Kur do te kuptojme te verteten??? Midis krimeve dhe mirazheve"B Mustafaj shkruan

B

Primus registratum
Kur do te kuptojme te verteten??? Midis krimeve dhe mirazheve"B Mustafaj shkruan

Me Berishen tek studentet

Kur shkoi per here te pare doktori ne Qytetin Studenti dhe si u njoh me Azem Hajdarin. Perleshja me policine, tratativat me studentet dhe dinakeria e Ramiz Alise. Gjithe kronologjia e dates 9 dhjetor ne kujtimet e nje protagonisti

nga Besnik Mustafaj


Sali Berisha, Azem Hajdari (m) dhe Gramoz Pashko (d) me 22 dhjetor 1990 ne sheshin e qytetit studenti

Fort po shndrit ai diell e pak po nxeh. Keshtu i eshte ngulitur ne mendje shkrimtarit Besnik Mustafaj mengjesi i 9 dhjetorit 1990, ndersa merrte merrte rrugen bashke me Sali Berishen e Kujtim Cashkun drejt Qytetit Studenti, ku nje nate me pare kishte plasur revolta. Ishte nje dite qe do te ndryshonte historine e Shqiperise. Kane kaluar plot 12 vjet, megjithate per protagonistet e atyre diteve, ngjarjet tronditese te fundvitit 1990 ruhen perjetesisht te gjalla. Sepse sic thote Mustafaj ne esene e tij "Week- endi i fundit i diktatures", "shume gjera nga me te mrekullueshmet e te tjera nga me te tmerrshmet po shihja e po degjoja per here te pare ate dite".

Klan po boton pikerisht disa fragmente nga kjo ese, qe sjellin kronologjine e dites se pare te protestave sudentore, 9 dhjetorit, nje dite e ngjeshur dhe dramatike, ku vete autori, ne shoqerine e doktor Berishes dhe regjisorit Cashku, deshmon gjithe cka ndodhi perpara syve te tij.

C'kemi?- iu drejtova une Sali Berishes, sapo u takuam te dielen me 9 dhjetor, ne oren dhjete, sic e kishim lene edhe me kineastin Kujtim Cashku, per te pire se bashku nje kafe ne barin e Hotel Tiranes.

-Hic,- m'u pergjigj ai. -C'te kemi?!- Dhe mblodhi supet e gjera e pak te kerrusura, si te cuditej me pyetjen time. Edhe une kisha pyetur kot.

Ne te vertete ne ende nuk e dinim, por ky hic rutinor, acarues, kishte marre fund njehere e pergjithmone. Nuk do te kishte me hic.

Ishim duke perfunduar kafete, kur, pa na marre leje, na u ul ne tavoline nje i njohuri yne, oficer sigurimi, i cili nuk e di, per te na mbikqyrur nga afer, per t'u dukur, apo per kenaqesi, shoqerohej sa mundej me intelektualet dhe artistet, qe kishin nje fare emri.

-E moret vesh?!- na u drejtua i porsaardhuri. Dhe shtoi, duke ulur zerin. -Mbreme ne qytetin Studenti eshte bere nami.

Vura re se edhe shoket e mi e perfshine me nje veshtrim ku perzihej mosbesimi me nje kureshtje te fshehte. Ne qe e njihnim ate qe tregonte, e dinim se nuk duronte pa zbrazur c'kishte perbrenda. Nuk ishte nevoja ta nxisnim.

-Mbreme studentet kane bere nje demonstrate te tmerrshme. S'e paskeni marre vesh ju?!

-C'ia fut kot?!- ia ktheva une seriozisht. Kisha qene vete jashte deri rreth ores njembedhjete.

-Kot ia fut ti,- m'u hodh ai, duke ngritur pak zerin. Pastaj vazhdoi rishtas me te peshperitur. -Ne nje te nates ata jane takuar me Ramiz Aline. E kupton c'do te thote kjo?

Studentet ishin takuar vertet me R. Aline pasi, sekretari i Komitetit Qendror Xh.Gjoni, ministri i Brendshem H.Isai dhe sekretari i Partise per Tiranen P.Kondi, nuk kishin mundur t'i qetesonin as me keshilla dhe as me shkopinjte e policise.

-E pas takimit jane qetesuar? Domethene e kane nderprere demonstraten?- nderhyri per here te pare doktor Berisha.

Aty per aty pyetja e tij nuk me beri pershtypje. Aq me fort qe zeri i tij i kumbueshem ishte thuajse asnjanes.

