Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU
Varet se me cfare e do byrekun.
Une po te mesoj si behet byreku me spinaq.
Doza : 6 - 8 persona
3 1/2 kg. spinaq
1/2 kg. qepe te njoma, majdanoz, koper...etj...
1/2 kg. vaj
2 - 3 qepe mesatare
Kripe , piper etj...
Menyra e pergatitjes:
Bejme brumin jo shume te shtrenguar, e leme pak menjane te mbuluar me nje picete, dhe pastaj hapim me te petet qe na nevoiten.
Qerojme dhe lajme mire spinaqin dhe barishtet e tjera, i grijme ato holle, i veme ne nje ene, u hedhim kripen dhe i leme 15-20 min.Pastaj i shtypim pak me te dy duart,i shtrydhim fort, qe tu dali uji i tepert,dhe i veme ne nja canak te madh.Atehere veme vajin ne zjarr,kuqim ne te qepet te grira shume holle dhe i hudhim mbi barishtet duke hedhur edhe pak piper e kripe.I trazojme lakrat me perseritje, ne menyre qe ti zere kudo njesoj vaji,dhe i shtrojme keto ne tepsi,ne te cilen me pare kemi shtruar e sperkatur me vaj petat qe keni pergatitur me pare me brumin.I veme disa peta siper e tani byreku eshte gati per ty pjekur.
Pjekja behet per 40 min ne nje nxehtesi mesatare.
Gjithashtu ketij byreku mund ti shtoni , perpara se ta shtroni ne tepsi,ne procesin e perzierjes, edhe 4-5 kokrra veze e 2-3 duar djathe te grire. Po ashtu mund ta gatuani me gjalpe ne vend te vajit(kujdes kolesterolin..lol)
Te bofte mire.