Re: kush po i torturon qytetaret shqiptare?
Analizë politike.
Koqe dhe koqet pa Koqatkon e Shvejkut.
Koqe: gjë e rrumbullakët. Masa e dyshimtë, (kushdo që ka provuar t’i shtypë për t’i parë brenda, ka mbetur pa frymë. Për të lehtësuar dhimbjen duhet bërë si futbollistët që e shkarkojnë shurrën ulur në gjunjë) Në gjendje prehjeje janë të buta ndërsa kur eksitohen enjten aq shumë sa shtyhen e shtypin njëra tjetrën edhe pse janë brenda një qeseje. (shembull parlamenti dhe antarët)
Fjalë të prejardhura e sinonime:
Topa : (pjesë e fjalorit letrar me të njëjtën ngarkesë)
Topa i përforcohet kuptimi kur i bashkangjiten një thupre të gjatë që i flak ata nga të duan, ose i tërheq zvarrë. Në këto raste quhen edhe mish për top, gjë që hedh dritë edhe mbi përbërjen.
Përdoren edhe për të luajtur.
Në të folurën e përditëshme, pyetjes a fitove gjë? Shpesh i vjen përgjigja: Topat!
Nga fjala Top –a, rrjedh edhe Topall – i – e. I përdorur sipas kuptimit të mbiemrit. Psh, shkon shumë me postin e kryetarit të kuvendit popullor.
Bole, (i tëri) – zakonisht kuptojmë një gjendër folëse. (gjenden në forume)
Kriptoorkidizmi – mungesa e njërës koqe. Populli këtë rast të rrallë sëmundjeje e quan: Koqe kandari. (si më sipër, gjenden edhe në forume)
E kundërta e kriptoorkidizmit është: Kriptokomunisti – qenie me disa kokë. I ndërrojnë në vartësi të politikës e situatës. Populli i quan shtinjakë.
Shembull tipik i të kundërtës së të kundërtës: Sali Berisha.
Çfarë thotë Berisha:
Unë nuk kam qenë kurrë komunist, përveçse në çerdhe, kur isha fëmijë, por, meqënëse edhe në çerdhe nuk më dëguan, nocionet e para i kam marrë në barkun e nanës kur s’kishte ditë që të mos dëgjoja fjalën Kuvajti, (në fakt ajo pyeste: Ku – vajti?). Që nga ajo kohë edhe internacionalizmi im. Shembull? Dhurata që po i bëj Greqisë, rreth 450 km2 nga ujrat territoriale Shqiptare. (arritje madhështore dhe pa shumë mundim, mjaftoi një firmë)
Ndaj s’kam si të jem kriptokomunist, deklaron Sali Berisha.
Jam aq antikomunist sa në vend të drapërit e çekanit (simbol i komunistëve), për të ngrënë, unë përdor bomba, gjyle e topa. Shikoni restaurant “Gërdeci”. (Ndërsa 1997 –ta, kur u hapën depot e armëve për të mbuluar tregëtinë ilegale, apo në vitet kur shtetet europiane i bënë embargo sërbisë, nafta që i shisnim ushtrisë serbe, u bë gjithmonë në të mirë të topave, alias popullit - kosovar, e më hershëm, grevat e 1991 e plaçkitjet në ekonomi, i bëjnë arritjet më madhështore se malet e Myzeqesë)
Falë politikës sime po ia dalim mbanë të vjedhim e rrjepim popullin, thënë ndryshe koqet, që paskan shtatë shpirtra e shtatë lëkurë, zbulim, merita e të cilit na përket. (arritje madhështore në shkencën e vjedhollogjisë. Duartrokitje nga koqet të cilët për herë të parë e ndjejnë veten pjesmarrës sepse kryeministri përdor shumësin “na”)
Por, meqënëse, kur kryej akt seksual, brenda futet vetëm ka...ri edhe pse koqet më ndihmojnë me gjithë sinqeritetin e tyre të depërtoj në thellësi, për fat të keq, ato mbeten që mbeten jashtë. Ndaj merita është vetëm imja, dmth e kokësë ka...rit.