Me pas do te kuptoja cfare shqetesimi te thelle shprehte ajo pyetje. Po sikur R.Alia te kishte arritur t'i bindte studentet te terhiqeshin? Nga intelektualet ai njihej mire per dhelperite. Ndersa studentet nuk ishin mesuar te dialogonin ne nivele te tilla te pushtetit. Aq me teper nje dialog i tendosur si ky, qe nuk kishte precedent ne historine tone te 45 vjeteve te fundit.

-Jo,- u pergjigj tjetri menjehere, pa u menduar. -Nuk merret dot vesh njeri me ta. Edhe tani ne demonstrate jane. Duan te zbresin me cdo kusht ne qender te Tiranes. Nuk e di c'u thote mendja.

Pastaj ai m'u drejtua mua:

-Ne krye kane nje djale nga Tropoja. Ti duhet ta njohesh.

-Si e ka emrin?- e pyeta vertet i interesuar.

-Ma thane, po nuk e mbaj mend.

-Cfare kane diskutuar me Ramiz Aline?- vazhdoi te pyeste doktor Berisha, perseri me nje ton te shtirur asnjanes.

-Kane kerkuar permiresimin e kushteve te jetese ne qytetin Studenti. Por kane edhe kerkesa politike.

Ai nuk dinte ose nuk deshi te tregonte c'kerkesa politike kishin studentet. Por as ne nuk i lypem me teper. Aq sa mesuam, na mjaftoi per t'u bindur se nuk ishte nje shprehje e zakonshme pakenaqesie te rinjsh. Me sakte, e kuptuam se nuk ngjante me protesten e pranveres, kur, nje grup jo dhe aq i vogel studentesh, me nje lloj egzaltimi te paqendrueshem, kishin dale me kenge e brohorima neper rruget e qytetit te tyre, por nuk kishin ditur dhe as nuk kishin patur kurajon t'i vinin zjarrin barutit. U bindem gjithashtu se kjo ndryshonte krejtesisht edhe nga protesta paraqitur kryeministrit Carcani, ne fillim me nje leter te afishuar ne disa nga rruget me te rrahura te Tiranes, e pastaj, drejtperdrejt, kur e kishin detyruar te vizitonte qytetin Studenti kater- pese dite me pare. Q.Sakajeva, asokohe kryeredaktor i "Bashkimit", qe erdhi pas pak ne tryezen tone, na dha hollesira te tjera. Sa u gjendem vetem, thame te niseshim tek studentet. Ishte ora dhjete e gjysem e mengjesit. Dhe ishte nje dite dimri me diell, nga ato dite qe do t'u shkonte vargu me te cilin fillon nje nga kenget me te bukura te eposit tone: Shume po shndrit ai diell e pak po nxeh.

Ne demonstrate ishin kryesisht studentet e Fakultetit Gjeologji- Miniera e te Inxhinierise Mekanike. Kishte edhe nga fakultetet e tjera. Ishin nisur drejt sheshit Skenderbej. Pra, ishin me fort shkollat ku perbenin shumice djemte. Por, ne rresht, kishte edhe vajza. Policia i kishte mberthyer pa bere peseqind metra jashte qytetit te tyre, ne rrugen Labinoti. Kreu i karvanit ishte te Muzeu Lenin- Stalin, fundi para ambasades italiane dhe rezidences se ambasadorit francez. A kishin dale diplomatet e vetem perendimore te Tiranes te filmonin, se paku te fotografonin? As qe behej fjale per pranine e kameramaneve, apo fotoreportereve shqiptare. Ishte nje ngjarje qe duhej mbetur dikur. Per fat te keq, nuk di te jete gjendur nje gjurme e tille e cmuar. Duhet te jene filmimet e fshehta te policise, nese nuk jane zhdukur gjate kohes qe ministria e Brendshme pastronte sirtaret, para se pushtetin ta merrnin forcat demokratike.

