Kush po qendron prapa asgjesimit te armeve kimike te Sirise ne Shqiperi?
A ka “dorë” Moska ? dhe pse asnjëherë deri tani s’u zbardh tema e bisedimeve të shtatorit në Nju Jork, mes kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov!/
BENSONHURST BROOKLYN NY : Në rastin e arsenalit sirian, megjithatë, se sasia është madhe e stoqeve kimike për të asgjësuar dhe kushtet e sigurisë në Shqipëri, nga të gjithë përbëjnë një sfidë edhe më të madhe, sa qe mendohet. Por, kjo nuk po e pengon fare qeverinë klienteliste dhe servile të Edi Ramës, të pranojë edhe “koston” tjetër, që do ti kushtojë rëndë vendit tonë me një “Recetë për një katastrofë” .
Rama i vendosur “me shpatulla pas murit” si i themi ne shqiptarët, mes marrëveshjes së shtatorit në mes Moskës dhe Uashtingonit, ka pranuar “në mësheftësi ” që t’i marrë ai për ti asgjesuar këto armë në tokën shqiptare. Ashtu si dikur kur Tirana i hapte( ose i shqyente) dyert ndaj servilizimit dhe “dashurisë” ndaj Moskës dhe Kinës, për “miqësin vëllazërore” për të marrë armët kimike(helmuese) dhe si deklarojnë sot ish specialistët e kohës së monizimit, :”mbasi ato nuk u përdorën kurrë, përveçse si po thonë ish ekspertët e ushtrisë së kuqe, ” U provuan në terren me eleminimin e kafëshve, deleve, lopëve, kuajve dhe gomarëve”.
Mbas kësaj marrveshje dyshimet janë pse Moska ka pranuar Shqipërinë, në mesin e pesh shteteve, çfarë kushtesh ofron Shqipëria, për Moskën. Dhe se :”A po përmbush kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama një kërkesë të Rusisë, me pranimin e armëve kimike në Shqipëri? A dyshon Uashingtoni në se kush qendron pas kësaj …..? Pse Beogradi, Shkupi dhe Athina heshtin …..për shkatërimin e këtyre armëve në Shqipëri? si fqinjë dhe çfarë garancie kan marr ata, nga vizita e fundit të Venezelios në Tiranë…..?
Përderisa, asnjëherë deri tani s’u zbardh tema e bisedimeve të shtatorit në Nju Jork, mes kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, dyshimet shtohet edhe mës hsumë. Pas këtij takimi, Rusia zyrtarizoi kërkesën e saj që armët kimike të zhvendosen në Shqipëri, bile publikoi edhe shifrën e turpshme të 2 milionë dollarëve, si ndihmë për procesin i cili do të kushtoi OKB 15 milion Euro.