admin
Administrator
Francist Tapon në një artikull të botuar këtë javë në Washington Times, shkroi mbi inovacionin që po ndodh në Evropën Lindore, ku sipas tij pavarësisht shkallës së lartë të korrupcionit dhe shkallës së ultë të zbatimit të ligjit, shtetet si Hungaria, Estonia, Lituania e Rusia janë shembuj të fuqishëm të zbulimeve invoative, duke përfshirë lapsin kimik, holografinë në e gjakun artificial të zbuluar në Hungari, Skype’in në Estoni, Tetris’in në Rusi, etj.
An underdeveloped brain !
Ai në mes tjerash rreshton një fjali të një miku të tij që thekson se Ukrainasit janë shumë të mençur, kreativ dhe kanë shkatësi të shkëlqyera në programim, dhe në mes tjerash janë 20-50% më të lirë sesa India tani.
Por ku jemi ne në këtë mes, që po theksojmë me aq entuziazëm e dashuri këtë çështjen e kuadrove profesionale. “The Young Europeans” me mbi 50% nën moshën 25 vjeçare, i takojnë një vendi që nuk po mund t’i përbijë si fuqi punëtore e as t’i eksportoj si kuadro profeisonale. Mangësi të shumta po vërehen nëpër Universitetet tona, qofshin ato private apo publike, mu për shkak se janë duke u fokusuar më shumë në sasi sesa në cilësi, ndërsa kur po na trokasin tek dera të huajt e interesuar për profesionistët për të cilët i nxorrëm fulqitë duke lobuar, spo kemi çka të themi…
Nisur nga fakti se nuk mund të zbres në nivelin e pesimistit sepse nuk e kam natyrën të tillë, është e vërtetë se Kosova ka njerëz profesionistë të profileve të ndryshme të fushës së teknologjisë informative, 99 për qind prej të cilëve sot udhëheqin një kompani vendore me klienta të ndryshëm (prej Kosove e më gjerë) apo punojnë për ndonjë kompani të huaj… fatëkeqësisht ky numër është i vogël.
Hulumtone tregun…
Nëse këta i lëmë anash dhe fokusohemi në këtë pjesën që është e papunë, duhet të rrotullojmë hesapet… TANI! Hulumtojeni tregun, lexues të dashur të këtij blogu. Shikoni qka po kërkohet dhe filloni të shfletoni material pas materiali në lidhje me të, duke ja nisur prej kërkimeve më të thjeshta në Google.
Hulumtimi i tregut ka shumë anë pozitive.
Edukimi i ka fajet?
Më besoni kur ju them se nëse dëshmoni se dini Java, Python, Apache, Dizajnim të Lojërave (një prej profileve më të kërkuara të vitit 2012) e ku ta di une, do të jeni shumë më kredibil për punësim prej cilësdo kompani që është sot në treg sesa nëse i dorëzoni 10 diploma të Master’it.
Mendoni dhe veproni ashtu si duhet!
Më ndodh mua e u ndodh të tjerëve që kompani të huaja, në bazë të asaj që kanë dëgjuar të kërkojnë persona (nga fusha e IT’së) që t’ua rekomandojë, fatëkeqësisht po ndodh jo rrallë që fushat që ata i kërkojnë të mos jenë fare të njohura në tregun tonë. Është e thjeshtë të thuhet se problemin e kanë institucionet arsimore, por unë them se ju e keni fajin për shkak se o sot o kurrë ka pasur mundësi më të mira për të mësuar gjëra të reja. Shikoni ocw.mit.edu, www.codecademy.com/, www.khanacademy.org/ , www.udemy.com e shumë faqe të tjera që ofrojnë mundësi të zhvillimit të shkatësive online pa u ankuar.
Nivelin e shkatësive profesionale deri në pikën të cilën po pretendojmë ta arrijmë e kompletojmë me ofrimin e kuadrove profesionale drejt atyre që janë të interesuar, sepse më pas ata një pas një do të vijnë vet… por të kërkosh prej tyre të ndërtojnë fabrika, e më pas t’u thuash se duhet të investosh në trajnim të stafit, lirshëm imagjionojeni përgjigjen…
Deri në blogun e radhës kam një sugjerim:
Filloni të merrni pjesë në ngjarjet lokale që janë duke u organizuar në Kosovë, siç është BarCamp Prishtina, Prishtina Tweetup, REDO Designers Conference, Software Freedom Kosova, Prishtina Startup Weekend, etj sepse aty do të mund të mësoni edhe më shumë se kudo tjetër e përveç kësaj do të mund të takoheni me njerëz të ri, me të cilët mund të ndani përvoja të ndryshme e të gjeni kontakte të reja.
Me këtë ritëm të shkrimit që e nisa prej fazes së dëshpërimit e që e qendisa në fazën e optimizmit, po shpresoj se së paku disa do t’i keni parasysh këto këshilla që do të jenë me rëndësi për ju dhe vetëm për ju! … Më pas shumë shpejt fjalitë si “Ukrainasit janë shumë të mençur, kreativ dhe kanë shkatësi të shkëlqyera në programim…” do të kenë kuptim edhe tek ne.
Lexo tek faqja e tij...