Pas perplasjes se mbremshme me drejtuesit e Universitetit dhe me funksionaret me te larte te Partise- Shtet, studentet pranonin te bisedonin tashme me profesorin e fakultetit te mjekesise S.Berisha, me profesorin e fakultetit te ekonomise G.Pashko dhe me shkrimtarin B.Mustafaj. Dhe prisnin takimin tjeter qe i kishin kerkuar R.Alise e qe ai ua kishte premtuar sipas menyres se tij, duke u vene disa kushte te papranueshme. Studentet nuk pranonin ta takonin serisht me delegacion. Druheshin se ai do ta thyente vullnetin e dhjete apo pesembedhjee vetave. E donin t'u vinte ne sheshin e qytetit te tyre, ku te merrte pjese kush te donte. Nuk e dinin si do te shkembenin konkretisht mendime ne nje mbledhje te tille masive, por nuk hiqnin dore nga propozimi i tyre. E kishin kuptuar se presidenti kishte qellim vec t'ua fshinte nga koka kerkesat politike. Ai nuk mund t'ia arrinte nje qellimi te tille te mbrapshte, duke qene perballe pese mije apo dhjete mije studenteve. Ata kishin menduar t'i drejtoheshin inteligjencias se Tiranes, por nuk kishin patur kohen as mjetet ta shperndanin thirrjen. Policia po bente gjithcka per t'i izoluar. Zona ku ndodheshin ata te demonstrates, bashke me krejt qytetin Studenti, ishin rrethuar. Me Berishen e Cashkun, e patem fort te veshtire t'i kapercenim postblloqet e perforcuara me police dhe ushtare. Mungonin vetem tanket.

Duke u vertitur per te gjetur nje te care, verejta se fytyrat e ruajtesve te rendit kishin me fort hutim se alarm. Ishte e shpjegueshme. Madje vetem ajo shprehje u shkonte. Ata jo e jo, por askush ne Tirane e ne Shqiperi nuk ishte mesuar te degjonte nje turme te therriste me gjithe zerin, ne mes te qytetit, rrethuar me police: Poshte diktatura! Enver- Hitler! Duam Demokraci! Thirrje te tilla nuk ishin degjuar gjate tubimeve te ambasadave. Ato kishin qene te heshtura dhe kaotike. Me ate nxitim te ankthshem te secilit per ta kapercyer sa me pare e per vete rrethimin e ambasades, ku shpresonte te gjente shpetimin, njerezit, edhe pse mijera, nuk kishin bere dot turme te vertete te rebeluarish, sado qe veprimi i tyre ishte akt i larte i mospajtimit me regjimin. Kurse tani shprehja e mospajtimit te studenteve me diktaturen ishte krejt e pangjashme. Ishte ajo qe nevojitej. Ata do t'i hiqnin asaj gurin e themelit. O Zot, jepu zemer te mos e lene ne mes mrekulline qe kane nisur!

Hutimi ne syte e ruajtesve te rendit shtohej nga casti ne cast. Me siguri nuk e kishin pritur qe belaja te zgjaste kaq shume. Sa per friken, besoj, as qe u shkonte ne mend. Historia gjysmeshekullore, qe policia popullore kishte shkruar ne sherbim te diktatures, ua bente te pamundur dyshimin ne aftesite e veta per t'ua mbyllur gojen, sic e meritonin, atyre rrugaceve. Shume- shume ne ato minuta u shtohej pakenaqesia ndaj eproreve, qe po tregoheshin tej cdo kufiri te duruar, po e vononin urdherin per te vepruar.

Pas me shume se gjysme ore orvatjesh te ankthshme, ne te tre arritem ku ziente. Pamja ishte per te mos u besuar.

-Sa te bukur jane bere,- foli i pari Cashku.

Ne rrethana te tjera mbase do te me dukej pa kuptim pasthirrma e tij, por aty me pelqeu shume. Ata djem e vajza, nuk beheshin me shume se nje mije, te gjithe nga rrethet, te veshur keq dhe holle per stinen e me fytyra te zbehta nga ushqimi i pamjaftueshem qysh kur kishin lindur, kishin marre vertet nje nur te jashtezakonshem. Ne gjithe folklorin e vjeter epik shqiptar, per heronjte qe nisen drejt vdekjes, thuhet se u ka rene nje bukuri e vecante.

Po kjo tufe djemsh e vajzash te brishta, drejt vdekjes po shkonin?

Jo, kurrsesi jo.

Ata shkonin drejt rilindjes se vet e te Shqiperise. Ata po benin ate qe ishte quajtur e pabeshme kaq e kaq vite. Vdekja e tyre duhej te ishte mendimi me i fundit per koken e cilitdo. Dalja e tyre ne rruge ishte zgjimi i shpresave te vrara se ata vete, vellezerit e motrat e tyre, prinderit e tyre, te gjithe, te vdekurit e te gjallet dhe te palindurit ende, te gjithe do te fillonim jeten si njerez. Me ne fund. Dhe, pergjithmone.

Megjithate, fjala e pare me te cilen na priti studenti i shkencave politike A.Hajdari, organizatori kryesor dhe prijesi me kokeshkrete i grumbullimeve qysh mbremjen e kaluar, doktor Berishen dhe mua, kur e takuam pak me vone, pas shperndarjes se dhunshme te demonstrates ne rrugen Labinoti, ishte:

-I kam hyre kesaj rruge per te vdekur, jo per ta lene ne mes.

