Kuvend, miratohet qeveria Berisha 2 dhe programi 4 vjeçar

Albforumi

Primus registratum
Kuvend, miratohet qeveria Berisha 2 dhe programi 4 vjeçar

TIRANË- Pas një seance të gjatë, nisur që në orën 18.00, Kuvendi ka miratuar përbërjen e kabinetit të ri dhe ka votuar gjithashtu programin politik të mandatit 4-vjecar.
Me votim elektronik, 74 deputetë nga 75 të pranishëm kanë votuar pro kabinetit dhe programit, ndërkohë që një deputet ka votuar kundër. Vendimi hyn në fuqi menjëhere.

Berisha: 160 mijë vende pune dhe energji nukleare

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, prezanton programin 4-vjeçar të qeverisë së tij. Në fjalën e tij, në seancën plenare të Kuvendit, ku pritet votimi i kabinetit të ri dhe miratimi i programit politik, ai ka falenderuar votuesit për besimin që i dhanë për një tjetër mandat, që ai e cilësoi si vazhdim të reformave të nisura.

Premtimi: 160 mijë vende të reja pune
Kryeministri premtoi që në shumë qytete të vendit do të ndërtohen vepra energjitike dhe parqe industriale.
“Do të shfrytëzojmë të gjitha burimet energjitike, deri te ato nukleare, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë, në një vend kryesor të prodhimit të energjisë elektrike”, tha ai, duke premtuar më tej hapjen e 160 mijë vendeve të reja pune.

Varfëria
Ndër pikat e programit qeveritar, Berisha ka cilësuar si përparësi edhe luftën kundër varfërisë. Sot kemi mijëra familje të varfra, kemi 12% të popullsisë në varfëri. “Qeveria ime do të veprojë me efikasitet për të nxjerrë nga mjerimi çdo shqiptar dhe çdo familje shqiptare. Shteti social do të veprojë, duke ruajtur standardet e ekonomisë së tregut ne do të luftojmë varfërinë”- tha ai.

Arsimi
Arsimimi sipas Berishës do të vijojë të jetë prioritet i qeverisë. Ai ka deklaruar se qeveria ia doli të dyfishonte rrogat e arsimtarëve, të shtojë numrin e shkollave, të shtojë numrin e studentëve dhe nxënësve. “Por këto janë vetëm një bazë solide për shkollimin e fëmijëve tanë. Qëllim është arsimimi i brezit të ri, ndërsa buxheti për arsimin do të shtohet”- tha ai, duke premtuar rishikim të pagave dhe rritje të saj për arsimtarë

Shëndetësia
Reformë të gjithë reformave e ka quajtur Berisha atë në shëndetësi. Ai premtoi se për 4 vitet e ardhshme vendi do të ketë një sistem modern dhe funksional, mbështetje për shtresat e varfra dhe kujdes të posaçëm për gratë shtatzëna. Mamografi dhe pap test falas, për gratë ishte një tjetër premtim i Berishës, që sipas tij do të realizohet shumë shpejt.

Qeveri në dietë

Shqipëria evropiane sipas Berishës do të jetë sërish vendi i standardeve. Ai ka premtuar se në mandatin e kësaj qeverie do të vazhdojë lufta me tolerancë zero kundër krimit dhe korrupsionit në çdo qelizë.
“Qeveri e vogël, në dietë dhe efikase do të jetë angazhimi ynë. Ne do të zvogëlojmë me 10% administratën shtetërore. Statusi i nëpunësit civil do të konsolidohet dhe zgjerohet. Ne do të ngremë brenda këtij mandati universitetin e administratës publike”- tha ai.

Sipas tij, në katër vite qeveria e duarve të pastra e shkëputi Shqipërinë nga vendet më të korruptuara të planetit dhe e renditi në 10 vendet më të mira në botë për sukseset kundër korrupsionit.

“Do të bëjmë shkurtim 25% të shpenzimeve operative, heqje të privilegjeve të administratës dhe institucioneve shtetërore”- theksoi Berisha.

Ftesë opozitës
“E nis fjalën me falënderim për qytetarët që kuptuan të votojnë ndryshim, që votuan për mazhorancën dhe vendosën besimin mbi projektin e Shqipërisë që po ndryshon
I garantoj ata se kryefjala e programit do të jetë ndryshimi që presin”- tha Berisha në fillim të fjalës së tij.
Më tej ai vlerësoi zgjedhjet dhe raportin e OSBE/ODIHR, për konstatimet objektive, duke garantuar marrjen në konsideratë të gjithë rekomandimeve të adresuara për qeverinë e tij.
Berisha i është drejtuar më një ftesë edhe opozitës për të qenë pjesë e këtij Kuvendi në përmbushje të detyrës së tyre.
Jashtë vëmendjes nuk ka lënë as aleancën e bërë me LSI-në, që e ka quajtur sërish shumë të suksesshme. “Përshëndes votuesit e LSI dhe i siguroj ata se në programin e qeverisë do të kenë të listuar programin për të cilin ata kanë votuar”- tha ai.

Seanca që pritet të zgjasë konsiderueshëm përfshin votimin e kabinetit të ri qeveritar, dekretuar pak ditë më parë nga kreu i shtetit, Bamir Topi dhe prezantimin e programit të ri politik të qeverisë “Berisha 2″ për 4 vitet e ardhshme.

Seanca bëhet në mungesë të deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët janë të vendosur në marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin, deri në transparencën e zgjedhjeve.(shekulli)

wJBz7OW0jQE

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22384. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22384

Top