Al-Punk
Still here
Kujt i hyn në punë Twitter!

Kujt i hyn në punë Twitter! Entuziasti, i sëmuri dhe shitësi

Kisha kohë që dëshiroja të shkruaja diçka për twitter dhe pas një shkrimi të Romeos në blogun e tij Romeo Lab mbi Twitter si sëmundja e rradhës në internet, vendosa që të jepja dhe unë mendimin tim mbi temën.

Para shumë kohësh (mbi 4 vjet të shkuara) diskutoja në një lokal të Tiranës me një ekspert të huaj (në Shqipëri ka pasur dyndje ekspertësh dhe organizatash në ndihmë të qeverisë etj që hartonin projekte pa fund). Teksa po diskutonim për programimin e një strukture të dhënash dhe krijimin e komunikimit me 2 sisteme të tjera ngela pak i shokuar nga pyetja: A di XML? Pyetja e tij kishte të bënte me diçka për të cilën ai kishte lexuar kalimthi disa gjëra mbi këtë “teknologji” të re e cila lehtësonte të bëje shumë gjëra, por pa pasur një ide të qartë. Për çdokënd që ka pak ide programimi, XML është një gjuhë shumë e thjeshtë për shprehjen e data bashkangjitur me metadatat. Është një sistem bazë dhe mund të zgjerohet shumë në varësi të teknologjisë që do të arrish, por thelbi i saj është i lehtë, po ashtu dhe implementimi i saj. E megjithatë XML ngelet një ndër elementët më të rëndësisshëm të webit sot (Web 2.0?).

Twitter! Do you Twitter?

Megjithëse kisha kohë që dëgjoja për Twitter, hezitova për një kohë të gjatë të hapja një llogari aty. E dija si funksiononte dhe të them të drejtën më dukej absurde se si një sistem kaq i thjeshtë të meritonte aq shumë popullaritet dhe aq fokus. Megjithatë nuk mund të gjykosh një sistem vetëm nga çfarë ke lexuar kështuqë vendosa ta provoja dhe unë. Përshtypja e parë ishte që aty mund të bërtisje sa të doje, por pak kush ta vërshëllente. Megjithatë vura re se disa kompani e përdorni për të tërhequr klientë drejt ambientit të tyre nëpërmjet twitter. Në këtë çast orientimi ndaj twitterit ndryshoi formë. Mbaja mend të kisha lexuar qëllimin e twitter si:

Twitter is a service for friends, family, and co–workers to communicate and stay connected through the exchange of quick, frequent messages. People write short updates, often called “tweets” of 140 characters or fewer. These messages are posted to your profile or your blog, sent to yourfollowers,and are searchable on Twitter search.

Twitter si platformë vetë-reklamimi

E megjithatë tani kisha një tjetër vështrim ndaj twitter. Twitterin mund të përdoret jo vetëm në mënyrë patetike, por dhe për të “shitur” (termi më i saktë do të ishte marketuar). Prova, hapa një blog (hm, këtë blog në fakt) dhe mendova të shkruaja një plugin që do të dërgonte postimet e mia automatikisht në twitter. Kur sapo po nisja të lexoja si shkruhet një plugin për WordPress, pashë që një plugin i tillë ekzistonte (hm, i vonuari i fituari). E instalova dhe funksionon në mënyrë fantastike. Tani unë mund ta përdor Twitter për të njoftuar për shkrimet e mia dhe nëse dikujt i bëhet vonë, mund të vijë të lexojë.

Po mendoj që në ditët në vazhdim të krijoj disa module të tilla për publikimin e artikujve mediatik të infoarkivës direkt në twitter. Të njëjtën gjë do të bëj në të ardhmen me çdo projekt. Çdo artikull që publikohet nën projektet tona, mund të dalë në twitter. Një aplikim i tillë mund të bëhet për disa minuta (nëse përdorni Zend_Service_Twitter), dhe nëse dhe 10 vizitorë në vit do të vijnë në faqen tuaj nga Twitter, ato 10 minuta ia vlejnë. Një mënyrë e tillë marketimi përdoret nga të gjitha mediat e mëdha botërore (NYC, CNN etj).

Twitter si platformë leximi

Meqë jemi tek mediat e mëdha që përdorin twitter, tani kam gjetur një mënyrë të re për të lexuar artikuj që më interesojnë. Në Twitter jam rregjistruar si ndjekës i disa nga mediat për të cilat kam interes, ose që mund të publikojnë informacione mbi informatikën apo teknologjitë që më interesojnë. Një ose disa herë në ditë unë i jap një shikim të shpejtë Twitterit për të parë se çfarë të rejash ka. Çdo gjë që më intereson e ndjek dhe e lexoj. Në një farë mënyre kjo metodë është ca dhe më tërheqëse se një faqe si iGoogle, apo My.Yahoo pasi këtu çdo gjë është e rastësisshme. Personalisht jam një fan i lajmeve të rastësisshme pasi ato përmbajnë më shumë informacion.

Personalisht mendoj se Twitter është një platformë interesante që ua rekomandoj të gjithëve që duan të marketojnë shkrimet e faqeve të tyre, apo punën e tyre. (OJQ, firma programimi, politikanë etj).

…dhe nëse po vrisni mendjen për titullin që nuk flet fare për të sëmurin, shikoni shkrimi i Romeos për të parë një video interesante.

http://armandbrahaj.blog.al/2009/04/05/kujt-i-hyn-ne-pune-twitter-entuziasti-i-semuri-dhe-shitesi/