Pse per te vdekur, xhanem?

-Jo, per te vdekur nuk duhet te vdese askush,- e shprehu doktor Berisha me ze pikerisht mendimin qe kisha ne koke.

Disa muaj me pas, duke biseduar me I.Kadarene ne Paris, ne nje nga kafenete e bulevardit Sen Zhermen, ai do te me thoshte se populli yne eshte fatalist si rralle ndonje tjeter. M'u kujtuan mbresat e atyre casteve teper te veshtira ne qytetin Studenti. Permendja e vdekjes kishte nje fuqi magjike per t'i mbajtur te pathyeshem ata njezetvjecare, qe me siguri nuk dinin asgje per vdekjen.

-Ne te gjithe do te vdesim bashke dhe nuk lejojme njeri te na mashtroje. Une do te vdes i pari.

Me keto fjale A.Hajdari e qetesoi turmen prej afro pese mije studentesh, po ate te diele, ne oren shtate te pasdites. Ky ishte nje nga momentet me delikate, kur gjithshka u rrezikua te prishej. Pas deshtimit te mengjesit, studentet kishin vendosur te zbrisnin me cdo kusht tani ne mbremje ne sheshin Skenderbej. Doktor Berisha dhe une nuk ua keshilluam. Arritem ta bindnim Azemin, me te cilin biseduam ne nje nga kthinat e bodrumit te menses qendrore te qytetit Studenti. Por Azemi nuk e kishte te lehte t'i bindte shoket e tij. Turma e fishkelleu menjehere. Ne te dy rrinim ne nje qoshe dhe ndiqnim skenen me gjak te ngrire.

-Nuk duhet- perseriti Azemi me gjithe zerin qe kishte filluar t'i ngjirej.

U ngrit nje lume tjeter fishkellimash. Dhe pastaj nje ze qe u pasua nga dhjetera:

-Na tradhetove. Ata te dy (ishte fjala per ne) i ka cuar Ramiz Alia per te na mashtruar.

O Zot! Perseri dyshimi per dredhite e R.Alise! Me lehte do ta kishin fitoren mbi batalionet policore se mbi kete nam te Kryetarit te Shtetit. Sa turp per shtetin!

-Jo...- u rrek t'i kundershtonte Azemi. Ishte e kote. Ata qe e kishin ndjekur pas pa ngurrim edhe nen shkopinjte e policeve, nuk e linin as te fliste.

Ne momente te tilla, besimi i fituar me lodhje e rreziqe te medha rrezohet me nje shpejtesi marramendese. Me shume se nga logjika, njerezit urdherohen nga ndjenjat dhe pasioni.

-Si nuk i kane gjetur te pakten nje megafon?- i thashe me ze te ulet doktor Berishes.

Ai nuk m'u pergjigj. Por edhe une fola vetem sa per te thene dicka, me shprese te clirohesha disi nga ankthi.

U desh nje cope here te binte pak qetesi dhe Azemi te vazhdonte. Ne kete cast ai arriti te permendte serisht vdekjen. Kesaj here ai vuri peng besnikerie jo vetem vdekjen e vet, por edhe ate te dy femijeve te tij te mitur. Zhaurima gerryese e turmes u pre si me thike dhe ai e coi ne fund mendimin. Tek e degjoja, me pershkoi pyetja se a e dinte vertet Azemi dhe shoket e tij pse do te vdisnin. Ne biseden me doktor Berishen, ai ishte shfaqur disi konfuz. A do ta kishte ai qartesine dhe qetesine e nevojshme t'i mbronte perballe ujqerve te vjeter te pushtetit kerkesat e levizjes studentore? Ne ato kerkesa te formuluara sipas modelit te slloganeve te hedhura ne demonstrate, duhej shtuar kryesorja: pluripartizmi.

Berisha leshoi nje ofshame lehtesimi. I rrembyer sakaq nga entusiazmi i tij i njohur, tha gati me te bertitur:

-Mrekulli! Kjo eshte fitorja.

Tek studentet ende s'po mberrinte ndonje intelektual tjeter dhe une vete, qe gjendesha aty, sinqerisht, nuk kisha fare besimi se kjo ishte vertet fitorja perfundimtare, sic e kishte quajtur Berisha. Ate mbremje, me siguri, i vetmi njeri ne Shqiperi, ne koken e te cilit ishin pervijuar disi konturet e se ardhmes ishte Sali Berisha. Ishte ai qe me shtyu edhe mua te kthehesha perseri tek studentet. Kjo ndodhi rreth ores pese te pasdites.

