensus të të gjithëve dhe gjetjen e një momenti të duhur për shpalljen e pavarësisë”. Por pavarësisht nga deklaratat ndërkombëtare se nuk i takon institucioneve të Kosovës të marrin vendime të njëanshme, kryeministri Rexhepi deklaron se qeveria do të zbatojë atë që do të miratojë Parlamenti. “Ne jemi ekzekutivi dhe vendimin e Parlamentit do të tentojmë ta zbatojmë, pra do të bëjmë çmos që ta vëmë në jetë në momentin kur ata do të bëjnë shpalljen”, -ka thënë Rexhepi, duke shtuar se “synimi përfundimtar është pavarësia e Kosovës dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian”. Në lidhje me miratimin e Kartës kushtetuese të Unionit Serbi-Mali i Zi, dhe me disa deklarata të fundit të Beogradit për kthimin e forcave të sigurimit serb në Kosovë, Rexhepi tha se këto janë thjesht provokime politike të cilat dëshirojnë ta destabilizojnë Kosovën. Ai shtoi se deklarimet e fundit të kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç dhe të partive të tjera serbe “kanë si synim të zënë në befasi ndërkombëtarët për Kosovën dhe t’u imponojë vullnetin e vet” që është ndarja e Kosovës. “Por këto deklarata janë refuzuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Këshilli i Sigurimit”, -ka thënë Rexhepi. Megjithatë, kreyeministri i Kosovës thotë se ndërsa rezoluta 1244, nuk ka ndonjë konsekuencë ekzekutive, kjo situatë mund të “konsiderohet një provokim i rëndë politik”. Gjithashtu Rexhepi shpreh shqetësimin në lidhje me deklarata të zbutura të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për çështje të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, Havier Solana lidhur me Kartën kushtetuese Serbi- Mali i Zi. “Një deklarim i butë ndaj kësaj karte ka qenë gjithashtu provokim politik, për arsye se Bashkimi Evropian dhe zoti Solana kanë qenë ideatorë të këtij unioni dhe kanë dashur që me çdo kusht të ketë sukses”, -tha Rexhepi, i cili nga ana tjetër shprehur shqetësimin se këto organizma për shumë çështje të tjera të rëndësishme në Kosovë, heshtin. Në lidhje me mospërputhjen e qëndrimeve të Beogradit dhe Prishtinës për statusin e Kosovës, Rexhepi shprehet: “Unë mendoj se ka dy pozicione të Serbisë. Njëra, që është plotësisht joreale, është futja e Kosovës nën Serbi. Edhe politikanët serbë janë të vetëdijshëm se kjo nuk mund të ndodhë. Ndërkohë, ajo që mendojnë ata se është reale, e që ndoshta edhe mund të ketë përkrahje nga qarqe të ndryshme, është ndarja e Kosovës dhe kjo është qëllimi final i politikës së Gjingjiçit në këtë moment. Mirëpo, nga ana tjetër nuk do të krahasoja pretendimet tona edhe me qëllimin tonë që pavarësia e Kosovës nuk ka alternativë. Ne do të këmbëngulim në këtë dhe do ta realizojmë. Mbetet vetëm caktimi i kohës të përgatitjes sonë, se kur do të fillojë procesi dhe kur do të përfundojë”.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Deklaratë nga Riçard Bauçer, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit

