Të themi të drejtën shumë pak njerëz lexojnë kushtet e një përdorimi të një aplikacioni në momentin që japin opsionin “Pranoj”. Këtë gjë mund ta themi dhe për iTunes.
Por karikaturisti R. Sikoryak ka zgjedhur një mënyrë interesante për kushtet e përdorimit të iTunes, shpjegimin nëpërmjet një novele figurative. Në çdo figurë jepet një nga kushtet e përdorimit, nëpërmjet karikaturave si vetë Steve Jobs, apo dhe “Denis harakati”. I gjithë seti përmban 47 faqe.
Sipas “The Verge”, do ishte interesante të kishe këtë lloj shpjegimi të kushteve të përdorimit, që shumë prej nesh i anashkalojnë. Kjo do të ishte një formë zbavitëse.