Kushtetuta e Re e Shqiperise Moderne (Pjesa I)

tntn

Primus registratum
Kushtetuta e Re e Shqiperise Moderne (Pjesa I)

Neni 14

1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja dhe greqishtja.

2. Flamuri kombëtar është i kuq, me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes, të vendosur në një rreth blu me ornamente të bardhë.

3. Himni kombëtar është "under construction"

5. Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është 28 ose 29 Nëntori.

6. Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë përcaktohet me rotacion.

7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj. Ndalohet përdorimi i tyre në banjat e Palamentit.
 

tntn

Primus registratum
Re: Kushtetuta e Re e Shqiperise Moderne (Pjesa I)

Neni 41

1. E drejta e pronës private është e garantuar, deri sa te provohet e kunderta.
2. Prona fitohet me dhunë, me grabitje, me vjedhje, me mashtrim dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në ligjet e natyres.
3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa private
4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të padrejtë.
5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e kompensimit mos u lodhni te bëni ankim në gjykatë.


Neni 88
Presidenti bën këtë betim:

“Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, se nuk do te genjej, nuk do te bej tradheti bashkeshortore, se nuk do te kem konflikt interesi, se do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar.”
Nese e ndjen se ka genjyer ne ndonjërën nga keto pika, Presidenti mund të shtojë: “Zoti më ndihmoftë!”
 

antip

Primus registratum
Re: Kushtetuta e Re e Shqiperise Moderne (Pjesa I)

Shume realiste m'duket ... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_think.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Kushtetuta e Re e Shqiperise Moderne (Pjesa I)

Nuk kane qene budallenj ata qe e kane bere kete kushtetute /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
Shpresoj te mos kete jetegjatesi sa Kushtetuta e Sh.B.A-se....

Do Zoti behet Kopliku kryeqytet vitin tjeter...
 

dimir

Forumium praecox
Re: Kushtetuta e Re e Shqiperise Moderne (Pjesa I)

Une nuk e kam votuar kushtetuten, kam qene ne vitin e 4 gjimnaz.
Nuk jam aspak pishman per kete gje.
Kushtetuta e Shqiperise le shume per te deshiruar.

Neni 71
1. Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit.

Duhet urgjent te shikohen me imtesi te gjitha nenet e kushtetutes dhe jo vetem kur tu ngeci sharra te shikojne nese ka goxhde druri qe po presin.

????? Askujt nuk mund t’i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor.????
 

dimir

Forumium praecox
Re: Kushtetuta e Re e Shqiperise Moderne (Pjesa I)

Origjinali
Neni 47

1. Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar.

nuk e kuptoj pse duhej ajo "dhe" para fjales arme


I perpunuar.!
Neni 47

1. Liria e tubimeve paqësore pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar.

A nuk do te ishte me kuptueshme dhe me i qarte ky formulimi i dyte.
 
M

Mortal

Guest
Re: Kushtetuta e Re e Shqiperise Moderne (Pjesa I)

Jo tamam.

Paqesore dhe pa arme- Do te thote ne tubimet njerezve ju eshte e ndaluar arm-mbajtja. Rendi dhe qetesia duhet te jene te pranishme dhe kjo perforecohet duke shtuar 'dhe' 'pa arme'. Ketu kuptohet qe prishja e rendit publik nuk vjen vetem nga arma, por duke qene se rreziku i arm-mbajtjes eshte me i madh se te tjerat burime crregulluese, behet me i domosdoshem ndergjegjesimi i publikut ne lidhje me te.

Paqesore pa arme- Nenkupton qe prishja e qetesise vjen VETEM nga armet, dhe kaq. Pra me nje fjale cdo gje tjeter eshte 'ok' te merret; eshte mire te prishesh rregullin per aq kohe sa nuk behet 'nga arm-mbajtja'. Pra ne te dyten- te goditurit me grusht- nuk do te konsiderohej si prishje e qetesise.
 

MLK

Primus registratum
Re: Kushtetuta e Re e Shqiperise Moderne (Pjesa I)

Dmth perdoruesit e extasy-s neper mitingje apo tubime jane brenda kushtetutes /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 
M

Mortal

Guest
Re: Kushtetuta e Re e Shqiperise Moderne (Pjesa I)

Me more vesh c'shkrojta une?




lol
 
Top