SHBA kritikojnë nxitimin për statusin e Kosovës

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga zhvillimet e kohëve të fundit në Serbi e Mal të Zi dhe në Kosovë në lidhje me kohën dhe natyrën e vendimeve në lidhje me statusin e ardhshëm të Kosovës. Sipas një deklarate të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Riçard Bauçer, shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë, SHBA i qëndron rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, dhe është kundër çdo lloj deklarimi të njëanshëm si nga Serbia, ashtu edhe nga institucionet kosovare. “Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 mandaton një proces politik për të përcaktuar statusin e ardhshëm të Kosovës. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë me forcë mbështetjen e tyre për Rezolutën 1244 dhe për këtë proces”, thuhet në deklaratë. Gjithashtu Uashingtoni deklaron se mbështet fuqishëm politikën e UNMIK-ut në Kosovë. “Ndajmë gjithashtu pikëpamjen e Mihail Shtajnerit, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm, që mënyra më e mirë dhe e vetme, e pranueshme për t’u përgatitur për diskutime që kanë të bëjnë me statusin e ardhshëm të Kosovës është nëpërmjet arritjes së synimeve kyçe demokratike – një proces i quajtur “standardet përpara statusit.” Ne besojmë që deklaratat apo veprimet nga autoritetet në Beograd apo në emër të partive a institucioneve të Kosovës, të cilat provojnë të imponojnë ritmin e procesit për statusin e ardhshëm apo të riinterpretojnë dispozitat e Rezolutës 1244 janë të padobishme dhe potencialisht destabilizuese. I nxisim të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë me bashkësinë ndërkombëtare për të krijuar themelet për një Kosovë demokratike”, përfundon deklarata e Departamentit amerikan të Shtetit.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Fillimisht postuar nga Dardania:
[qb] HE HE Na qenka kthyer Pisi,me falni PLISI,Pas nje turneje qe i beri te bosat e vete apo ka shkuar ti merr rrogat,ne Tirane te Nano,ne Beograd dhe Athine,kesaj radhe paska marre edhe bonus per propagande anti Rugoviane dhe propagande perqarjeje nder shqipetare. Ka kesi qen akoma ne Kosove qe lehin rrugave,per ironi e kane edhe nje gazete te tyre " Kosova Press", qe ne Kosove ne e perdorim per t`a fshire bythen. [/qb]
------------------------------------

Dardania

Keshtu e keni ju klyshqit e titos kur u mungoin argumentet filloni te shani!

Por pasi veq e ke ba ket faqe personale tanen shaj e flliq per goje sa te duash pasi kush nuk te pengon edhe edukata te mungon perse jo!
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

<ul type="square">
[*]Kreu i OKB-së në Kosovë kërcënon dhe Beogradin dhe Prishtinën të mos marrin hapa të njëanshëm
[/list]

Shtajner: Kuvendi të mos e shpallë pavarësinë

“Nëse do të miratohet Deklarata për pavarësi, Kosova do të humbë simpatinë ndërkombëtare”

