Kuvendi asnjë qëndrim për “vlerat e luftës” dhe për dialogun me Beogradin

Faton Osmani
PRISHTINË – Kryeparlamentari Nexhat Daci vendosi ta shtyjë dje seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, pa u diskutuar pikat sipas rendit të ditës dhe pa marrë në shqyrtim një projektrezolutë të AAK-së për njohjen e përpjekjeve shekullore dhe në veçanti luftës së fundit çlirimtare të popullit të Kosovës. Megjithë propozimin e disa deputetëve, Kuvendi nuk mori qëndrim as lidhur me bisedimet që mund të nisin javën e ardhshme me Beogradin. Në fillim të mbledhjes, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Bujar Dugolli kërkoi që në rend dite të futet miratimi i “Rezolutës së mirënjohjes për luftën shekullore të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi”, propozim ky që u përkrah edhe nga PDK dhe disa deputetë të partive të tjera. Rezoluta e propozuar kërkon që Kuvendi të marrë një qëndrim për mbrojtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave nëpër proceset që po kalon Kosova. “Angazhimi, veprimi dhe lufta e qytetarëve të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në shekullin e fundit, në të gjitha fazat e zhvillimit të vet, qofshin ato të hapura apo të fshehta, politike apo jopolitike, mosdëgjueshmëri qytetare e deri te rezistenca popullor është luftë e drejtë, luftë e drejtë luftë për lirinë e atdheut dhe luftë për shoqëri moderne e demokratike” -thekson rezoluta. Ndërkohë PDK deklaroi se Kuvendi nuk është njoftuar zyrtarisht për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe shtoi se nënshkrimet duhet të konsiderohen si nënshkrime individuale. Ai propozoi që Kuvendi të marrë një qëndrim lidhur me dialogun Prishtinë - Beograd, që nga Shtajner është propozuar të fillojë javën e ardhshme.