Kualiteti vs Kuantieti në Twitter, cila është më e rëndësishme? [Çelik's Blog]

admin

Administrator
Një çështje që u diskutua edhe gjatë konferencës #KosICT me disa prej pjesëmarrësve ka qenë tema e kuantitetit vs kualitetit të ndjekësve në Twitter.
Kjo doli për shkak se u tha që një person që ka më shumë se 1.000 ndjekës mund të quhet person me ndikim, që natyrisht mund të jetë e vërtetë por duhet pasur parasysh se për çfarë natyre të përdoreusit bëhet fjalë dhe se a mund të bëjmë dallimet mes kualitetit dhe kuantitetit të ndjekësve. Ka mjaft shumë faktor që mund të merren si të dhëna hyrëse për këtë diskutim, megjithatë duhet pasur paraysh sesa cicërima ka një person, në raport me numrin e ndjekësve dhe me numrin e atyre që ndjek.
Nëse të themi, personi A ka 10.000 e më shumë cicërima për të arritur deri tek 1,000 ndjekës ndërsa personi B ka afër 1,000 cicërima për të arritur në 1,000 ndjekës atëherë është e qartë se kemi të bëjmë me një person B që ka më shumë ndikim, e gjithashtu duhet sistemuar edhe çështjen e asaj sesa persona ndjek për të arritur deri tek kjo.
Fundi i fundit a po bëhet fjalë për të cicëruar që të arrini tek më shumë ndjekës, e që dikush të falënderoj që po cicëron apo thjeshtë për të shprehur mendimin e lirë, që nënkupton se një person do të ndjek lirshëm për shkak se pëlqen ajo për çka po cicëron.
Gjithsesi ofroni mendimin tuaj në Quora, ku kanë arritur përgjigjet e para.

b.gif


Lexo tek faqja e tij...
 
Top