Kush po i ban vrasjet politike ne Kosove???

OROSHI

Primus registratum
Kush po i ban vrasjet politike ne Kosove???

Ore,nje gja me habit mu.Si ka mundesi qe te vriten njerezit si ne kohen e '43-44-45 ne Shqiperi??
E degjuat per ate Serbin qe kishte pagu shqiptare per te vra nje plak serb ne Kosove??
Kjo sqaron shum gjana mendoj une.
Serbet po vrasin shqiptare me doren e shqiptareve!!
Qe do vije nje kohe qe te gjitha do dalin sheshit,as mos dyshoni,por deri kure do mbetemi masha te serbeve??
Deri kur do vriten bijte ma te mire te Kosoves??
Edhe ne Belgjike jane vra shqiptar patriote nga dora e vete shqiptareve me urdher te Serbise.

Jena nji popull per te na qa hallin!!!
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Kush po i ban vrasjet politike ne Kosove???

Vrasjet politike ne Kosove i bejne:

- Ata qe s'ja duan te miren Kosoves
- Ata qe jane kunder Pavaresise se saj
- Ata qe jane hajna te luftetareve te lirise
- Ata qe u ka mbet "hala" ne fyt e duan te shpetojne me zhdukje njerezish
- ATA QE NUK JANE NJEREZ por DREQ
- Ata te cilet mendojne qe ne kete menyre do t'ia ngadalesojne rrugen Kosoves drejte "drites"

Keta, qofshin shqiptare, serb, rom, e kushdo qofshin, jane armik te Kosoves dhe me vepra te tilla s'ia arrin dot qellimit te tyre, per te bere Kosoven te ngec ne vend, por perkundrazi, ata i kane bere dem vehtes, kane shtuar armiqesi me te medha ndaj tyre, armiqesi e cila nje dite, heret a vone, ka t'iu kthehet si "boomerang"!
 

fid

Primus registratum
Re: Kush po i ban vrasjet politike ne Kosove???

Eshte mese e vertete se,shkau e ka doren e zgjatur ne Kosove,si thote populli,por ama kush jane ata kriminel qe nuk ngopen gjak shqipetari.Populli thote ,armiku ta ruan diten, por me cilin armik kemi te bejme ne sot ne Kosove.Kush po na i vret djemt me te mire , ne kohen e lirise.Duke e ditur mire se Ramush haradinaj dhe vellau i tije Dauti gjinden ne burg hasmi del dhe e vret ENVERIN.Ske si e quan ndryshe ate qe beri ate krim pos hasem,sepse te e vret qunin mu ne gjashtevjetorin e vrasjes se te vellait te tije ai kriminel i din mire disa gjera.Del idioti e te vret ne mes te dites e ik pa therre ne kembe ,kjo eshte per tu deshperuar ne ne Kosove.Kriminelet te ne nuk kane te ndalur sepse kjo si duket dikujt po i konvenon.Po i konvenon ,sepse po te ishte ndryshe deri me sot dikush do te zihej por jo.Mua nuk mundet me me bind kush se shkjau po vret direkt ne Kosove.Vrasin ore vlla shqipetaret vrasin,sikur kane vra gjithmone .Sot te ne nepermjet internetit lajmerohen lloj lloj organizatash per mrojtjen e atedhet,po ku ishin more ata ne kohen e luftes qlirimtarene Kosove.Po pse ata daije nuk e kapen pushken per ta luftuar armikun po dalin sot e e kercenojne njeri tjetrin duke treguar se kemi plumba per ta mbrojtur kete apo ate.Ne fund ata qe sot qesin pushke ne Kosove le ta dijne mire se heret a vone toka e Kosoves martire do te i mallkoi,do te i vret gjaku i deshmoreve,do te ua qorrojne syte gjith ata lot nenash te derdhur mbi kete toke .TE MALLKUAR QOFSHIN PERGJITHMONE ATA QE QESIN PUSHKE MBI VELLEZERIT E TYRE.
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush po i ban vrasjet politike ne Kosove???

Qe serbi mund te kete dore kjo nuk eshte çudi po mos behemi me shume paranoiak se duhet e ti shofim gjerat me sy objektiv e kuptojme me mire se çfare ndodh. Pjesa me e madhe e trafikanteve kosovare u kthyen ne Kosove sa mbaroi lufta e filluan te zoterojne bizneset e ligjeshme e te paligjeshme. Si ne Shqiperi tregetia e naftes, hekurit, ndertimet, tenderat...pra gjithe sektoret ekonomike ku ka me qindra miliona euro per tu fituar e ne nje shtet ku nuk ka akoma ligje qe aplikohen dhe sapo doli nga nje periudhe lufte eshte llogjike qe zoterohen nga "te fortit" Intelektuali, inxhinieri, njeriu i ndershem e ka te veshtire te bej biznes ne ato kushte pasi nuk behet do rrugaç me zorr se ka edukate tjeter. Ne keto kushte ligji i xhungles mbizoteron e kush eshte me i egri "ha" me te butin. Pra nuk jane vetem serbet qe vrasin e nuk vriten te gjithe per interesat e serbit po vriten se preken interesa te medha biznesi, kjo ka qene dhe Amerika ne kohen e Al kapones /pf/images/graemlins/wink.gif . Fatkeqesisht duhen breza qe gjendja te ndryshoje e brezi yn eshte i detyruar te jeteoje kete periudhe te rende.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kush po i ban vrasjet politike ne Kosove???

sigurimcat e LDK-se (SPS-it) qe i komandon kryetradhtari brahim popi vrajn Ushtaret e Liris ne Kosove
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Kush po i ban vrasjet politike ne Kosove???

Fillimisht postuar nga MLK:
[ Pjesa me e madhe e trafikanteve kosovare u kthyen ne Kosove sa mbaroi lufta e filluan te zoterojne bizneset e ligjeshme e te paligjeshme. Si ne Shqiperi tregetia e naftes, hekurit, ndertimet, tenderat..

Ore MILKO, mos i ngaterro kosovaret, ata nuk jane nanoiste si puna jote.
Mos ngaterro ceshtjet e atdheut me pune lekesh te qelbura.
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush po i ban vrasjet politike ne Kosove???

Ku e pe ti qe qekam nanoiste!! Shko te tema Berisha Nano e do lexosh opinionin tim per Nano-n e do ta kuptosh qe ja ke fut kot fare. Sa per kosovaret nuk kam dhene ndonje gjykim po ka analizuar situaten dhe fenomenin keshtu qe dhe ketu ske kuptuar asgje e nuk eshte hera e pare ne mos gaboj /pf/images/graemlins/wink.gif
Mundohu te informohesh perpara se te flasesh per diçka se te ben mire.
Ne raporte te ndryshme per Kosoven shkruhet per tregetine e armeve, te prostitucionit, te tenderave te ndryshme e te nje pjese te madhe te personave qe jane me rreth te kuq ne Evrope e qe jane kthyer e bejne "biznes" ne Kosove. Shkaku numer 1 ne bote i vrasjeve jane pasioni, numer 2 eshte paraja e Kosova fatkeqesisht nuk perjashtohet dot nga ky fenomen.
 
Top