Kufiri me Greqine, Topi: Kini besim te shteti

Albforumi

Primus registratum
Kufiri me Greqine, Topi: Kini besim te shteti

imagebutton.gif

bamir-topi.jpg
Presidenti i Republikes, Bamir Topi kerkon qe opinioni publik te kete besim te morali i perfaqesuevse te shtetit persa i perket marreveshjes detare me Greqine, ndersa theksoi se duhet te kete nje marredhenie transparence te plote ne proces.

Kreu i shtetit theksoi se procedurat nuk jane finalizuar, ndersa theksoi se te gjithe duhet te kene besim te institucionet, per te cilat shprehu besimin se do te dine te permbushin me luajalitet misionin e tyre, qe ne te tilla raste eshte historik.

“Sot nuk jetojme ne kohen e marredhenieve te izoluara bilaterale. Ka nje realitet te ri dhe Shqiperia, Greqia dhe Italia jane vende anetare te NATO-s. Sot jane te perparuara teknologjite per te percaktuar me saktesi detajet. Procesi do te jete i monitoruar dhe dua te siguroj qytetaret se zgjidhjet institucionale do te jene korrekte”, u shpreh Topi.

Deklarata e Topit u dha gjate nje konference per shtyp me homologun hungarez Laszlo Solyom, i cili ndodhet ne vendin tone per nje vizite dyditore.

Gjate prononcimit te tij, Solyom, vendi i te cilit do te mbaje presidencen e radhes te Bashkimit Evropian ne vitin 2011 deklaroi se mbeshtet integrimin e vendeve te Ballkanit, por cdo gje varet nga ecuria e permbushjes se standardeve.

Nderkohe ai shprehu besimin se nese Shqiperia do te permbushe kerkesat e BE-se, per liberalizimin e vizave, procedurat mund te permbyllen ne mesin e vitit 2010.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=5019. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=5019

Top