Sweety el
Locus omnem
Thuhet se çdo njeri vlen për aq sa di, por harrohet apo injorohet fakti se një njeri di aq gjëra sa mund të kujtojë
Kujtesën e njeriut po e zëvendëson Google
Truri është motori që komandon gjithë trupin. Kujtesa është aftësia e një organizmi që të mbajë, të ruajë, të rendisë lajmet e t'i rikthejë ato. Ajo ka të bëjë me depozitimin e informacionit që merret me ruajtjen dhe ripërdorimin e tij më vonë. Procesi i kujtesës përkon me atë të komunikimit, të të mësuarit dhe të ndërgjegjes. Në vitet e para të jetës truri është si një sfungjer që thith çdo gjë që dëgjon, vëzhgon, nuhat. Më pas, duke u rritur, aftësia për të ruajtur gjurmët e eksperiencave reduktohet. Truri është si një "tryezë e vogël prej balte", e cila forcohet me kalimin e viteve dhe për të shkruar sipër duhet të mëshosh dorën gjithnjë e më shumë. Është e këshillueshme që t'i lehtësojmë sforcot e shumta, të shmangim bezdisjen për të kujtuar informacione banale. Vetën në këtë mënyrë truri mund të fitojë sërish gjendjen e mëparshme. Takimet, emrat dhe numrat e telefonit, janë disa nga faktorët e shumtë që dëmtojnë trurin, pa llogaritur më pas përdorimin e telefonave celularë dhe internetin. Tani nuk është më e nevojshme të kujtojmë numrat e telefonave, sepse një gjë të tillë na e ofron memoria e celularit. Gjithashtu, në memorien e tyre mund të shënojmë edhe takimet, ditëlindjet apo ngjarjet e ndryshme.
Një numër i madh kërkimesh tregojnë se sa më shumë humbim kohë duke kërkuar rrugë të shkurta aq më shumë bie funksioni i trurit dhe është pikërisht kjo rënie e vazhdueshme e kujtesës, e cila duket sikur e ka ulur aftësinë e të kujtuarit tek të rinjtë. Një nga studimet më specifike dhe shqetësuese vjen nga Irlanda. Një profesor i neuroshkencave ka hetuar raportin mes përdorimit të teknologjive të reja dhe shëndetit. Këtij studimi i janë nënshtruar 3000 persona, ku gjysma e tyre kanë qenë të rinj dhe gjyma tjetër të moshuar.
Nga rezultatet përfundimtare është vënë re se të moshuarit ishin në gjendje më të mirë sesa të rinjtë.
Pra, 87 përqind e personave mbi 50 vjeç i kujtojnë pa asnjë problem datat e ditëlindjeve të familjarëve të tyre, ndërsa ata që ishin mbi 30 vjeç kishin probleme me kujtesën. Duke qenë se nuk arrinin të kujtonin datat e ditëlindjeve të familjarëve të tyre i shënonin ato në telefon. Gjithashtu, pothuajse një e treta e personave mbi 30 vjeç janë përgjigjur se nuk e njohin absolutisht numrin e telefonit të shtëpisë. Dhe pikërisht për këtë arsye mbajnë gjithmonë me vete një celular.
Në vitin 2001 të njëjtin problem patën edhe shkencëtarët japonezë. Përballë përdorimit të tepruar të lojërave elektronike nga ana e të rinjve, profesor Toshiyuku Sawaguchi, neurobiolog në një universitet të Japonisë, bëri një hetim për të verifikuar vërtetësinë e hipotezës së tij. "Po humbasin aftësinë për të kujtuar gjërat e reja dhe ato të vjetrat gjithashtu. Nuk kanë më aftësi të ndajnë e të zgjedhin mes informacione të rëndësishme dhe atyre më pak të rëndësishme. Është një lloj shpërhapje cerebrale", ka pohuar ai duke e vërtetuar hipotezën e tij. Nga 150 persona të analizuar, me moshë përkatësisht 20-35 vjeç, 10% e tyre vuanin nga shqetësime të rënda të parakohshme të kujtesës. Për shembull, një 28-vjeçar kishte humbur vendin e punës, sepse nuk mbante më mend se ku do të shkonte e kë do të takonte. Sigurisht, është një diagnozë e "pamëshirshme"
Në një artikull të "New York Times" David Brooks është shprehur kështu: "Kisha besuar se e bukura e periudhës së re të informacioneve ishte të jesh sa më i ditur, ndërsa tani po vë re se kjo periudhë po na lejon të jemi më pak të informuar". Shumë njerëz mendojnë se përdorimi i internetit është një ndihmesë e madhe për ta dhe ajo që do t'i përshtatej më mirë kësaj thënieje është: "Unë nuk kam nevojë për një kujtesë, sepse kam 'Google'-in, 'Yahoo'-në dhe 'Wikipedia'-n. Është një 'ndihmë' që secilit prej nesh i nevojitet".
"Kufiri ku përfundon kujtesa ime dhe fillon ajo e 'Google'-it, bëhet çdo sekondë e më i pakapshëm dhe unë ndihem edhe më inteligjent kur bëj një bisedë të zakonshme e mund të përdor internetin si lidhës i mendimeve", kështu është shprehur një specialist i teknologjisë. Nëse sot kemi një problem të madh me kujtesën ndodh sepse kemi një problem edhe më të madh me sensin. Njeriu ka nevojë të dijë e të kujtojë. Të ngulisë çdo ditë në mendje mendime, ide, të dhëna që do të duhej t'i përdorte në momente të caktuara të jetës si pika referimi e orientimi. Thuhet se çdo njeri vlen për aq sa di, por harrohet apo injorohet fakti se një njeri di aq gjëra sa mund të kujtojë.