Kur gjysmagjeli çukit shkabën, ngrefosen bibat.

Nga Reald Keta

Na u dogj flamuri! Na u kall bajraku!

Cfarë bëri vaki në Itali? U dogj flamuri i shqipeve mes stadiumit, mes mexhilisit. Si qëmoti, shkjau na ra nqafë pa burrni.

Na u dogj flamuri! Na u kall bajraku!

Ca lapërdharë e të marrë, fyen shkabën në bezen e kuqe. Hata e madhe! 100 a një mijë flamuj serb, të djegim ne.

Na u dogj flamuri! Na u kall bajraku!

Ia bofshim nonën, ia kalërofshim babën! U zhdukshin prej dynjosë, i urreftë Perenia! Veç kafshë malesh e bisha pylli janë!

Na u dogj flamuri! Na u kall bajraku!

Na fyen, na prekën në sedër, na koritën, na morën erëzin, na turpnun, na cënuan dinjitetin.

Se ba dheu kët gja?

Na u dogj flamuri! Na u kall bajraku!

Dhe çë? … Kur lehin qentë, a bien kocka nga qielli? Përsa di e sa menoj, përsa kam nigju e kam pa, njetë të jetëve kjo nuk ndodh.

Na u dogj flamuri! Na u kall bajraku!

Gjysmagjeli është bërë për tu qarë me jevga e llahinga. As nëpër spaleta ushtarësh e as nëpër mjekra priftash, smund të mbahet për mos me ra.

Na u dogj flamuri! Na u kall bajraku!

E Shkaba … Dirigjon orkestrën e bibave. Biba që këlthasin me të madhe sa janë nfole. E kur të gjejnë krahë kanë me shtegtu, se shqipe ktu ska ma!

Na u dogj flamuri! Na u kall bajraku!

Filed under: Lart & Poshtë
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4970