Kujtime te nje gjimnasisti
NË NDIHMË TË DREJTËSISË
(Gabriel Meksi, ka qënë oficer i ushtrisë greke)
Kur para dhjetë vitesh u deklarua në shtyp se i ndjeri Gabriel Meksi ishte oficer i ushtrisë greke, desha të bëja publike çfarë dija për këtë, por me mendimi se të vërtetës nuk kisha ç’ti shtoja, heshta. Por duke parë luftën e gjatë, me shumë beteja, të kohëve të fundit, e që ka rrezik të kthehet në luftë shumëvjeçare, sikurse “Lufta Ballkanike” në të cilin mori pjesë i ndjeri Gabriel, si oficer i ushtrisë greke, vendosa të tregoj çfarë di.
Së pari, me habi, pyes: Si ka mundësi bijtë e të ndjerit e kanë mësuar faktin në fjalë në vitin 1974, nëpërmjet një libri për historikun e fshatit Picar shkruar nga M. Kokolari, sipas rrëfimit të Sh. Peçit, si pohon zoti Baleta në “Rimëkëmbja” të datës 12.11.2002, kur unë e kam ditur që në vitin 1956?
Dhe ja: Në vitin 1955 mbasi mbarova vitin e dytë në gjimnazin e Gjirokastrës, në vjeshtën e këtij viti u rregjistrova në gjimnazin “Qemal Stafa” të Tiranës, ku për dy vjet pata si mësues historie të ndjerin Gabriel Meksi. Ishte mësues i mirë, e zotëronte lëndën dhe e bënte interesante duke e ilustruar me rrëfenja, të mësuara nga të tjerët, por edhe të përjetuara.
Sikurse disa breza nxënësish të gjimnazit “Qemal Stafa”, edhe unë nëpërmjet rrëfenjave të përjetuara, kam mësuar nga vet profesori se ka qënë oficer i ushtrisë greke. Nxënësit e tij vetëm ndonjë i masakruar nga skleroza nuk ta pohon këtë fakt. Krenaria me të cilën i përcillte këto përjetime të bënte që të krijoje përshtypjen se kishe të bëje me një mësues, më tepër se sa filogrek. Të paktën tek unë kjo përshtypje u krijua që në orën e parë të mësimit me të, dhe më është përforcuar vazhdimisht deri sa më është kthyer në bindje: Profesor Meksi kishte dëshirë, apo prirje, të përshtaste nga shqipja në greqisht fjalë apo emra. Kishim një shok me emrin Diogjen, ai (profesori) i fliste gjithmonë, Dhiogjen.
Më poshtë do të sjell dy episode që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e mia, si nxënës me profesorin e ndjerë. E para nga të cilat shpjegon bindjen time të përmendur më lartë, ndërsa e dytë me të qënit e tij oficer i ushtrisë greke.
Episodi i parë: Ora e parë e mësimit të historisë (për mua) në gjimnazin “Qemal Stafa” mësuesi, i ndjeri Gabriel, mbasi hyri në klasë dhe shtyu derën, duke ecur drejt katedrës na përshëndeti. Mbasi mbërriti aty na bëri me shenjë të uleshim dhe u ul, hapi rregjistrin dhe filloi apelin. Isha në bangën e parë, përballë katedrës, një hap larg saj.....Kur u dëgjua emri im dhe u çova të përgjigjesha “këtu”, mësuesi e ndërpreu apelin, ngriti kokën e duke më parë drejt në sy më pyeti: “Nga vjen ti mo?” “Nga Gjirokastra profesor”, iu përgjigja. Më bëri me dorë që të ulesha dhe unë u ula.
Mbasi mbaroi apelin, u ngrit, zbriti nga katedra dhe qëndroi përpara rreshtit të mesit të bangave, duke më patur kështu në të djathtë të tij. U kthye nga unë dhe më pyeti: “Kseris elenika mo?” – “Jo profesor, unë s’jam minoritar” – i thashë. Me buzët që mblodhi dhe mimikën e fytyrës, sikur desh të më thoshte “s’ia vlen të merresh me ty”, ndërsa me lëvizjen e dorës në drejtimin tim, sikur desh t’iu thoshte shokëve të mi: “Nuk është gjë ky”. Këto ishin shpjegimet që u dhashë atëhere këtyre xhesteve. Dhe deri më sot s’kam mundur t’u jap ndonjë më të përshtatshme. Por ajo që ka më tepër rëndësi, lidhur me ato xheste, është përshtypja më e parë që krijova për mësuesin e historisë: “Ai e ka shumë për zemër Greqinë!”
Episodi i dytë: I ndjeri Meksi ishte duke shpjeguar mësimin me temë: “Lufta Ballkanike” kur erdhi një moment që tha: “Në pjesën e parë të “Luftës Ballkanike” Greqia bëri luftë të drejtë, ndërsa në pjesën e dytë të saj, lufta ishte e pa drejtë....” (kështu interpretohej në tekstin tonë të historisë). Nuk e di çfarë më shtyu po duke shkelur rregulloren e disiplinës pa i marrë leje, u çova dhe i thashë: “Më falni profesor, po ju keni qënë oficer i një ushtrie që bënte luftëra grabitqare!”. Ai, nga kjo e papritur shtangu për një moment, pastaj me dorën e shtrirë përpara që e tundte sipas kuptimit të fjalëve me tha: “Ulu mor aty. Uuluu mor aty se, na le kalamajtë pa bukë!” Duke mos patur tjetër çfar të thoshja, u ula duke buzëqeshur paksa hidhur, ndërkohë që shokët qeshën me zë. Natyrisht pa e tepruar. Mesa duket i ndjeri Gabriel, kur pohonte se kishte qënë oficer i ushtrisë greke nuk i kishte shkuar ndërmend se, dikush do t’ia lidhte këto fakte me faktin tjetër që, kishte marrë pjesë në luftëra grabitqare dhe këtë t’ja thoshte në sy të të tjerëve.
Një kujtesë e tillë, në kohën e rregjimit në të cilin ishim, ishte me spec nëse hapeshin e çoheshin ku duhej. Por fatmirësisht, të ndjerin Gabriel nuk e gjeti gjë e keqe dhe, mua s’ka se përse të më mbrejë ndërgjegja sot.
Së fundi: Në mungesë të provave shkresore, nga një burim i mirëfilltë që, të provohet qënia e të ndjerit G.Meksi oficer i ushtrisë greke, siç mund të jetë Ministria e Mbrojtjes e Greqisë, pohimet e vet të ndjerit i zëvendësojnë më mirë se çdo gjë tjetër ato. E meqënëse i ndjeri nuk jeton më për t’i përsëritur edhe një herë, jetojnë shumë dëshmitarë të atyrë pohimeve që mund t’i vërtetojnë. Kështu që Gjykata e Lartë përpara se të japin verdiktin e saj ndaj zotit Abdi Baleta, në shqyrtimin e REKURSIT të tij “kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, datë 24.9.2002, po ta ketë të nevojshme mund të gjej aq dëshmitarë sa i duhen, dhe më tepër, për të provuar pohimet në fjalë.
Personalisht jam i gatshëm të dëshmoj për sa kam deklaruar më lartë.
Eqerem Beqo Plaku 17 nëntor 2002