Kuvendi kundër Prokurorisë për shpërndarjen e videos

Universal

AnonymouS
kuvenddd.jpg

Një ditë pas shpërndarjes dhe publikimit të videos së dhunës të deputetëve socialistë, Ndoka e Ndreu ndaj kolegut të djathtë Gent Strazimiri, Kuvendi i Shqipërisë njofton se distancohet nga kjo shpërndarje në shtyp.


“Kuvendi i Shqipërisë dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me videon e incidentit të ndodhur në sallën e seancave plenare në muajin korrik të transmetuar nga mediat televizive dhe online. Kuvendi distancohet nga publikimi dhe shpërndarja e kësaj videoje në media.”

Deklarata u publikua nga këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi, i cili ka dashur të sqarojë se pamjet filmike janë kërkuar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme pas hetimit të nisur për këtë ngjarje, e cila më pas i ka shpërndarë dhe publikuar në medie, sipas Kuvendit në mënyrë jo të drejtë.

Viedoja tregon momentet e dhunës fizike ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri, i cili goditet nga deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët tashmë janë nën akuzë nga Prokuroria për goditje për shkak të detyrës.

Kjo dhunë u shkak që opozita të bojkotojë parlamentin që prej mesit të korrikut e deri tani.
/ Top Channel
 
Top