
Kuleçë të kripura mund të përgatisim me qindra. Kjo varet së pari nga fantazia e zonjës së shtëpisë, por edhe nga përpjekja që gjithmonë i ka dalluar amvisat e mira, për të hequr qafe tepricat e ushqimeve që ju zënë me ditë frigoriferin.
Ja edhe një nxitje tjetër për to.
Përbërësit:
- 1 pako petë të gatshme sfoliat
- 100 g pesto gjenoveze
- 250 g rikotë
- 3 vezë
- 100 g djathë i grirë grana
- 1 lugë salcë domatesh ose lëng domatesh
- 5 domate qershiza
- kripë
Shtrojmë në një tortierë petët e gatshme sfoliat duke lënë nën to letrën e furrës, me të cilën janë mbështjellë. Bëjmë një kornizë rreth e rrotull formës dhe shpojmë mesin disa herë me pirun që të mos fryhet. Pastaj hapim peston (salcën) gjenoveze me lugë mbi petë, ndërsa veçmas në një tas përziejmë rikotën me vezët, derisa të bëhet një k....
Per me shume