PRISHTINË – “As Beogradi e as Prishtina nuk mund të ndërmarrin hapa të njëanshëm për zgjidhjen e statusit të Kosovës”,- ka thënë shefi i administratës ndërkombëtare në Prishtinë, Mihael Shtajner. Ai ka deklaruar në një intervistë për “Dojçe Velen” se popullata e Kosovës pret gjëra reale që do ta ndryshojnë gjendjen në terren, dhe jo letra që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare,- tha ai - është shumë i qartë: “Kosova duhet t'i përmbushë standardet e përcaktuara e më pas të flitet për statusin përfundimtar të saj. Shtajner i bëri këto prononcime, duke komentuar deklaratën për pavarësinë e Kosovës. Shefi i UNMIK-ut po ashtu ka thënë se nëse Parlamenti i Kosovës, pavarësisht nga kundërshtimi i bashkësisë ndërkombëtare, miraton deklaratën për pavarësinë e saj, Kosova do ta humbë simpatinë e komunitetit ndërkombëtar, e cila është shumë e nevojshme në këto momente. Kuvendi i Kosovës, në fakt ka rënë dakord në parim për pikat e deklaratës për pavarësi, por e ka shtyrë miratimin e saj në një seancë të ardhshme për shkak të presionit ndërkombëtar. Por është mëse se kur të hyjë në rend të ditës, deklarata për pavarësi do të miratohet. Kryeministri i Kosovës dy ditë më parë ka deklaruar se nëse e miraton Kuvendi, atëherë qeverisë nuk i mbetet gjë tjetër veç ta ekzekutojë vendimin e Kuvendit të Kosovës. Por ky qëndrim i prerë i politikanëve të Kosovës për ta miratuar Deklaratën për Pavarësi, ka ngjallur në radhë të parë reagimin e Beogradit, i cili në mënyrë të çuditshme po përpiqet të shpejtojë gjithashtu zgjidhjen e statusit të Kosovës, por kurrsesi pavarësinë e kësaj krahine. Madje kryeministri serb Zoran Gjingjiç ka ofruar disa ide për zgjidhjen e së ardhmes së Kosovës dhe ka kërkuar që sa më shpejt Beogradi e Prishtina të nisin bisedimet mes tyre. Por ka qenë drejtori i Institutit amerikan të Paqes për Ballkanin, Daniel Server që i ka kthyer përgjigje Gjingjiçit duke thënë se “as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë ende të përgatitura për diskutimin e statusit përfundimtar të Kosovës”. Server tha gjithashtu se në Prishtinë duhet të përgatiten studime serioze se çfarë domethënieje do të ketë pavarësia, çfarë forme do të kenë marrëdhëniet me fqinjët, çfarë statusi do të kenë pakicat në skenarin e tyre të preferuar. Po ashtu Beogradi duhet të përgatitet për negociata duke qartësuar idenë se çfarë forme dëshiron që të marrin marrëdhëniet e pakicave serbe dhe pakicave të tjera me shumicën në Kosovë
“Kthimi”: Do të kërkojmë shkëputje nga Kosova
Nën ndikimin e Beogradit, dje deputetët e koalicionit serb “Kthimi” paralajmëruan se në rast se Kuvendi i Kosovës shpall pavarësinë e Kosovës, ata do të braktisin punimet e Kuvendit, ndërkohë që do të dalin me versionin dhe strategjinë e vet se si do të vazhdojnë më tutje. Sipas tyre, kjo strategji konsiston në mospranimin e pavarësisë së Kosovës, ku dhe do të kërkojnë shkëputje territoriale nga Kosova. Këshilltari politik për media i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, Ramush Tahiri, duke komentuar qëndrimin e delegatëve serbë, tha se “çështja qëndron se serbët dhe malazezët janë qytetarë të Kosovës”. “Ata nuk janë partnerë të organeve qeverisëse të Kosovës, por janë struktura të organeve vetëqeverisëse të Kosovës”, -tha Tahiri. Sipas tij, nëse Parlamenti i Kosovës shpall pavarësinë e Kosovës, serbët do të duhej t'i nënshtrohen këtij vendimi. Gojko Saviç, anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shprehet kundër miratimit ose edhe propozimit të një deklarate të tillë, duke kërcënuar me braktisjen e Kuvendit nga serbët.

Përgënjeshtrimi
KFOR hedh poshtë spekulimet serbe për AKSH-në
Deklaratat e zyrtarëve të policisë ndërkombëtare dhe KFOR-it janë keqinterpretuar nga ana e masmediave serbe dhe kjo ka ngjallur reagime të ashpra nga ana e zëdhënësve të policisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it. Të gjitha këto deklarata lidhen me spekulimet e fundit se në Kosovë është duke vepruar Armata Kombëtare Shqiptare. Rastet e fundit, sipas zyrtarëve të policisë së UNMIK-ut janë “prodhim” i disa mediave serbe që të përgënjeshtrojnë gjendjen aktuale në Kosovë, duke thënë se në këtë vend është duke u zhvilluar një luftë guerile nga ana e shqiptarëve të armatosur, që në fakt nuk është e vërtetë. Zëdhënësi Beri Fleçër ka dënuar rëndë këto publikime të rreme të fjalëve të policisë dhe KFOR-it në Kosovë. Kjo duket se është një fushatë e dezinformimit, tha ai. Kjo fushatë është duke u zhvilluar me qëllim të vetëm që të krijohet një klimë e frikës dhe pasigurisë, duke spekuluar se në Kosovë vepron guerila, e cila është duke u përgatitur që të hyjë në territorin e Serbisë, - theksoi Fleçër.
 

Guest
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

Pavarsi sa me shpejt :cool:
 

Guest
Re: Kuvendi mbështet në parim pavarësinë e Kosovës

~e njejta gje!~
 
Top