Qe nga ora njembedhjete e mengjesit ne kishim kaluar oret me te lodhshme te jetes sime.

Tek demonstrata kishim zene vend pas gardhit te policeve. Ishin dhe ndonja dhjete- pesembedhjete veta si ne, qe kishin arritur te afroheshin, ose ishin gjendur aty rastesisht. A.Hajdari, ne balle te turmes, na pa dhe na pershendeti me dore. I qeshte gjithe fytyra, thua se gjendej ne feste. Berisha nuk njihej me te, edhe pse jemi nga e njejta krahine. Qyteti yne i lindjes tani ka rreth shtate mije banore. Kur ishim ne te vegjel nuk kishte me teper se tre mije dhe te gjithe ne femijet mesonim ne nje shkolle e loznim ne nje shesh. Ndersa prinderit tane kishin me njeri- tjetrin ate sjellje qe kane zakonisht fqinjet. Mund te them se njohja ime e meparshme me Azemin pati nje rendesi te vecante ate dite, se ndikoi ne vendosjen e shpejte te mirebesimit midis nesh dhe studenteve organizatore te manifestimeve.

Per vete them se nje cast kam qene vertet i domosdoshem: kur policia u leshua me shkopinj mbi studentet. Atehere e kam pare Berishen ta humbte toruan. Po te mos e mbaja, veshtire te shpetonte pa ndonje pasoje te rrezikshme. Zuri te therriste:

-C'beni? Kafshe, kriminele...!

Dhe u versul te futej ne mes te perleshjes. Une e mbertheva me te dy duart nga berryli. Trupi i tij i madh ishte teper e veshtire te mbahej. Gati po me terhiqte zvarre.

-Te lutem shume,- i fola ashper. -Studentet nuk duan te te shohin te rrahur. Ata kerkojne nga ti tjeter gje.

Atij iu pre pak vrulli.

Ne kete kohe me turret nje grua. Me sa duket, e kishte njohur doktorin dhe mendonte se nderhyrja e tij mund t'ua ndalte doren disi policeve. Edhe ajo ishte e prishur ne fytyre.

-Lere,- me uleriu si e nderkryer,- lere! Kush te ka caktuar ty ta mbash. Lere! E di vete ai c'duhet te beje.

Ishte e kote t'i shpjegohesha. Ndodheshim ne mes te nje grumbulli policesh, ushtaresh dhe studentesh te shkolles ushtarake, sjelle ne perforcime. Rruga Labinoti, midis liceut artistik dhe muzeut Lenin- Stalin, ishte teper e ngushte per morine e njerezve. Ne leviznim parreshtur sa ne nje ane ne tjetren, qe te shihnim gjithe c'behej. Ishte hera e pare qe me zinte syri police shqiptare aq te pajisur. Me koken, fytyren e kraharorin te mbuluar, ata me ngjanin edhe me te frikshem. Sa shume gjera nga me te mrekullueshmet e te tjera nga me te tmerrshmet po shihja e po degjoja per here te pare ate dite! Ushtaret dhe studentet e shkollave ushtarake nuk kishin mjete mbrojtese, por, ne vend te shkopinjve te gomes, mbanin lopata xheniere. Me nje armatim te tille kishim pare shume ushtare, police dhe nga keta studente ushtarake ne ditet e ambasadave.

Vetem kur me zuri syri nje student te gjakosur, qe tufa e policeve e hodhen ne nje nga kamionet si te ishte thes me lesh, kuptova se po qaja. Nuk e di sa minuta kishte qe lotet me rridhnin heshturazi faqeve e mblidheshin ne mjeker. Dhe vazhdoja ta mbertheja Berishen fort te berryli. Tashme jo dhe aq per ta penguar te bente sherr me policet. Me fort isha mbeshtetur tek ai. Koha ecte teper ngadale. Pothuajse kishte mbetur.

Besnik Mustafaj

Marre nga "Midis krimeve dhe mirazheve".
 

B

Primus registratum
Re: Kur do te kuptojme te verteten??? Midis krimeve dhe mirazheve"B Mustafaj shkruan

I lutem moderatorit qe kete teme ta fshije.
Edhe ndonjeri qe deshiron te debatoje te kaloje ne temen tjeter.
Ju lutem mos debatoni ne kete teme.
Faleminderit Leonardi
 
Top