olti
Neo
Kush është fituesi i zgjedhjeve?
Zgjedhjet mbaruan dhe rezultati është i qartë për te gjithë. Berisha ka dalë sonte dhe ka deklaruar se koalicioni qeverises me ne krye PD ka fituar bindshëm këto zgjdhje.
Nga ana tjetër partite opozitare festojne gjithashtu fitoren. Po kush është fituesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve atëherë? PD? PS? Të dyja do të thoja unë si dhe demokracia shqiptare mbi të gjitha, te paktën kjo e fundit është fituesja e vërtetë fare.
A i ka fituar PD dhe aleatët e saj zgjedhjet lokale? Unë do të thoja se po.
Së pari janë shifrat ato qe flasin dhe siç dihet shifrat nuk lejojne shumë diskutim, ato janë absolute.
PD + aleatët kanë marrë plot 610 mijë vota me një diference prej 78 mijë votash kundrejt PS dhe aleateve te saj. Pra ne totalin e te gjithë votuesve te se djeles 78 mijë kanë qenë me shumë për PD+aleate.
Së dyti PD dhe aleatët kanë marrë rreth 60 % te njesive administrative te Republikës e Shqipërisë. Ky është një tjetër fakt me rëndësi pasi pavarsisht se çfarë janë këto njesi, tashmë është fakt se PD do të qeverisë ne shumicen e njesive vendore te vendit tonë.
Tani nga krahu tjetër. A është PS dhe aleatët e saj fitues ne zgjedhje? Unë do të thoja përsëri Po!
Por këtë radhe fitorja nuk matet me numra, përkundrazi me parametra te tjerë, te cilët nuk janë më pak te rëndësishëm se numurat.
PS+aleate kanë fituar zgjedhjet dhe kanë shumicen ne qytetet me te mëdha te Shqipërisë. Ato qe janë qendrat me te rëndësishme ekonomike dhe kulturore shqiptare do të qeverisen për 4 vitet e ardhshme nga qeveritare socialiste. Ky është një fakt me shumë rëndësi qe i jep peshe fitores te se majtes.
Por fitorja me e madhe e PS, nuk është dhe aq e PS, por e vete kreut te saj. Edi Rama fitoi një bast personal, i cili do t'i lejoje atij te konsolidoje pozicionin e ne parti dhe do t'i hape rrugët për me lart. Fitorja e tij është dhe humbje për ata elemente te cilët nuk e kanë dashur atë ne krye te PS. Fitorja e tij është humbje e PD, pasi ne garen për kryeqytetin qenë perqendruar shumë energji nga ana e PD. Me këtë gare PD pretendonte ta shkaterronte totalisht kundershtarin, ne mënyrë qe të kishte te lirë rrugën për zgjedhjen e presidentit si dhe për zgjedhjet e radhes. Por e Edi Rama e fitoi këtë gare dhe kjo është fitore e tij si dhe e krahut qe ai perfaqson.
******
Gjithashtu PD ka humbur. Pse? Sepse është humbur kontrolli mbi qytetet kryesore te Shqipërisë e mbi të gjitha, sepse nuk ka marrë dot drejtimin e Tiranës.
Por nga ana tjetër edhe PS ka humbur. Pse? Sepse PS-se i ka rrjedhur elektorat. Për PS kanë votuar rreth 100 mijë më pak votues se sa ne zgjedhjet e fundit. Sepse ne zgjedhjet e radhes me shumë mundësi do të kemi një sistem proporcional dhe me këto numura PS i bie te qëndrojë ne opozite dhe për legjislaturen pas 2009.
Sepse PS humbi disa qytete e komuna, ku kurrë gjatë historisë se demokracise shqiptare nuk pati fituar ndonjë parti tjetër përveç asaj socialiste.
****
Me këto zgjedhje fitoi demokracia shqiptare.
Sepse kemi një president, një parti qeverisese dhe një opozite, te cilët me vote janë vendosur ne vendin ku qendrojne- dhe janë te detyruar te punojnë me njëri-tjetrin. Sepse tashmë askush nuk është mbi ndokend. Askush nuk ka fuqi politike absolute ne Shqipëri dhe ky është një hap i madh përpara për demokracine tonë.
Por dhe procesi zgjedhor është një fitore për Shqipërinë. Pavarsisht deklaratave dhe notave negative te disa nderkombetareve, te cilët kanë frikë se u ikin rrogat e majme nëse Shqipëria stabilizohet, zgjedhjet këtë herë kanë qenë pergjithesisht te qeta dhe demokratike.