kur afrojne zgjedhjet edhe te moderuarit futen ne "llogore"

komino

Valoris scriptorum
kur afrojne zgjedhjet edhe te moderuarit futen ne "llogore"

Per ata qe jane studente ne shkenca politike apo siciale do te ishte me shume interes te kerkonin ne temat e ndryshme te forumeve (mjafton edhe vetem AF) ndryshime te menyres se diskutimit te personave kur gjendja politie ne shqiperi eshte e tensionuar (psh kur afrojne zgjedhjet)

shume prej atyre qe shtiren te moderuar, mendjehapur e analiste te ftohte, ne keto raste fillojne e "futen ne llogore", mbyllin syte e shtijne qorrazi ndaj "armiqve" te pales se tyre politike.

Kur afrojne zgjedhjet shqipetaret kthehen ne nje gjendje shpellare apo max mesjetare (varet nga pala qe eshte ne pushtet - ajo behet mesjetare e te tjeret shpellare)


NE fakt, edhe ne kete teme pres ndonje pergjigje qe konfirmon kete mendim <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: kur afrojne zgjedhjet edhe te moderuarit futen ne "llogore"

Do të thoja që kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri! Po të shohim edhe tani në SH.B.A, të interesuarit nga politika kanë të njëjtin qëndrim me atë që përshkruhet më lart!
Megjithatë, kjo është karakteristikë e partizanëve të një linje apo partie të caktuar. Në përgjithësi njerëzit mund të debatojnë mbi atë çfarë i duket e drejtë apo e padrejtë por pa u futur në "llogore"!
Duke iu referuar tendencave shqiptare, është "mungesa" e kulturës së diskutimit që i fut në llogore. Shpeshherë, edhe pse janë të një mendje, shqiptarët fillojnë e grinden për mënyrën se si shtrohet ky mendim! Pra e thënë me fjalë të tjera, grinden për mustaqet e Pilos!
 
Top