Re: Kush e vrau Mehmet Shehun?
1. Mehmet Shehu eshte njohur si partizan i "tmerrshem" gjate luftes, per te cilen gje ai u "denua" dhe mbeti ne hije per ca kohe.
2. Mehmet Shehu ka qendruar ne erresirre gjate periudhes se "miqesise" me jugosllavet per te perkrahur Enver Hoxhen ne luften kunder Koci Xoxes.
3. Mehmet Shehu u be befas njeriu "mbeshtetes i zjarrte" i Enver Hoxhes pas prishjes me Titon.
4. Mehmet Shehu e ngriti kultin e Enver Hoxhes ne stratosfere kur Enveri ishte gjalle.
Pse i beri ai gjithe keto?
Pergjigje: Varianti I. Enveri eleminoi Mehmetin.
Enveri e dinte qe do vdiste nga semundja. Pse ia la Ramiz Alise pushtetin duke eleminuar Mehmetin? Ishte nen ndikimin e ilaceve te Isuf Kalos kur morri kete vendim, apo ishte nje akt i planifikuar qe nga koha kur Mehmeti ishte "askushi" ne kohen e Xoxes? Apo sepse Mehmet Shehu ishte "perkrahesi me i zjarrte" i tij dhe kjo i dukej me hile?
Pergjigje: Varianti II. Mehmeti u eleminua nga njerez te Sigurimit pa dijenine e Enverit.
Ai ishte Sigurimi ne dore te Enverit apo ishte Enveri ne dore te Sigurimit? Ne se kjo e dyta, per ke punonte Sigurimi i shtetit? Ishte Sigurimi i shtetit me popullin qe donte te leminonte diktatorin? Ne qofte se po, pse nuk u hap Shqiperia me 1985 kur Sigurimi "mbyti me ilace" edhe vete Enver Hoxhen? Ne qofte se jo kush e komandante Sigurmin e shtetit, kush i prishi kishat e xhamiat, kush e shpifi grumbullimin e bagetise, kush e provokoi dhunimin e ambasadave, kush i organizoi vaporet?
A ka ekzistuar vertete letra e Mehmet Shehut? Cila ekspertize e verteton shkrimin e tij? A eshte perseritur ekspertiza nga nje institucion i pavarur pas 1981-shit?
Sipas letres, Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu duhet te ishin ne radhe per eleminim. Profetesia e letres nuk mund te ekzagjerohet kur Kadri Hazbiu shkoi per djam qeni me ane te bandes se Xhevdet Mustafes. Kush e la banden te hynte ne Shqiperi dhe te operonte hapur si te ishte shfaqje e teatrit popullor?
Pse nuk u zbatua "amaneti" per eleminimin e Ramiz Alise? U zbut Enveri, apo do drejtonte Nexhmija me doren e Ramizit?
Pse nuk ia vershelleu Ramizi Nexhmijes me 1991-shin? Pse deshtun te djitha demarshet qe Shqiperia te kalonte ne lufte civile?
Pergjigja e ketyre pyetje eshte e veshtire. Por njerezit jane ende gjalle per te deshmuar. Shtypi shqiptar keto dite po merret me keto gjera dhe tendenca eshte per te bere fajtor Ramiz Aline per te gjitha. Pyetja e fundit: pse nxitohen t'ia veshin Ramizit te gjitha, kur ishte i vetmi nga brezi i luftes qe shpetoi Shqiperine?