Kurseni CD-R/RW tuaja per SVCD dhe VCD ! Por Si???

Dr-DivX

Primus registratum
Kurseni CD-R/RW tuaja per SVCD dhe VCD ! Por Si???

Keni menduar ndonjehere mbasi jeni cuar te vini Cd e dyte(ne VCD ose SVCD format) ne DVD-Playerin tuaj per vazhdimin e filmit: -Sa mire do te ishte qe i gjithe filmi te ishte ne nje CD, oh kush cohet tani dhe ndron CD etj...


AlbaMovie Project VCD - meGaVCD GVCD!

GVCD jane Template per TMPGEnc Encoder qe bejne te mundur konvertimin e nje fimi ne nje CD-R/RW te vetme pa humbur kualitetin. Me ane te ketyre templateve mund te konvertosh deri ne 150 min, ose me shume film ne Sistemet PAL ose NTSC. Ne formate te ndryshme nga 352x288 MPEG1 deri ne 480x576 MPEG2 PAL dhe 352x240 MPEG1 deri ne 480x480 MPEG2 NTSC.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Kurseni CD-R/RW tuaja per SVCD dhe VCD ! Por Si???

Sa te dali ne kinema,po e transferoj nje here!!
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Kurseni CD-R/RW tuaja per SVCD dhe VCD ! Por Si???

" Sa te dali ne kinema,po e transferoj nje here!! "


:confused:
 

Dr-DivX

Primus registratum
Re: Kurseni CD-R/RW tuaja per SVCD dhe VCD ! Por Si???

@O Blendi@<br />Nuk eshte film LOL, por jane template per nje Program (TMPGEnc) qe te ndihmon te besh(Konvertosh) nje film.

Nejse.

Sot mbarova edhe templatet ne NTSC dhe jane gati per downloadim Download
 

blendiys

Primus registratum
Re: Kurseni CD-R/RW tuaja per SVCD dhe VCD ! Por Si???

Sqarim!!
Tema fillimisht ishte hapur tek Kinemaja dhe Teatri,dhe diskutimi me i pershtashem mund te gjeje vend ketu!
DivX,ju pergezoj per punen e bere.
 

la_morte

Forumium praecox
Re: Kurseni CD-R/RW tuaja per SVCD dhe VCD ! Por Si???

Per mendimin tim nuk ja vlen. Mjafton te blesh nje DivX Player (99 Euro kushton ne itali) edhe nuk ke nevoje per konvertime. Merr nje program peer-to-peer per te shkarkuar filmat edhe kursen gjithe ate kohe. :rockband:
 

Dr-DivX

Primus registratum
Re: Kurseni CD-R/RW tuaja per SVCD dhe VCD ! Por Si???

Ti mendon qe nuk ja vlen?
OK. Ketu ku jam une ka edhe me lire 79 EUR. Ndersa nje DVD-Player qe lexon (S)VCD kushton deri me pak se gjysma e cmimit qe dhashe une me lart. Por qe te mos flasim shume per leket po te jap une disa pika dhe besoj qe do te me japesh te drejte.

1.Nje firme qe ka nxjerre nje DVD/DIVX -Player ne shitje e ka bere ate qe te lexoje qe nga versioni 3.11 deri tek 5.05(divX) shume mire deri ketu.Ti i konverton filmat(ose i downloadon) marrim mesataren me versionin 4-5.Neser do blesh nje DVD-Player/Recorder ose qe luan OGG file(deri tani kane pas lexuar MP3/Wav/WMA) qe sigurisht eshte me e mire, por problemi jot tani eshte se ky player nuk lexon me Divx 4 dhe 5 por versione me te reja. Ti sigurisht mund te thuash qe ok une gjej ne Internet Update (jo nga firma se nuk ka interes) dhe e beje qe te luaje me te rejat. Por mire cfare eshte me ata qe nuk e kane idene?
Pastaj ti sigurisht e di shume mire qe per MPEG1 dhe MPEG2 nuk ka ndryshime.
Une kam pare VCD ne nje DVD/VCD-player te '98 nga te paret fare dhe e ka lexuar per bukuri.

2. Menyra e dyte mund te hedhesh te gjithe koleksionin tend ne PC dhe ta riencodosh ne nje version me te ri te DivX por a ka kuptim kjo pune pastaj riencodimi i fileve ne menyre te vazhdueshme sjell ne humbjen e kualitetit.
3. Sigurisht e dime qe nje DivX/Xvid nga nje ecodim i japim vlerat perafersisht (rezolucion) 2:1 p.sh 624x288 ose 720x304 etj. edhe kur e shikon me ekran te plote dalin shiritat e zinj( te kujtohen kur ke pas pare filmat me Herkulin te TVSH :lol: )Natyrisht qe ato shirita mund ti heqesh ose ti zvoglosh por por Matrixi dhe Soften block noice i nje DivX/XviD nuk eshte menduar per kete dhe do ta shikoje nje film me kuadrate-kuadrate te vogla.

3.Besoj qe do e kesh vene re qe shume filma qe ekalojne kohen e 120 min. Profesionistet e encodojne ne 2 CD DivX . Pse? Ndersa me Keto template ti mund te hedhesh deri ne 180 min material ne nje CD te vetme.

4.Vertete qe DivX ka kualitet sepse do te ishte budallalliku me i madh po te dilja une me flamur kunder por ne kete rast....

5. N.q.s se konverton nga nje DVD ne DivX me 1 pass nuk ke asnje shanc te kesh kualitet. Pra atehere duhet te konvertosh 2 ose me shume Pass encoding. Une kam Pentium4 2,5 Ghz dhe per te ecoduar ne nje kualitet te mire nje DivX duhen te pakten 4 ore. Ndersa nga DVD ne (S)VCD me DVD2Avi dhe TMPGEnc nuk me duhen me shume se 2 ore me CQ (Constant quality) ndersa me 2 Pass VBR shkon edhe deri ne 4 Ore. Sigurisht keto jane vlera-Kohe per SVCD ndersa per VCD akoma me pak Kohe.

KJO ishte e gjitha.

@la_morte
une e marr ne konsiderate mendimin tend
dhe me pelqen te kete debat sepse kjo eshte ideja ne nje forum.

Besoj qe te kam sqaruar disi
Ciao. Beji te fala T..it
 
Top